Connect with Us

Situata e vështirë nga koronavirusi/ Kryebashkiaku i Maliqit: Të ndihmojmë familjet në nevojë

Sociale

Situata e vështirë nga koronavirusi/ Kryebashkiaku i Maliqit: Të ndihmojmë familjet në nevojë

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu thotë se nga situata e krijuar nga epidemia COVID-19 dhe pezullimi i shumë aktiviteteve ekonomike është shtuar shumë numri i familjeve në nevojë.

Topçiu i bën thirrje bizneseve, subjekteve dhe kujtdo që mund të japë kontributin e vet t’i bashkohet kësaj nisme të ndërmarrë nga ne.

“Krahas familjeve që janë të evidentuara nga bashkia, ka edhe shumë familje të tjera, që punonin në të zezë apo e siguronin jetesën e tyre me aktivitete të cilat tani nuk mund t’i kryejnë më.
Nga VKM-ja e cila përcakton familjet që duhet të mbështeten me pako ushqimore falas nga shteti, ne numërojmë rreth 1300 familje, të cilat do të ndihmohen nga fondet e bashkisë.
Ndërkohë është edhe një kategori tjetër me rreth 700 familje të cilat kanë kaluar në nevojë për shkak të kushteve të reja të cilat nuk përfitojnë nga VKM-ja nr.236 dhe për këtë arsye ne nuk i mbështesim dot.
Deri tani jemi përpjekur t’i përballojmë me ndihmat që na kanë dhënë disa donatorë, shoqata apo biznese, por këto ndihma nuk janë të qëndrueshme në kohë dhe nuk mund të bëjmë planifikime bazuar në to.”, shkruan Topçiiu.
Ai thekson së meqënëse sektori publik është më pak i prekur nga kriza, punonjësit e Bashkisë Maliq do të jenë të parët që do të bëhen pjesë e kësaj thirrjeje për solidaritet.
“Le të bëhemi së bashku në ndihmë të familjeve në nevojë !
Faleminderit !”, shkruan më tej Topçiu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-Efektet e karantinës/ Ermal Mamaqi bën atë që nuk ua priste mendja

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ndan shpesh momente nga karantina e tij me familjen.
Mirëpo, izolimi në shtëpi bën të vetën dhe situata është bërë e padurueshme për moderatorin.

Mbrëmjen e sotme, ai ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij me një video ku shfaqet në tualet duke u quthur shumë shkurt.

“Kam lexuar disa që thonë ‘Ti Ermal nuk e rruan fare për këto mesazhet e komentet që të vijnë. E keni gabim”- thotë ai duke nxjerrë makinën e rrojës.
“Ja çmë detyruat të bëj… Deri këtu arrita…”- shkruan Ermali krahas videos që tashmë po bën xhiron e rrjetit.

LEXO EDHE:  Grupi Balfin mbështet familjet në zonat e përmbytura, me pajisje elektroshtëpiake dhe produkte ushqimore

LEXO EDHE:  Familja mbretërore e tronditur: Princi përfshihet në aksidentin e rëndë rrugor

 

 

View this post on Instagram

 

I Love TROPOJA + 2 Gisht Mjaltë Online link në bio

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Shifrat zyrtare janë maja e ajzbergut”/ Basha: Persona me simptoma nuk testohen

Publikuar

-

Nga

Lideri i opozitë Lulzim Basha ka folur për menaxhimin e pandemisë nga qeveria.

Basha theksoi se qeveria nuk duhet të merret me akuza politke por duhet të bëhen sa më shumë testime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Është shumë e domosdoshme që në këto kohë të ulim negativitetin.
Ajo që më bën përshtypje te shifrat është se Maqedonia ka shifrën më të lartë të testimeve në krahasim me vendin tonë. Sa më shumë të testosh aq më shumë do të zbulosh. Duhet të kuptojmë që testimi është i lidhur me frenimin e përhpaje së epidemisë. Testimi ka të bëjë drejtëprdrejtë me aftësinë tonë tpër të ndërprerë zinxhirin e infektimit.
Shumica e ekspertëve bien dakord se kjo që shohim në shifra zyrtarë është maja e ajzbergut. Duhet të mobilizohet çdo resurs i domosdoshëm në Shqipëri”, tha Basha në një lidhje me Skype për Abc News.

.Basha tha se ka informacione që njerëz me simptoma nuk testohen.

LEXO EDHE:  Si të përballosh tentativën e vetëvrasjes së një familjari

LEXO EDHE:  Isaac apo Anwar?/ Familja e Dua Lipës e ka bërë zgjedhjen

“Në zona të veçanta numri i testeve është i pakët. Duhet të shohim çfarë ndodhi në Shkodër, u testuar 15 persona dhe 12 prej tyre rezultuan të prekur. Kjo është këmbanë alarmi. E gjithë sakrifica që po bëhet sot, do të shkojë dëm nëse nuk bëhen testime. Sa më pak testime të bëhen aq më gjatë do të jetë edhe periudha e karantinimit”, tha me tej Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Rrezikohen nga koronavirusi dhe gjoba”/ Gjunkshi publikon videon: Pensionet nuk po dërgohen në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi ka publikuar nga Dibra ku pensionistët qendrojnë në sportelet e postës për të marrë pensionin.

Sipas Gjunkshit, “pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare”.

“Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi , qytetarët e Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit . Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e covid19 .
Të pamundur presin qeverinë …qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara;
Qytetarëve të pa punë
Të punësuarve në biznesin e vogël
Bujqve dhe fermerëve
Përpara të sëmurëve invalidë
Përpara pensionistëve”, shkruan Gjunkshki,

Sipas tij, pensionistët dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi , por edhe nga gjobat .

LEXO EDHE:  Si të përballosh tentativën e vetëvrasjes së një familjari

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ SHBA dhuron 330,000 dollarë pajisje për raste emergjencash

“Janë të detyruar të dalin vetë pasi , posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në teatrin qeveritar në ekran”, shkruan më tej ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE