Connect with Us

Nuk iu binden urdhërave/ Ndëshkohen nga policia 116 shtetas

Kronika

Nuk iu binden urdhërave/ Ndëshkohen nga policia 116 shtetas

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Sipas uniformave blu, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 40 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l . Këtij shtetasi i është tërhequr dhe leja e drejtimit, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje.

Po ashtu, policia njofton se në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 116 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 3 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

LEXO EDHE:  Gjoba e policise/Pronari i Ferrarit sdi te shkruaje shqip

Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjykata e Apelit cakton datën/ Ja kur mbahet seanca për Saimir Tahirin

Publikuar

-

Nga

Saimir Tahiri para mediave tek Krimet e Renda

Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të zhvillohet në datën 9 prill.

Seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç parashikohet prej masave të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, do zhvillohet brenda ambienteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtur distancën sociale.

Po ashtu mësohet se bashkë me Tahirin seanca do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.

LEXO EDHE:  Plagosja në Kamëz/ Policia identifikon autorin

LEXO EDHE:  Grabitet pika e karburantit në Durrës/ Autorët i shpëtojnë policisë

Kujtojmë këtu se në shkallën e parë ish-ministri u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”, por dënimi u zëvendësua me lënien e tij në shërbim prove për 3 vjet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prej 24 orësh, 67 shtetas shqiptarë të bllokuar në doganën e Kakavijës

Publikuar

-

Nga

67 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej 24 orësh në doganën e Kakavijës.

Ndërkohë, mësohet se mëngjesin e sotëm është lejuar kalimi i 33 shtetasve shqiptarë, ndërsa 34 të tjerë janë rikthyer në Greqi..vijon

LEXO TE PLOTE

Kronika

Burgu i Rrogozhinës në alarm/ Infektohet me koronavirus juristi, vetëkarantinohet drejtori

Publikuar

-

Nga

Një jurist i burgut të Rrogozhinës është infektuar me koronavirus. Lajmi bëhet me dije për abcnews.al nga gazetari Aldo Kozarja.

Mësohet se prej dy ditësh të dënuarit janë përfshirë nga paniku, për shkak të kontakteve që kanë pasur me juristin e këtij institucioni.

Ndërkaq, zyra e tij është dezinfektuar ditën e djeshme. Po ashtu është vetëkarantinuar edhe drejtori i burgut, për shkak se udhëtonte në makinë me juristin.

LEXO EDHE:  Gjoba e policise/Pronari i Ferrarit sdi te shkruaje shqip

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Kurbin/ Policia jep detajet

Ky i fundit është banues në Tiranë. Pas konfirmimit si pozitiv me Covid-19 të juristit, të dënuarit janë të alarmuar. Ndërkohë institucionet e shëndetësisë kanë filluar kontrollet, duke bërë matjen e temperaturës për të burgosurit.

LEXO TE PLOTE