LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi në Shqipëri/ Regjistrohet numri më i lartë i personave të prekur, nga fillimi i pandemisë

4 Prill 2020, 10:22, Lifestyle CNA
Koronavirusi në Shqipëri/ Regjistrohet numri më i lartë i

Ditën e sotme në Shqipëri është regjistruar numri më i lartë i personave të prekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Sot në një komunikim publik, ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në vendin tonë, në vetëm 24 orë, janë regjistruar 29 raste të reja të prekur nga Covid-19, duke e çuar në total numrin e personave të infektuar në 333.

Një ditë më parë numri i personave të konfirmuar të prekur nga Covid-19 ishte 27, ndërsa sot 29, cka do të thotë se kurba është në rritje, megjithëse sërish mbetet një shifër e ulët në krahasim me çfarë ishte parashikuar dhe raportimet që japin vendet e tjera.

Po ashtu edhe numri i personave të testuar në 24 orë është pothuajse dyfishuar. Ndërsa një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në 24 orë ishin testuar 112 persona, sot u konfirmua se në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë, kemi 333 raste në total të prekur nga koronavirusi, nga të cilët janë shëruar 99 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 18 persona./ CNA.al

Lajmet e fundit nga