Connect with Us

Videomontazhi/ Bardhi i kthehet Ramës: Po përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet

Politikë

Videomontazhi/ Bardhi i kthehet Ramës: Po përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet

Publikuar

-

Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas vidoemontazhit të publikuar nga kryeministri Edi Rama ku tallej me kreun e PD, Lulzim Basha.

Bardhi thotë se Rama po përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën.

Sipas tij, Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë.

LEXO EDHE:  Të gjitha faktet/ Ben Blushi, gjobaxhiu që gjuan me Top

“Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit.
Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe. Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!”, shkruan Bardhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata nga koronavirusi/ Frrok Çupi: Politikanët të dorëzojnë pasuritë e vjedhura

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi thotë se roli i opozitës në këto kohë ku mbarë vendi është “mbërthyer” nga virusi korona, është që të kërkojë tek pjesëtarët e saj dhe tek qeveria aktuale, të gjithë pasurinë e vjedhur për këto 30 vite, duke filluar që nga floriri dhe përfunduar tek pallatet e vilat.

Ai tha se është momenti, që të gjitha këto para të “vilen” që të vendosen në ndihmë të situatës.
Gjithashtu Çupi shtoi se është momenti që i gjithë vendi të bëhet bashkë, i varfër apo i pasur qoftë, intelektual apo qytetar i thjeshtë.

“Padyshim nuk duhet lënë asgjë pa bërë, madje nëse do të pushojë sadopak situate e sëmundjes, unë do të doja të isha pak më radikal sesa opozita dhe opozita nuk po e thotë këtë gjë. Opozita duhet të kërkojë tek të vetët dhe tek qeveritarët aktualë, që të nxjerrin pasurinë e vjedhur. Kanë vjedhur pasuri prej 30 vjetësh. Kjo pasuri duhet të dalë, të vendoset në tavolinë, që nga floriri deri tek paratë e vjedhura kudo që janë. Askush nuk po dorëzon asnjë pallat të ndërtuar, asnjë vilë, asnjë gjë. Kjo pasuri duhet të thërritet, prandaj po lëshon rendi botëror. Rendi botëror kërkon që duhet të rikthehet pasuria”, tha Çupi në studion e Top Talk.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Flas nga mëngjesi deri në darkë broçkulla”/ Rama publikon videon dhe shtembëron fjalët e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku duket kreu i PD-së Lulzim Basha flet për mediat, në lidhje me situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi.

“Besoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për të më dëgjuar mua… të flas nga mëngjesi deri në darkë broçkulla”, dëgjohet të thotë Basha në video.

LEXO EDHE:  Të gjitha faktet/ Ben Blushi, gjobaxhiu që gjuan me Top

LEXO EDHE:  I dënuar në Itali për trafik droge/ Universiteti i Tiranës merr vendimin drastik për bashkëpunëtorin e  Bashës

Mirëpo, duket qartë që kjo është një video e montuar duke deformer komplet fjalinë e Bashës.
Krahas videos, Rama shkruan: Dakord me ty!/CNA.al

 

View this post on Instagram

 

DAKORD ME TY👍

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sulmet ndaj opozitës nuk mbushin barkun e shqiptarëve”/ 4 pyetjet e PD për Ramën dhe Xhaçkën

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se kryeministri Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve.

Sipas Alibeajt, prej 4 ditësh prej kryeministrit dhe Ministres së tij të Mbrojtjes pritet një shpjegim pse për këtë tender zgjodhi një kompani kompjuterash pa asnjë ditë eksperiencë me ushqimet.

“Kompania maqedonase e shtoi tregtinë e ushqimeve si aktivitet të saj vetëm 6 ditë para se Edi Rama dhe Olta Xhaçka të shpallnin tenderin me urgjencë. Edi Rama nuk u përgjigj as mbrëmë, kur u pyet drejtpërsëdrejti për pikën më të dobët të tenderit.
Heshtja e Edi Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët. As sulmet nervoze kundër opozitës, që kërkon transparencë për abuzimet e qeverisë në kohën më të keqe për vendin, nuk janë zgjidhje.
Taksapaguesit duan dhe kërkojnë transparencë!”, u shpreh Aliebaj në një deklaratë për shtyp.

Ai theksoi se Edi Rama dhe Olta Xhaçka duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve shumë:

LEXO EDHE:  Video-Shikon një vrimë të çuditshme në liqen/Fut dronin brenda saj dhe shokohet

LEXO EDHE:  Basha flet për makiazh dhe hapje të PD-së

1. Pse zgjodhën për t’i dhënë miliona një kompanie kompjuterash nga Maqedonia dhe pse përjashtuan 35 mijë kompani shqiptare, që plotësojnë kriteret e tenderit për ushqimin?

2. Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishtë kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit?

3. Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë përgjigje pyetjeve për tenderin 1.5 milionë eurove të ushqimeve.

“Sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve, nuk ngrohin shtëpitë e tyre, nuk çojnë para në xhepat bosh të shqiptarëve”, përfundoi Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE