LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Pamjet mahnitëse nga HEC-i i Moglicës

4 Prill 2020, 07:25, Sociale CNA
Foto/ Pamjet mahnitëse nga HEC-i i Moglicës

Moglica, një fshat në zonën e Korçës, rreth 650 metra mbi nivelin e detit, është vendi ku mori jetë një nga Investimet më të mëdha të Huaja Direkte në vendin tonë. Bëhet fjalë për hidrocentralin që u pagëzua me të njëjtin emër, ashtu si edhe fshati.

Hidrocentrali i Moglicës, pjesë e projektit të Kaskadës së Devollit, tashmë është thuajse i përfunduar.

Ky projekt, i nisur nga qeveria ?Berisha?, është një nga fuqitë më të medha energjitike private në vend.

Diga e Moglicës është 167 metra e lartë, digë me bërthamë asfalti dhe mbushje me material shkëmbor.

Rezervuari i Moglicës është 7 km2 sipërfaqe, e krahasueshme me 1000 fusha futbolli, dhe mban 400 milionë m3 ujë. Ndërsa tunelet e Moglicës kanë gjatësi 11 km tuneli i prurjes dhe 17 km arrin gjatësia e tuneleve në total. Centrali i Moglicës është projektuar me një kapacitet 184 MW prodhim energjie.

Më poshtë sjellim pamjet nga Moglica:

Lajmet e fundit nga