Connect with Us

Sondazhi/ 70% e kompanive paralajmërojnë shkurtim të punonjësve

Ekonomi

Sondazhi/ 70% e kompanive paralajmërojnë shkurtim të punonjësve

Publikuar

-

Një sondazh i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, i realizuar me 90 kompani, kryesisht biznese VIP e të mëdha, ka nxjerrë në pah situatën e vështirë, me të cilët po përballen sipërmarrjet prodhuesve në vend. Pjesa më e madhe e të anketuarve thanë se ata mund të rezistojnë maksimumi dhe një muaj dhe më pas do të detyrohen të dorëzohen, duke mbyllur aktivitetet, nëse nuk do të gjendet ndonjë zgjidhje me ndihmën e qeverisë.

Siërmarrjet kanë raportuar probleme me furnizimin me lëndë të lartë nga importi, rënie të porosive nga partnerët, çka ka çuar dhe në tkurrje të shitjeve e të ardhurave. Kjo situatë ka krijuar probleme likuiditeti, duke krijuar pamundësi si për pagimin e detyrimeve ndaj shtetit, ashtu dhe për dhënien e pagave të punonjësve.

Në anketim morën pjesë 90 kompani, anëtarë të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve, që ushtrojnë aktivitetin në katër makrosektorë kryesorë: “Ushqim pije”, “materialet e ndërtimit”, “tekstile dhe këpucë”, “riciklim, përpunim metalesh, plastike, kartoni dhe druri”. 73% e tyre kanë aktivitet eksportues. 27% e tyre janë biznese VIP, 45% janë biznes i madh dhe 28% janë biznes i mesëm.

61% e firmave raportuan se në muajin mars shitjet ranë më shumë sesa 50% dhe 5% raportuan se nuk kishin fare shitje (rënie 100%). Pritshmëritë janë më pesimiste për prillin. 21% e të anketuarve thanë se nuk prisein të kenë fare shitje në prill (rënie 100% e shitjeve).

Kompanitë po përballen tashmë me vështirësi në dhënien e pagave për punonjësit. 63% e të anketurave pohojnë se mund të përballojnë pagat për një muaj (marsin), ndërsa 18% nuk mund të paguajnë as marsin.

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Sa të vlefshme janë maskat?

Vetëm 8% e të anketuarve thanë se mund të paguajnë të punësuarit për më shumë se dy muaj, nëse vazhdon një situatë e tillë.

Për shkak të situatës së krijuar, 70% e të anketuarve thanë se po planfikojnë shkurtim të punonjësve.

Pjesa më e madhe e atyre që raportuar shkurtime, planifikojnë të reduktojnë 50-90% të personelit (57%), ndërsa 11% raportojnë se nuk do të mbajnë fare personelin në punë.

Jo vetëm për pagat, sipërmarrje raportojnë që nuk kanë mundësi as të paguajnë taksat. 77% e të anketuarve thanë se nuk kanë likuiditetet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet ndaj shtetit.

Por, sa mund të rezistojnë kompanitë prodhuese në këtë situatë. 64% e të anketuarve thanë se mund ta mbajnë aktivitetin maksimumi edhe një muaj të hapur, nëse vazhdon kjo situatë. Vetëm 13% mund të rezistojnë më shumë se 3 muaj.

Kompanitë eksportuese raportuan një rënie të ndjeshme të porosive nga partnerët, çka pritet të përkthehet në rënie të eksporteve gjatë muajve në vijim. 92% e eksportuesve presin një rënie të eksporteve nga 50-100%, bazuar në ecurinë e kontratave të deritanishme.

Kompanitë raportuan se shfryëzimi i kapaciteteve është ulur në mënyrë drastike. Vetëm 10% e të anketuarve vijojnë të shfrytëzojnë 100% të kapaciteteve. Përpara fillimit te epidemisë, 56% e sipërmarrjeve pohuan se ata i shfrytëzonin maksimalisht kapacitetet e tyre. 55% e të anketuarve thanë se kishin pasur probleme të furnizimit të lëndëve të para./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Paralajmërimi i Gent Sejkos/ Ekonomia shqiptare do pësojë goditje negative

Publikuar

-

Nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një lidhje me emisionin “ Open” u shpeh se  ekonomia shqiptare do të pësojë një goditje negative, sipasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

“Po, fatkeqësisht edhe ekonomia shqiptare do të goditet dhe kjo goditje është një negative. Janë ekonomitë e SHBA-së, Kinës dhe eurozonës që kanë parashikuar një reçension të thellë. Unë nuk mund të jap një shifër të saktë, por ekonomia shqiptare do pësojë një goditje negative”, tha Sejko.

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Andi Ballta optimist për ekonominë/ “98-99% e popullsisë do e kalojë situatën pa probleme”

Publikuar

-

Nga

“Sistemi bankar sot është shumë likuid dhe i qetë për ta kaluar këtë situatë”.
Kështu deklaroi pak minuta më parë aministratori i Abi Bank Andi Ballta, teksa foli për situatën e krijuar në vend nga koronavirusi.
Ballta u shpreh optimist për përballimin e situatës ekonomike, ndonëse shumë ekspertë kanë ngritur alarmin.
“Sektori bankar sot në përgjithësi është më likuidi që kam parë unë në Shqipëri. Banka jonë ka shumë likuiditet, besoj se funksioni i Abit për shumë vite tani po i jep frytet e veta, jo vetëm për të përballuar nevojat dhe për të qenë pranë klientëve. Çdo bankë ka politikat e veta. Për ne është një mundësi unike.
Qeveria dhe Banka Qendrore marrin notën 10 me yll deri tani për masat që kanë marrë duke pasur parasysh se askush nuk ka eksperiencë në këtë situatë që ne ndodhemi sot”, u shpreh ai në emisionin “Top Talk”.
Ndërkohë me të njëjtin optoimizëm, Ballta sheh edhe lajmin e djeshëm se ekonomia mund të hapet.
“Ishte shumë optimist lajmi i djeshëm që ekonomia mund të hapet dhe kjo hapje potenciale do të sjellë kthimin në normalitet, kushdo që të jetë normaliteti i ri. Pavarësisht nga stresi 98-99% e popullsisë do e kalojë këtë situatë pa probleme”, deklaroi ai, teksa shprehu bindjen se bankat mund ta përballojnë këtë situatë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Kursi drejt normalizimit/ Euro bie ndjeshëm dhe gjatë ditës së sotme

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën e fortë rënëse edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 127.68 lekë, me një rënie prej 0.83 lekë në rapprt me ditën e mëparshme.

Në tre ditët e fundit euro është nënçmuar me 3.38 lekë. Kjo rënie erdhi pas mbiçmimit të fortë që shënoi euro dhe gjithë valutat e tjera që prej 12 marsit, kur filloi dhe pezullimi i lëvizjeve dhe aktiviteve ekonomike për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Euro u ngjit me shpejtësi deri në niveline 131.06 lekëve, nivel të cilin nuk e kishte kapur që prej dy vitesh.

Gjithsesi, valutat vijojnë të qëndrojnë në nivelin më të lartë të afër dy viteve, pas rritjes së tyre gjatë dy javëve të fundit, që erdhi si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve ekonomike dhe të qytetarëve nga koronavirusi si dhe pezullimit të lëvizjeve të avionëve që shërbenin dhe për transferimin e valutës për bankat.

LEXO EDHE:  “Me qetësi dhe dashuri”/ Meta harron “luftën” me qeverinë, mesazhi për qytetarët

LEXO EDHE:  Ish-ministri paralajmëron Ramën/ Ke ende shumë llogari për të dhënë

Ekspertët pohuan se rritja e shpejtë e valutave ishte artificiale, e ndikuar kryesisht nga pamundësia e bankave për të sjellë valutën në vend, por në momentin që kjo u zgjidh gjatë fundjavës, atëherë tregu erdhi drejt qetësimit.

Gjithsesi, pasiguria vijon të mbetet e lartë. Në agjencitë valutore diferenca në shit-blerje është e lartë, çka ndodh gjithnjë kur ka luhatje të mëdha në treg./Monitor

LEXO TE PLOTE