LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U infektua nga koronavirusi/ Kreu i urgjencës: Mendoj se ja dola, jam gati për të rifilluar punën

3 Prill 2020, 14:51, Lifestyle CNA
U infektua nga koronavirusi/ Kreu i urgjencës: Mendoj se ja dola, jam gati

Disa ditë më parë Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj që u prek nga Covid 19.

Nëpërmejt një postimi në rrjetet sociale, Brataj shprehet se është gati për të rifilluar punën, por më parë është në pritje të testit për të konfirmuar se e ka fituar luftën me koronavirusin.

Ai thekson se nuk ka gjë që nuk bëhet, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë.

“Një falenderim të gjithë juve, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t?ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit. Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19. Gati, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh.
Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: Nuk bëhet, pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit. Nuk ka gjë që nuk bëhet, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë”, shkruan Brataj./CNA.al

Lajmet e fundit nga