Connect with Us

“Timonin do ta mbaj vetë te respiratori/ Rama: Jemi shumë të avancuar për mbjelljen e kanabisit

Lajme

“Timonin do ta mbaj vetë te respiratori/ Rama: Jemi shumë të avancuar për mbjelljen e kanabisit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është duke folur mbrëmjen e sotme në emisionin e Arian Çanit për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.

Rama tha se nëse preket nga koronavirusi, “timonin do ta mbajë vetë te respiratori”, kurse drejtimin e qeverisë do ja besojë dikujt tjetër.

“Babai i koronës, nëse larg qoftë prekeni nga korona, kujt do t’ia lini drejtimin?”, e pyeti Çani.
“Drejtimin e kujt, qeverisë? Timonin do e mbaj vetë te respiratori, pastaj drejtimin do ja lë dikujt tjetër”, u shpreh kryeministri.

Më tej, i pyetur për përdorimin e hashashit për kurimin e koronavirusit, Rama tha se nuk kishte dijeni por lajmëroi se qeveria shqiptare është duke studiuar mundësinë e përdorimit të hashashit për arsye mjekësore.

LEXO EDHE:  Do të zëvëndësojë Ramën?/ Pandeli Majko i përgjigjet Mero Bazes

“Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në fund. Jemi për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore që e kanë të gjithë”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Përplasja dhe vjedhja/ Digitalb nuk paguan QKK për filmat shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Platforma Digitalb ka një përplasje të fortë më QKK (Qendrën Kombëtarë të Kinematografisë). Prej disa muajsh kjo platformë nuk i paguan asnjë qindarkë QKK-së.

Mëgjithësë në çdo orë të ditës kanale të kësaj platforme transmetojnë filma që i përkasin QKK dhe Digitalb duhet të paguajë për të marrë të drejtat e transmetimit, nuk e kryen më këtë detyrim ligjor.

Shqiptarët e blejnë me lekë Digitalb dhe paketat e saj me çmime dhjetra e qindra mijë lekë, ndërsa kjo kompani nuk paguan për ato filma, të cilat janë pronësi e institucioneve të shtetit, por i përdorin për biznes pa pasur asnjë të drejtë.

Justifikimin për të mos paguar Digitalb e ka gjetur duke ndezur një përplasje. Pretendon se paguan të drejtat e autorit tek sportteli unik SUADA, por ai në fakt ka të drejta autori dhe jo transmetimi. Ligji është mjaft i qartë, por si gjithmonë gjendet një hapësirë për të mos paguar institucionet shtetërore.

Duke u futur në një përplasje ligjore prej shumë kohësh, Digitalb nuk ka rinovuar kontratën me QKK, por vazhdon të transmetojë, pra të vjedhë, duke mos paguar asnjë qindarkë për filmat shqiptarë. Përplasjet, skemat abuzive dhe ndalimi i pagesave kanë filluar më marrjen e drejtimit të kompanisë nga Vjollca Hoxha, që përveçse aksionere e shumë kompanive, duke pasur Top Channel ku mund  të sulmojë dhe intimidojë kë të dojë, i duket vetja dhe pronare e të drejtave televizive të filmave shqiptarë apo produksioneve të huaja.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti në gjimnazin “Sami Frashëri”/ Duhej t’i ishte vënë shiriti i krimit

LEXO EDHE:  “Largohem nga politika”/ Rama sfidon Berishën, Bashën, Metën dhe Kryemadhin

CNA.al ka kryer një investigim të plotë mbi pagesat e të drejtës së autorit, abuzimet, vjedhjet e filmave shqiptarë dhe të huaj nga kjo platformë televizive, e cila vjedh produksione dhe i shet ato duke ju marrë lekët shqiptarëve dhe mbushur xhepat e aksionerëve të saj./ CNA.al

Ekskluzive- Vjollca Hoxha furtunë në Digitalb/ Largohen dhjetra punonjës

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kërkuan leje për eksportin e pajisjeve mjekësore/ Sassoli i përgjigjet kryeparlamentarëve të rajonit

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, Kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar me një letër Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Nëpërmjet kësaj letre, kryeparlamentarët i propozuan Parlamentit dhe Komisionit Europian disa masa shtesë për luftën ndaj pandemisë në rajonin tonë.

Ndër të tjera në letër kërkohej që “Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së”.

Ndërkohë, sot ka ardhur edhe përgjigja nga ana e presidentit të PE-së, David Sassoli, i cili në përgjigje të letrës së para pak ditëve, u shkruan kryeparlamentarëve të rajonit se BE po merr në konsideratë këto kërkesa.

“Ne po përjetojmë një sfidë të paparë, te shkaktuar nga pandemia COVIC-19. Një problem global nuk mund të ketë zgjidhje kombëtare, dhe në shumë aspekte, kjo përhapje e Koronavirusit është një test për solidaritetin tonë evropian. Institucionet evropiane vepruan mirë dhe paraqitën një linjë unike në propozimin e zgjidhjeve evropiane – zgjidhje të bazuara në solidaritet dhe që përpiqen të mos lënë mënjanë vendet më të brishta.

Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes tonë evropiane dhe prirja e tyre evropiane është përtej çdo dyshimi. Ndaj, jam plotësisht dakord me ju kur thoni se çdo masë e marrë në nivel evropian duhet të përfshijë vendet tuaja, dhe së paku të mos shkaktojë ndonjë pasojë negative në përpjekjet tuaja për t’u pëballur me pandeminë COVID.

LEXO EDHE:  Ndërtimi ‘Unazës së Re’/ Basha: Projekt korruptiv, nuk ka pasur garë

LEXO EDHE:  Marrëveshja me fqinjët/ Rama zbulon detajet

Të jeni të sigurtë se BE tashmë po shqyrton mënyrat për të përfshirë rajonin tuaj në mekanizmat e tij reagues. Si President i Parlamentit Evropian mund t’ju siguroj për mbështetjen time të plotë për të gjetur zgjidhjet më të mira, në mënyrë që ju të mund të mbroheni nga efektet negative të kësaj krize. Miqtë e mirë e tregojnë dashurinë e tyre në kohë të vështira, jo vetëm në kohë të mira. Është koha për solidaritet dhe rajoni juaj duhet të përfshihet. Nëse rrimë të bashkuar, mund të dalim më të fortë nga kjo krizë.”, shkruan në letrën drejtuar kryeparlamentarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Parlamentit Europian, David Maria Sassoli.

Kryeparlamentarët e Ballkanit Perëndimor letër BE/ Lejoni eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon

LEXO TE PLOTE

Lajme

Beteja me Covid-19/ Ardi Veliu mesazh punonjësve të policisë: Ndihem krenar për punën tuaj

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ka drejtuar një mesazh falenderimi punonjësve të policisë, të cilët po japin ndihmën e tyre në betejen me koronavirusin.

“Të nderuar kolegë të Policisë së Shtetit, në këtë periudhë mjaft të vështirë dhe krejtësisht të pazakontë në kujtesën e brezave tanë, po ju drejtohem me këtë mesazh për t’ju shprehur publikisht falënderimet e mia për punën e mrekullueshme që po bëni, si në përmbushjen e detyrave tuaja funksionale, ashtu edhe në ndihmesën e dhënë ndaj qytetarëve e shtresave në nevojë.

Zgjodha këtë formë mesazhi, pasi nuk kam mënyrë tjetër t’i drejtohem secilit personalisht për t’i shprehur mirënjohjen time dhe të gjithë organizatës së Policisë, për sakrificat dhe përkushtimin e treguar në këto ditë, sa të trazuara, aq edhe të rrezikshme, për të gjithë ju, për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi.

Ndihem krenar që ju po tregoni në këto ditë vendimtare, ato vlera që përbëjnë esencën e Policisë së Shtetit, besueshmërinë, përgjegjshmërinë, shpirtin e grupit, kohezionin.”-tha Ardi Veliu.

Më tej, kreu i Policisë së Shtetit theksoi se uniformat blu kanë kaluar pritshmëritë e tij.

“Më vjen mirë që keni përmbushur e madje tejkaluar jo vetëm pritshmëritë e mia si Drejtor i Përgjithshëm, por ajo që është më e rëndësishme, keni marrë vlerësimin e qytetarëve. Kjo na bën krenar të gjithëve dhe ngre në një vend nderi, emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit.

Ne po përballojmë, sot, qoftë si organizatë policie, qoftë si qytetarë, një rrezik të padukshëm, deri edhe fatal, për jetën njerëzore, gjë që tregon shkallën e vështirësisë që duhet të përballoni. Por pavarësisht sfidave dhe rrezikut të përhershëm që keni përballë, ju ia keni dalë të kryeni me përkushtim çdo detyrë të ngarkuar, si për rendin e sigurinë, ashtu edhe në përkrahjen e shtresave apo individëve në nevojë.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti në gjimnazin “Sami Frashëri”/ Duhej t’i ishte vënë shiriti i krimit

LEXO EDHE:  Ndërtimi ‘Unazës së Re’/ Basha: Projekt korruptiv, nuk ka pasur garë

Si Drejtor i Përgjithshëm, ju kërkoj ta përballoni këtë luftë me atë shpirt grupi që keni treguar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po i jepni një shërbim tejet të vyer kombit e atdheut.

Ndiej detyrimin dhe njëherësh kam nderin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithë sa keni bërë dhe për sa do të bëni, deri në mposhtjen e këtij rreziku që i kanoset të gjithë njerëzimit.

Në mbyllje, dua të shpreh një urim për të gjithë ju, për gjithë qytetarët, që kjo pandemi të zhduket sa më parë, në mënyrë që të kemi mundësi të shohim e t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të themi faleminderit për gjithë sa keni bërë e vijoni të bëni!”-tha Ardi Veliu.

LEXO TE PLOTE