Connect with Us

Mbledhja e Komitetit Teknik të Epidemisë/ Kalo: Sëmundja nuk ka më kufi moshor

Shëndeti

Mbledhja e Komitetit Teknik të Epidemisë/ Kalo: Sëmundja nuk ka më kufi moshor

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje online të Komitetit Teknik të Epidemisë, me mjekë dhe specialistë të mjekësisë.

Gjatë mbledhjes është biseduar për masat që janë marrë për të ndaluar koronavirusin

Mjeku infeksionist Tritan Kalo tha se masat e marra janë për të ulur kurbën dhe shkëputjen e hallkave të zinxhirit të epidemisë.

“Sëmundja nuk ka më kufi moshor. Ecuria kudo në botë dhe në Shqipëri tregon se prek cdo moshë. Masat e marra janë tepër të rëndësishme”, tha Kalo.

LEXO EDHE:  Kosova regjistron 104 të infektuar dhe dy viktima nga koronavirusi

Specialistë të tjerë deklaruan se ka raste që janë zbuluar vetëm falë hetimit të rasteve me koronavirus.
Rama u shpreh se specialistët tanë kanë bërë një punë të lavdërueshme, njësoj si kolegët e tyre në Europë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Nuk ndalet vaksinimi masiv/ Manastirliu zbardh planin e radhës

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbulon kategorinë e rradhës që do marrë dozën e Sinovax

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore në Malin e Robit në Kavajë, ka njoftuar se brenda dy ditësh do të mbërrijnë në vend 100 mijë doza të vaksinës Coronavac.

Ndërsa 11700 doza Pfizer, do të mbërrijnë në fillim të javës.

“Kemi hapur 29 qendra shëndetësore. Ne jemi duke punuar që përgjatë sezonit veror të kemi një vëmendje të posaçme te vaksinimi. Presim që brenda 2 ditëve të ardhshme të kemi një lëvrim të kontratave të lidhura, do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac që pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme dhe 11700 Pfizer do të mbërrijnë ditë e hënë. Do zgjerojmë fashën e vaksinimit duke ulu grupmoshën në 50-vjeç duke filluar me ata me sëmundje kronike”, është shprehur Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia Reuters, ndërsa shumë vende përpiqen ende të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për të vaksinuar popullsinë e tyre.

Ndërsa numri i rasteve të reja dhe vdekjeve është zvogëluar në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, disa vende kanë mungesa të vaksinave pasi varianti Delta po bëhet lloji dominues i virusit në të gjithë botën.

Sipas një analize të agjencisë Reuters, u desh mbi një vit që numri i të vdekurve nga COVID-19 të arrinte në 2 milionë njerëz, ndërsa 2 milionë vdekjet pasuese u regjistruan në vetëm 166 ditë.

Shtetet e Bashkuara, Brazili, India, Rusia dhe Meksika – kanë rreth 50% të të gjitha vdekjeve në botë, ndërsa Peruja, Hungaria, Bosnja, Republika Çeke dhe Gjibraltari kanë nivelin më të lartë të vdekjeve për nga numri i popullsisë.

Vendet në Amerikën Latine po përballen me shpërthimin më të keq që nga marsi, me 43 nga çdo 100 infeksione në botë që po raportohen në këtë rajon, sipas agjencisë Reuters. Nëntë vendet kryesore që raportuan më shumë vdekje për frymë gjatë javës së fundit ishin të gjitha në Amerikën Latine.

LEXO EDHE:  Ishte prekur me Covid/ Ndërron jetë në Itali mjeku Bledi Nini
LEXO EDHE:  Kosova regjistron 104 të infektuar dhe dy viktima nga koronavirusi

Spitalet në Bolivi, Kili dhe Uruguai po shohin kryesisht pacientë me COVID-19 mes moshave 25 dhe 40 vjeç. Në Sao Paulo të Brazilit, 80% e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv janë me COVID-19.

Shtimi i vdekjeve po ul kapacitetin operativ të krematoriumeve në vendet në zhvillim dhe varrezat në disa vende janë detyruar të zgjerojnë zonat.

Shumë ekspertë të shëndetësisë besojnë se numri zyrtar i të vdekurve duhet të jetë më i lartë.

Javën e kaluar, shteti indian i Biharit rriti ndjeshëm numrin e vdekjeve të COVID-19 pas zbulimit të mijëra rasteve të pa raportuara, duke i dhënë zë shqetësimeve se numri i përgjithshëm i vdekjeve në Indi është dukshëm më i lartë se shifrat zyrtare.

Ndërsa vendet e varfëra kanë vështirësi të vaksinojnë popullsitë e tyre për shkak të mungesës së vaksinave, vendeve më të pasura u është kërkuar që të dhurojnë më shumë furnizime për të kontrolluar pandeminë.

Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7) u zotua të sigurojë 1 miliard doza vaksinash COVID-19 për të ndihmuar vendet e varfëra të vaksinojnë popullsinë e tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

SHBA, miliarda për pilulën kundër COVID-it dhe viruseve të tjera

Publikuar

-

Nga

SHBA, miliarda për pilulën kundër COVID-it dhe viruseve të tjera

Shtetet e Bashkuara po investojnë 3.2 miliardë dollarë për zhvillimin e pilulave antivirale për COVID-19-ën dhe viruset e tjera që mund të shkaktojnë pandemi të reja.

Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, e bëri njoftimin të enjten në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një iniciative të re të quajtur Programi Antiviral për Pandemitë.

Programi do të mbështesë punën kërkimore për zhvillimin e barnave të reja për të trajtuar simptomat e shkaktuara nga koronavirusi dhe viruse të tjera potencialisht të rrezikshme.

Tabletat për COVID-19-ën janë tashmë në fazën e zhvillimit dhe mund të fillojnë të jenë në dispozicion nga fundi i vitit 2021 nëse provat klinike janë të suksesshme.

LEXO EDHE:  Kosova regjistron 104 të infektuar dhe dy viktima nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Kosova regjistron 104 të infektuar dhe dy viktima nga koronavirusi

Financimi do të përshpejtojë provat dhe do të forcojë mbështetjen për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e sektorit privat.

Shtetet e Bashkuara më parë aprovuan ilaçin antiviral remdesivir si një kurë për COVID-19-ën. SHBA gjithashtu kanë autorizuar për përdorim urgjent tre kombinime të antitrupave që ndihmojnë në luftimin e virusit. Por ilaçet mund të merren vetëm nga pacientë të shtruar në spital apo në klinikë mjekësore, një problem logjistik që ka rezultuar në një kërkesë të dobët.

Kompanitë farmaceutike AstraZeneca, Pfizer dhe Roche kanë filluar testimin e ilaçeve antivirale në formë pilule./ VOA

LEXO TE PLOTE