Connect with Us

Situata nga koronavirusi/ Frrok Çupi: Politikanët të dorëzojnë pasuritë e vjedhura

Politikë

Situata nga koronavirusi/ Frrok Çupi: Politikanët të dorëzojnë pasuritë e vjedhura

Publikuar

-

Analisti Frrok Çupi thotë se roli i opozitës në këto kohë ku mbarë vendi është “mbërthyer” nga virusi korona, është që të kërkojë tek pjesëtarët e saj dhe tek qeveria aktuale, të gjithë pasurinë e vjedhur për këto 30 vite, duke filluar që nga floriri dhe përfunduar tek pallatet e vilat.

Ai tha se është momenti, që të gjitha këto para të “vilen” që të vendosen në ndihmë të situatës.
Gjithashtu Çupi shtoi se është momenti që i gjithë vendi të bëhet bashkë, i varfër apo i pasur qoftë, intelektual apo qytetar i thjeshtë.

“Padyshim nuk duhet lënë asgjë pa bërë, madje nëse do të pushojë sadopak situate e sëmundjes, unë do të doja të isha pak më radikal sesa opozita dhe opozita nuk po e thotë këtë gjë. Opozita duhet të kërkojë tek të vetët dhe tek qeveritarët aktualë, që të nxjerrin pasurinë e vjedhur. Kanë vjedhur pasuri prej 30 vjetësh. Kjo pasuri duhet të dalë, të vendoset në tavolinë, që nga floriri deri tek paratë e vjedhura kudo që janë. Askush nuk po dorëzon asnjë pallat të ndërtuar, asnjë vilë, asnjë gjë. Kjo pasuri duhet të thërritet, prandaj po lëshon rendi botëror. Rendi botëror kërkon që duhet të rikthehet pasuria”, tha Çupi në studion e Top Talk.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Flas nga mëngjesi deri në darkë broçkulla”/ Rama publikon videon dhe shtembëron fjalët e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku duket kreu i PD-së Lulzim Basha flet për mediat, në lidhje me situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi.

“Besoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për të më dëgjuar mua… të flas nga mëngjesi deri në darkë broçkulla”, dëgjohet të thotë Basha në video.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i tretë/ Një tjetër i prekur nga koronavirusi në Angli

LEXO EDHE:  Kur do jetë piku i rasteve me koronavirus?/ Rama flet për oraret, kritikon opozitën

Mirëpo, duket qartë që kjo është një video e montuar duke deformer komplet fjalinë e Bashës.
Krahas videos, Rama shkruan: Dakord me ty!/CNA.al

 

View this post on Instagram

 

DAKORD ME TY👍

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sulmet ndaj opozitës nuk mbushin barkun e shqiptarëve”/ 4 pyetjet e PD për Ramën dhe Xhaçkën

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se kryeministri Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve.

Sipas Alibeajt, prej 4 ditësh prej kryeministrit dhe Ministres së tij të Mbrojtjes pritet një shpjegim pse për këtë tender zgjodhi një kompani kompjuterash pa asnjë ditë eksperiencë me ushqimet.

“Kompania maqedonase e shtoi tregtinë e ushqimeve si aktivitet të saj vetëm 6 ditë para se Edi Rama dhe Olta Xhaçka të shpallnin tenderin me urgjencë. Edi Rama nuk u përgjigj as mbrëmë, kur u pyet drejtpërsëdrejti për pikën më të dobët të tenderit.
Heshtja e Edi Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët. As sulmet nervoze kundër opozitës, që kërkon transparencë për abuzimet e qeverisë në kohën më të keqe për vendin, nuk janë zgjidhje.
Taksapaguesit duan dhe kërkojnë transparencë!”, u shpreh Aliebaj në një deklaratë për shtyp.

Ai theksoi se Edi Rama dhe Olta Xhaçka duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve shumë:

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Së bashku do t’ja dalim!

LEXO EDHE:  Zbulohen emrat/ Kush janë lezhjanët me pasuri marramendëse

1. Pse zgjodhën për t’i dhënë miliona një kompanie kompjuterash nga Maqedonia dhe pse përjashtuan 35 mijë kompani shqiptare, që plotësojnë kriteret e tenderit për ushqimin?

2. Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishtë kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit?

3. Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë përgjigje pyetjeve për tenderin 1.5 milionë eurove të ushqimeve.

“Sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve, nuk ngrohin shtëpitë e tyre, nuk çojnë para në xhepat bosh të shqiptarëve”, përfundoi Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi nuk ndal akuzat ndaj Ramës/ Sot anulon qeratë nesër do shtetëzojë pronat

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi vijon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me pagesën e qerave.

Sipas Bylykbashit, sot anulon qeratë nesër do shtetëzojë pronat.

Sipas tij udhri për mospagimin e qirave nuk është thjesht një budallek antikushtetues por është forma më e fundit e arrogancës së një Kryeministri që Kushtetuten e ka leckë për këpucët.

“Kontratat e qirave mes privatëve bazohen në Kodin Civil dhe akti normativ ka zero fuqi ‎mbi ato kontrata sepse ai akt nuk pezullon dot Kodin Civil. Kush nuk paguan sot qeratë do të duhet t’i paguajë një me një më vonë vlerën mujore të qerasë. As gjobat sa pesë fishi i qirase nuk kanë asnjë vlerë. Ja, do kalojë gjendja e jashtezakonshme dhe akti normativ do hidhet në kosh, por detyrimi për qerate e papaguara mbetet i pashlyer”, shkruan Bylykbashi.

Sipas tij, nëse ka mosmarrëveshje, përsëri në gjykate do të perfundojne dhe aty akti normativ nuk pi ujë para Kodit Civil, se keshtu ka vendosur Gjykata Kushtetuese që në 2013.

LEXO EDHE:  Rama lan “live” duart në zyrë/ Rithekson thirrjet për qytetarët: S’ ka llafe s’ ka numra!

LEXO EDHE:  “Situata e pakrahasueshme me asnjë emergjencë”/ Infermierja në Itali: Fisnikëria e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet!

”Pagesa e qerasë është e padiskutueshme. Qiramarresit nuk mund të detyrohen të paguajnë kamatvonesa, penalitete të tjera apo tu merren garancite e lëna sepse vështirësite janë objektive, të përgjitheshme dhe të paparashikueshme kur u hartuan kontratat. Po të doje, le t’ia ulë Qeveri qiramarresve barrën e qirase duke ia njohur vlerën e qirase si kredi për detyrimet tatimore sic bën Italia. Le t’ia lehtësojë barren duke ua kthyer qiramarresve si subvencion tatimin e fitimit mbi qiratë që qeveria ia merr pronareëve të pronave me qira. Dhe nëse nuk pezullon me ligj taksën e pronës që mbledhin bashkitë, t’i lehtësoje qiramarresit duke i subvencionuar në vlerën takses se pronës që shteti ua merr pronarëve dhe që këta të fundit e shkarkojne tek vlera e qerasë”, shkruan mes të tjerash Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE