Connect with Us

Thyen karantinën për të vjedhur marketin/ Arrestohen dy të rinj në Elbasan

Kronika

Thyen karantinën për të vjedhur marketin/ Arrestohen dy të rinj në Elbasan

Publikuar

-

Dy të rinj në Elbasan kanë përfunduar në pranga, pasi thyen karantinën, kanë tentuar të vjedhin një mini-market pranë Urës së Zaranikës.

Në pranga janë vënë shtetasit R. N., 23 vjeç dhe E.B., 29 vjeç, të cilët dyshohen se janë autor të rreth 20 vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.

Të rinjtë pas thyerjes së masave të karantinës, akuzohet se kanë vjedhur dhe pikë të kompanive celulare, një shtëpi, market etj.

LEXO EDHE:  I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar

Sipas policisë ato janë autor të 20 rasteve të vjedhjeve, ndërsa janë dhe me precedentë të mëparshëm penal për akuzën e vjedhjes.
Arrestimi i tyre u bë në flagrancë pranë një mini-marketi që po tentonin të vidhnin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestimi i drejtorit të burgut/ SPAK jep detaje: Pranga edhe shefit të logjistikës

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e drejtorit të burgut 313 në Tiranë, Eduard Struga.
Mësohet se bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe shefi i logjistikës së këtij burgu.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 09.03.2020, mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi, ka regjistruar procedimin penal nr.89/2020, për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Pas regjistrimit të procedimit penal u përdorën metoda proaktive dhe tradicionale të hetimit, falë të cilave, sot me datën 03.04.2020, strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Eduard Struga, me detyrë Drejtor i IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë; shtetasin F. A., me detyrë Shef i Logjistikës i IEPV-së ″Jordan Misja″, Tiranë dhe shtetasin E. K., përfaqësues i një subjekti tregtar. Shtetasit F.A., iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, shuma prej 100 mijë lek, objekt përfitimi të parregullt.

Funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë në kuadër të këtij hetimi, në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lek) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregtar në ambientet e brendshme të IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë.

LEXO EDHE:  I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar

LEXO EDHE:  Rama rrëfehet për herë të parë/Ja pse u tërhoqëm në Kavajë

Ndërkohë shtetasi E.K., i arrestuar në flagrancë, i ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash.
Prokuroria e Posaçme falënderon kallëzuesin për kurajën dhe inkurajon çdo shtetas që të bëjë kallëzim në rastet kur zyrtarë publik abuzojnë me detyrën dhe kërkojnë përfitime të parregullta.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet drejtori i burgut 313, Eduart Struga

Publikuar

-

Nga

Arrestohet drejtori i burgut 313, Eduart Struga, për veprën penale të korrupsionit.

Mësohet se urdhri për arrrestimin e Strugës është lëshuar nga Prokuroria e Posacme.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me arrestimin e Strugës, ndërkohë kujtojmë se ai është emëruar drejtor në burgun 313 në tetor të 2019./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk iu binden urdhërave/ Ndëshkohen nga policia 116 shtetas

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Sipas uniformave blu, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 40 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l . Këtij shtetasi i është tërhequr dhe leja e drejtimit, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje.

Po ashtu, policia njofton se në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 116 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 3 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

LEXO EDHE:  I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar

LEXO EDHE:  Trafikonin drogë/ Arrestohen 4 persona

Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

LEXO TE PLOTE