Connect with Us

“Rrezikohen nga koronavirusi dhe gjoba”/ Gjunkshi publikon videon: Pensionet nuk po dërgohen në shtëpi

Sociale

“Rrezikohen nga koronavirusi dhe gjoba”/ Gjunkshi publikon videon: Pensionet nuk po dërgohen në shtëpi

Publikuar

-

Ish deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi ka publikuar nga Dibra ku pensionistët qendrojnë në sportelet e postës për të marrë pensionin.

Sipas Gjunkshit, “pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare”.

“Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi , qytetarët e Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit . Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e covid19 .
Të pamundur presin qeverinë …qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara;
Qytetarëve të pa punë
Të punësuarve në biznesin e vogël
Bujqve dhe fermerëve
Përpara të sëmurëve invalidë
Përpara pensionistëve”, shkruan Gjunkshki,

Sipas tij, pensionistët dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi , por edhe nga gjobat .

LEXO EDHE:  Pensionet/ Publikohen shifrat e kontributeve që duhet të paguajnë fermerët

“Janë të detyruar të dalin vetë pasi , posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në teatrin qeveritar në ekran”, shkruan më tej ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Denoncimi-Në Fier, ndihma me listë partie/ Nuk ndihmohen qytetarët në vështirësi

Publikuar

-

Nga

Kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi ka akuzuar kryebashkiakun Armando Subashi se po shpërndan ndihma me lista të hartuara nga partia dhe nuk po iu vjen në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Baçi thekson se përzgjedhja e personave që marrin ndihmë, bëhet sipas lidhjeve familjare, që kanë punonjësit e bashkisë, dhe drejtuesit e saj.

Sipas tij, janë me qindra, familje, në nevoje me një prind apo shumë pensionistë të vetmuar, që askush nuk interesohet për ta.

“Bashkia Fier dhe kryetari i emëruar i saj, vazhdojnë propagandën, e tyre bajatë dhe boshe, nën shembullin e kryeministrit rilindas, duke propaganduar, me video, shërbime dhe përkujdesje, për familjet, në nevoje, per familjet, e izoluara dhe në veçanti, për pensionistët.
Është e dukshme tashmë, selektimi, perzgjedhja e tyre sipas, lidhjeve familjare, që kanë punonjësit e bashkisë, dhe drejtuesit e saj.

Janë me qindra, familje, në nevoje, me një prind, apo shumë  pensioniste të vetmuar, që askush nuk interesohet për ta.
Janë të shumta denoncimet dhe shqëtsimet që vijnë nga vet qytetarët, në adrese të PD Dega Fier.
Dhe që mos të akuzohemi, se e bëjmë për kredo politike, gjë që shpesh herë mazhoranca me qëllim të keq, e përdor, me ok e vetë, qytetarëve, dhe për tu ardhur në ndihmë atyre, po ju vemë në dizpozicion, prononcimin e tyre ,publik.
Vito Duraj, pensioniste e vetmuar.
Osman Avdulaj. Pensionist i vetmuar.
Edlira Shametaj, kryefamiljare e sëmurë
Ndiqni videot”, shkruan Baci në një postim në rrjetet sociale,

LEXO EDHE:  33 shërbime të institucioneve/ Ja ku mund t’i merrni

LEXO EDHE:  33 shërbime të institucioneve/ Ja ku mund t'i merrni

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

E trishtë/ Deputetja poston fotot: Shiko çfarë gjeta në një shtëpi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdarika publikuar fotot e frigoriferit bosh në një familje në Tiranë.

Hajdari ngre alarmin për familjet në nevojë teksa thotë se një pako ushqime nuk i ndihmon këto shtëpi, por duhet një paketë ekonomike mujore.

“Shiko çfarë gjeta në këtë shtëpi në Tiranë. Komplet i braktisur, pa drita dhe pa asnjë mundësi për të dalë nga shtëpia për shkak se ishte me aftësi të kufizuara. Një pako ushqime nuk e ndihmon këtë shtëpi, por duhet një paketë ekonomike mujore për të siguruar nevojat bazike”, shkruan Hajdari.

LEXO EDHE:  Pensionet/ Publikohen shifrat e kontributeve që duhet të paguajnë fermerët

LEXO EDHE:  Foto Dite/ Kend lojrash për fëmije ku luajnë pensionistë

Prej disa ditësh ajo është angazhuar për të ndihmuar me ushqime disa familje në nevojë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Ushtria zbret në terren e armatosur/ Zhupa: Me kë jemi në luftë se nuk po e kuptoj dot?

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar disa foto të shkrepura sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në foto duket se ushtria ka zbritur në terren, por ajo që bie në sy është se ushatrët janë të armatosur.
Kjo pamje tregon sikur vendi është në një kohë lufte, edhe pse kryeministri Edi Rama e thekson gjithmonë që kjo është një luftë e vërtetë por me armik të padukshëm.

“Sot në bulervardin “Dëshmoret e Kombit”!
Armët pse i kanë keta? Do vrasin virusin?! Me kë jemi në luftë se nuk po e kuptoj dot?”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE