Connect with Us

Qeveria merr borxh rekord në valutë/ BSH zhvillon ankandin për obligacion 120 milionë euro

Ekonomi

Qeveria merr borxh rekord në valutë/ BSH zhvillon ankandin për obligacion 120 milionë euro

Publikuar

-

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë ankandin për shitjen e një obligacioni me vlerë 120 milionë euro, me afat maturimi 2 vjeçar. Ankandi zhvillohet për llogari të qeverisë shqiptare e cila këtë herë po e merr borxhin në euro, duke tentuar ta sigurojë atë nga institucionet financiare, apo dhe indivdë e të tjerë. Ankandi është jashtë radhës dhe shuma e kërkuar përbën një rekord sa i përket obligacioneve në euro.

Ankandi është parashikuar që të mbahet në datën 6 prill dhe ka një kupon indikativ prej 1.8%.

Kjo është hera e shtatë që Banka e Shqipërisë emeton një obligacion në euro. Ankandi i fundit ishte zhvilluar në 17 gusht të vitit 2017 dhe ishte për një shumë prej 45 milionë eurosh, me një kupon indikativ prej 0.7%.

Në të gjashtë obligacionet e mëparshme në valutë, shuma e shpallur ka variuar mes 25 dhe 50 milionë euro, duke e bërë ankandin e të hënës më të madhin në histori, sa i përket obligacioneve të emetuar në euro.

LEXO EDHE:  Rama u kerkon ministrave te ruajne qetesine: partite kane punen e tyre, ne tonen

Ky ankand nuk ishte planifikuar në ankandet e radhës së Bankës së Shqipërisë, e cila i publikon ato sipas një kalendari të caktuar.

Ndërkohë, qeveria ka bërë të ditur nevojat e saj për valutë, por nuk ka specifikuar destinacionet se si do përdoret ky borxh, i cili po merret në një kohë që ekonomia dhe buxheti po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të pezullimeve që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Sondazhi/ 70% e kompanive paralajmërojnë shkurtim të punonjësve

Publikuar

-

Nga

Një sondazh i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, i realizuar me 90 kompani, kryesisht biznese VIP e të mëdha, ka nxjerrë në pah situatën e vështirë, me të cilët po përballen sipërmarrjet prodhuesve në vend. Pjesa më e madhe e të anketuarve thanë se ata mund të rezistojnë maksimumi dhe një muaj dhe më pas do të detyrohen të dorëzohen, duke mbyllur aktivitetet, nëse nuk do të gjendet ndonjë zgjidhje me ndihmën e qeverisë.

Siërmarrjet kanë raportuar probleme me furnizimin me lëndë të lartë nga importi, rënie të porosive nga partnerët, çka ka çuar dhe në tkurrje të shitjeve e të ardhurave. Kjo situatë ka krijuar probleme likuiditeti, duke krijuar pamundësi si për pagimin e detyrimeve ndaj shtetit, ashtu dhe për dhënien e pagave të punonjësve.

Në anketim morën pjesë 90 kompani, anëtarë të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve, që ushtrojnë aktivitetin në katër makrosektorë kryesorë: “Ushqim pije”, “materialet e ndërtimit”, “tekstile dhe këpucë”, “riciklim, përpunim metalesh, plastike, kartoni dhe druri”. 73% e tyre kanë aktivitet eksportues. 27% e tyre janë biznese VIP, 45% janë biznes i madh dhe 28% janë biznes i mesëm.

61% e firmave raportuan se në muajin mars shitjet ranë më shumë sesa 50% dhe 5% raportuan se nuk kishin fare shitje (rënie 100%). Pritshmëritë janë më pesimiste për prillin. 21% e të anketuarve thanë se nuk prisein të kenë fare shitje në prill (rënie 100% e shitjeve).

Kompanitë po përballen tashmë me vështirësi në dhënien e pagave për punonjësit. 63% e të anketurave pohojnë se mund të përballojnë pagat për një muaj (marsin), ndërsa 18% nuk mund të paguajnë as marsin.

LEXO EDHE:  Athinë/Pritet marrëveshje me eurogrupin më 24 prill

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Zbulohen ministrat që do largohen (Emrat)

Vetëm 8% e të anketuarve thanë se mund të paguajnë të punësuarit për më shumë se dy muaj, nëse vazhdon një situatë e tillë.

Për shkak të situatës së krijuar, 70% e të anketuarve thanë se po planfikojnë shkurtim të punonjësve.

Pjesa më e madhe e atyre që raportuar shkurtime, planifikojnë të reduktojnë 50-90% të personelit (57%), ndërsa 11% raportojnë se nuk do të mbajnë fare personelin në punë.

Jo vetëm për pagat, sipërmarrje raportojnë që nuk kanë mundësi as të paguajnë taksat. 77% e të anketuarve thanë se nuk kanë likuiditetet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet ndaj shtetit.

Por, sa mund të rezistojnë kompanitë prodhuese në këtë situatë. 64% e të anketuarve thanë se mund ta mbajnë aktivitetin maksimumi edhe një muaj të hapur, nëse vazhdon kjo situatë. Vetëm 13% mund të rezistojnë më shumë se 3 muaj.

Kompanitë eksportuese raportuan një rënie të ndjeshme të porosive nga partnerët, çka pritet të përkthehet në rënie të eksporteve gjatë muajve në vijim. 92% e eksportuesve presin një rënie të eksporteve nga 50-100%, bazuar në ecurinë e kontratave të deritanishme.

Kompanitë raportuan se shfryëzimi i kapaciteteve është ulur në mënyrë drastike. Vetëm 10% e të anketuarve vijojnë të shfrytëzojnë 100% të kapaciteteve. Përpara fillimit te epidemisë, 56% e sipërmarrjeve pohuan se ata i shfrytëzonin maksimalisht kapacitetet e tyre. 55% e të anketuarve thanë se kishin pasur probleme të furnizimit të lëndëve të para./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Paralajmërimi i Gent Sejkos/ Ekonomia shqiptare do pësojë goditje negative

Publikuar

-

Nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një lidhje me emisionin “ Open” u shpeh se  ekonomia shqiptare do të pësojë një goditje negative, sipasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

“Po, fatkeqësisht edhe ekonomia shqiptare do të goditet dhe kjo goditje është një negative. Janë ekonomitë e SHBA-së, Kinës dhe eurozonës që kanë parashikuar një reçension të thellë. Unë nuk mund të jap një shifër të saktë, por ekonomia shqiptare do pësojë një goditje negative”, tha Sejko.

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Andi Ballta optimist për ekonominë/ “98-99% e popullsisë do e kalojë situatën pa probleme”

Publikuar

-

Nga

“Sistemi bankar sot është shumë likuid dhe i qetë për ta kaluar këtë situatë”.
Kështu deklaroi pak minuta më parë aministratori i Abi Bank Andi Ballta, teksa foli për situatën e krijuar në vend nga koronavirusi.
Ballta u shpreh optimist për përballimin e situatës ekonomike, ndonëse shumë ekspertë kanë ngritur alarmin.
“Sektori bankar sot në përgjithësi është më likuidi që kam parë unë në Shqipëri. Banka jonë ka shumë likuiditet, besoj se funksioni i Abit për shumë vite tani po i jep frytet e veta, jo vetëm për të përballuar nevojat dhe për të qenë pranë klientëve. Çdo bankë ka politikat e veta. Për ne është një mundësi unike.
Qeveria dhe Banka Qendrore marrin notën 10 me yll deri tani për masat që kanë marrë duke pasur parasysh se askush nuk ka eksperiencë në këtë situatë që ne ndodhemi sot”, u shpreh ai në emisionin “Top Talk”.
Ndërkohë me të njëjtin optoimizëm, Ballta sheh edhe lajmin e djeshëm se ekonomia mund të hapet.
“Ishte shumë optimist lajmi i djeshëm që ekonomia mund të hapet dhe kjo hapje potenciale do të sjellë kthimin në normalitet, kushdo që të jetë normaliteti i ri. Pavarësisht nga stresi 98-99% e popullsisë do e kalojë këtë situatë pa probleme”, deklaroi ai, teksa shprehu bindjen se bankat mund ta përballojnë këtë situatë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE