LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do ik të trajtohem në Greqi”/ Qytetari kthehet nga dogana pas dyshimeve për Covid-19

4 Prill 2020, 14:38, Aktualitet CNA
“Do ik të trajtohem në Greqi”/ Qytetari kthehet nga dogana

Një qytetar nga Sarandës, pas dyshimeve për Covdi-19, ka tentuar të kalojë në Greqi, sipas tij me qëllim për t’u trajtuar në spitalin e Filatit.

Por pas tentativës së tij për t?u larguar drejt shtetit fqinj, ai është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës, ku autoritetet atje i sugjeruan që të drejtohej për në spitalin e Sarandës.

Qytetari ka këmbëngulur, me pretendimin se ishte minoritar grek dhe se pala greke do ta linte pa problem të hynte në Greqi.

Qytetari është detyruar të kthehet sërish nga rruga dhe është drejtuar për në spitalin e Sarandës, ku bëri edhe tamponin.

Tashmë ai ndodhet në izolim në banesën e tij, ndërkohë që pritet të vijë përgjigja e analizës nga Tirana.

Lajmet e fundit nga