LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vakancat në Gjykatën Kushtetese/ KED mblidhet online

3 Prill 2020, 08:52, Vetingu CNA
Vakancat në Gjykatën Kushtetese/ KED mblidhet online

Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, Këshilli i Eërimeve në Drejtësi vijon punën për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu mësohet se KED do të zhvillojë mbledhje online, për të plotësuar këto vakanca.

Ndërkohë, mësohet se për të zëvendësuar vakancat e krijuara në Kushtetuese për postin e lënë bosh nga Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj, në garë janë nga 6 kandidatë, ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet që të hënë të vendos datën e mbledhjes online e më pas t’i përcjell listën finale presidenti të Republikës.

Kujtojmë këtu se këto vakanca janë shpallur nga parlamenti dhe presidenca përkatësisht më gusht 2019 dhe shtator 2019.

Aktualisht gjykata kushtetuese është me katër anëtarë dhe plotësimi me dy anëtarë të rinj do ta kthejë atë në funksionale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga