LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha publikon videon krah Patozit dhe Topit/ Kujton 11 vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe kundërshtimet e Ramës

4 Prill 2020, 19:36, Politikë CNA
Berisha publikon videon krah Patozit dhe Topit/ Kujton 11 vjetorin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për 11 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Berisha ka publikuar një video të tij në vitin 2009, ku shfaqet krah koordinatorit të Bindjes Demokratike Astrit Patozi dhe ish-presidentit Bamir Topi.
Ish-lideri i PD-së thotë se sot është një ditë e madhe në historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ndërsa kujton samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut që u mbajt më 2-4 prill të vitit 2009 në Strasburd -Kiel.
“Me këtë vendim historik Shqipëria hynte në aleancë politike dhe ushtarake me botën e lirë. Vendi që në historinë e tij të gjatë kishte njohur pushtime të shumta, të egra, të zgjatura e barabare, ndoshta më shumë se çdo vend tjetër bëhej anëtar i aleancës ushtarake dhe politike më të pathyeshme të kohës së udhëhequr nga SHBA. Në këtë kontekst anëtarësimi në NATO shënon dhe arritjen më të madhe të Shqipërisë pas pavarësisë saj.
Anëtarësimi i Shqipërisë, vendit ish-komunist më të izoluar të Europës në NATO përbënte një nga odjektivat mëëmadhore të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj. Me këtë rast dua të rikujtoj se Partia Demokratike do të ishte forca e parë politike në historinë e Europës ish-komuniste që do kërkonte që javët e para të themelimit të saj anëtaresimin e vendit në NATO. Pas fitores së zgjedhjeve të 22 marsit të vitit 1992 qeveria e PD do të vendoste menjëherë kontaktet dhe ndër më të parat do firmoste nismën e Partneritetit për Paqe me Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në kuadrin e kësaj nisme do angazhohej në një bashkëpunim të gjithanshëm e të suksesshëm me NATO-n.
Me rikthimin në pushtet me votën e lirë të shqiptarëve në vitin 2005 qeveria e koalicionit të PD ndërmori me sukses të gjitha reformat e mëdha dhe jetike të planit të veprimit në rrafshin politik, ushtarak, ekonomik, financiar, social, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për anëtarësimin e vendit dhe me mbështetjen e madhe e direkte të Presidentit Bush dhe qeverisë së SHBA, dhe si sot 11 vjet më parë, bëri realitet ëndrrën e madhe euroatlantike të dhjetorit 1990, anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të madhe dhe më të fuqishme të lirisë së të gjitha kohrave”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa kujton se rruga e Shqipërisë nuk ka qenë e sheshtë.
Berisha thotë se në vitet 1992-1996 Partia Socialiste kundërshtonte me rezoluta të paraqitura në Parlament bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n. Sipas tij, kryeministri aktual Edi Rama dhe disa të tjerë bënë çdo përpjekje kundër anëtaresimit të Shqipërisë në NATO.
“Pas dështimit në këto përpjekje donkishoteske antikombetare, Edvin Kristaq Rama do të organizonte më dt 5 Prill të vitit 2009 mitingun me portrete të Enver Hoxhes për të protestuar ndaj kësaj arritje historike të kombit shqiptar. Ky 11 vjetor më jep rastin që të shpreh mirënjohjen tonë më të thellë ndaj të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë, zyrtarë, civilë, ushtarakë, drejtues, politikanë që me punën, mbështetjen e tyre bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Lirisë, aleancëë më të madhe politike dhe ushtarake të kohrave.
Një mirënjohje e pakufishme në këtë përvjetor le të shprehim të dashur miq ndaj vendeve anëtare në tërësi dhe SHBA, Presidetit George ë Bush në veçanti, që me mbështjetjen e tyre bënë të mundur arritjen më të madhe në fushën e sigurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por për ne shqiptarët NATO është Aleanca që nën udhëheqjen e SHBA çliroi Kosovën dhe shpëtoi nga barbaritë serbe qytetarët e saj. Ndaj dhe sot është një rast për të shprehur mirënjohjen tonë të pakufishme ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, SHBA dhe vendeve anëtare për ndërhyrjen e tyre shpëtimtare në Kosovë. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet anëtare!”, nënvizon ish-kryeministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga