Connect with Us

“Edi Rama ka gënjyer qytetarët”/ PD i numëron premtimet e pambajtura

Politikë

“Edi Rama ka gënjyer qytetarët”/ PD i numëron premtimet e pambajtura

Publikuar

-

Fshehja e numrit të vdekjeve/ PD: Prokuroria dhe SPAKm os rrinë duarkryq

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan kujton sesi në datën 17 mars, kreu i qeverisë premtonte se “Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!”.

Por, sipas Bardhit, e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët.

“Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.

LEXO EDHE:  Kriza nga koronavirusi/ Rama: Do mbështesim turizmin, paketë për hotelerinë

3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.

Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd.”-shkruan Bardhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi i Metës për policët/ Ironizon Artan Hoxha: Kujdes patriot, je shumë i ri në moshë

Publikuar

-

Nga

“Ore, na luajtët mendsh!”/ Artan Hoxha reagon ashpër: Ju shtrëngoftë zoti në qiell

Presidenti Ilir Meta bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta tha se policët të vënë gjoba sa të duan, por paralajmëroi se nëse prekin qoftë edhe një votë në 25 prill do të përfundojnë në këmbët e qytetarëve më keq se policët e Mubarakut.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ironizon Kreun e Shtetit dhe i thotë këtij të fundit të largojë ëndrrat e këqija nga koka.

Interesante deklarata e presidentit, sot në mbrëmje për fatin e “policëve të Mubarakut”…

Vetëm kujdes me referencat patriot, mos u ngatërro si me Salvador Allende. Presidenti kilen, Allende, vrau veten në zyrë gjatë grushtit të shtetit, të organizuar dhe drejtuar nga gjenerali fashist, Augusto Pinoçet..

Kot me pyet, a e dini si përfundoi, presidenti Hosni Mubarak, njeriu më i fuqishëm i Egjiptit për 30 vite me rradhë?!

Pasi u rrëzua me revolucion popullor nga pushteti, gjatë “pranverës Arabe” me 2011-ën, Mubarak, u arrestua dhe përfundoi në burg nga mosha 82-vjeçare deri në moshën 88-vjeçare…

Je ende shumë i ri në moshë, president, largoi nga koka ëndrrat e këqija… Problemi i vërtetë i Egjiptit, nuk ishin “policët e Mubarakut”, por Mubaraku vetë dhe pushteti autokratik i tij…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Habit Meta/ Maskën nuk e mbaj për të ruajtur veten, por për të dhënë mesazh te qytetarët

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Zgjedhjet daneze në Shqipëri s’kanë për të ndodhur asnjëherë | CNA.AL

Presidenti Ilir Meta ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta e cilësoi veten shembull përgjegjshmërie, ndërsa tregoi në Abc News se maskën nuk e mban për të mbrojtur veten.

Ndonëse të gjithë qytetarët e mbajnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët që e rrethojnë, Kreu i Shtetit pranoi që maskën e mban vetëm për të dhënë mesazh të qytetarët.

LEXO EDHE:  Shahini justifikon dështimin/ Ia delegon përgjegjësinë opozitës

LEXO EDHE:  Kriza nga koronavirusi/ Rama: Do mbështesim turizmin, paketë për hotelerinë

Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Dhe kur erdha këtu e patë si erdha. Unë nuk e mbaj maskën për të ruajtur veten, e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Publikuar

-

Nga

Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit për të krijuar një parti të re që do të drejtohet nga vetë ai.

Meta tha se për interesin kombëtar do të bëjë çdo gjë. Kreu i Shtetit theksoi se në Abc News se do të bëjë çdo gjë që kërkon populli.

Ilir Meta për interesin kombëtar do bëjë çdo gjë, edhe atë që nuk e ka menduar askush.

Nëse populli e kërkon, unë do bëj cdo gjë që kërkon populli shqiptar dhe që më thotë bindja ime”, u shpreh ai.

Ndërkohë, pyetjes nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Kreu i Shtetit iu përgjigj duke thënë se kjo nuk ka për të ndodhur.

LEXO EDHE:  PD: Veliaj premtoi shkolla të reja profesionale, nuk hapi asnjë të vetme

LEXO EDHE:  Kriza nga koronavirusi/ Rama: Do mbështesim turizmin, paketë për hotelerinë

Nuk ekziston një mundësi e tillë. Të jenë të gjithë të qartë se deri në 26 prill Ilir Meta do jetë në detyrë dhe nuk do lejojë që në këtë detyrë Edi Rama të vendosë një kukull.

Ilir Meta ikën nga kjo detyrë dhe çdo detyrë kur populli shqiptarë të marrë vetë në dorë fatin e vet”, nënvizoi Presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE