LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritet numri i viktimave në Itali/ 766 humbje jetësh nga koronavirusi në 24 orët e fundit

3 Prill 2020, 16:42, Kosova & Bota CNA
Rritet numri i viktimave në Itali/ 766 humbje jetësh nga koronavirusi

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë 766 persona duek e çuar numrin total në 14.681.
Ditën e djeshme ishin 760 ata që ndërruan jetë. Ndërsa numri total i të infektuarve në Itali është 119.827.

Por ka edhe një lajm të mirë pasi në 24 oret e fundit janë shëruar 1.480 persona.
Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Lombardi e cila është pika më e nxehtë në Itali situata ka një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë.

Shqetësuese mbeten humbjet mes bluzave të bardha, ndërsa 77 mjekë raportohen të jenë mes viktimave. Kujtojmë se kryeministri Giuseppe Conte njoftoi se masat kufizuese do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 13 prill./CNA.al

Lajmet e fundit nga