Connect with Us

“Lufta e egër” me koronavirusin/ Shkon në 73 numri i mjekëve që kanë humbur jetën në Itali

Bota

“Lufta e egër” me koronavirusin/ Shkon në 73 numri i mjekëve që kanë humbur jetën në Itali

Publikuar

-

Italia vijon “luftën e egër” ndaj koronavirusit i cili ka marrë me mijëra jetë njerëzish.

Ditën e sotme në Itali kanë ndërruar jetë edhe dy mjekë të tjerë duke e çuar në 73 numrin total të vdekjeve të bluzave të bardha.

Në total numri i i punonjësve shëndetësorë të infektuar deri tani ka tejkaluar 10,000 ndërsa bëhet me dije se 20% janë mjekë.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve.
Kujtojmë se Italia është shteti që ka më shumë viktima nga koronavirusi, ku deri tani janë 13 915 persona që kanë humbur jetën dhe mbi 115 mijë të infektuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Kam ende temperaturë”/ Kryeministri britanik tregon nga karantina gjendjen e tij

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të vijojë të qëndrojë në izolim, pasi ende nuk është shëruar nga koronavirusi.

Edhe pse kanë kaliar 7 ditë nga dita e izolimit. Kryeministri britanik ka ende simptoma të COVID-19, përfshirë temperaturën.

“Edhe pse ndjehem më mirë dhe i kam kaluar shtatë ditët e izolimit, vazhdoj të kem simptoma të lehta. Kam ende temperaturë, kështu që në përputhje me këshillat e qeverisë, duhet të vazhdoj izolimin tim derisa të kalojë kjo simptomë”, tha në një mesazh Johnson në Twitter.

LEXO EDHE:  Astrologu shqiptar habit me deklaratën/ “Koronavirusi u krijua nga amerikanët”

LEXO EDHE:  Astrologu shqiptar habit me deklaratën/ “Koronavirusi u krijua nga amerikanët”

Ndonëse i sëmurë, Johnson po vazhdon të punojë nga shtëpia. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve britanikë që të mos dalin nga shtëpitë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel del nga karantina/ Kthehet në punë pas vetizolimit

Publikuar

-

Nga

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka përfunduar peridhën e karantinimit dhe tashmë është rikthyer në zyrë për të punuar.

Zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një njoftim për mediat ka bërë me dije se tashmë kancelaria gjermane i është rikthyer rutinës së punës në zyrë.

Merkel hyri në karantinë dy javë më parë pasi ajo ra në kontakt me një mjek që më vonë u testua pozitivisht ndaj koronavirusit.
Kancelarja gjermane fatmirësisht ka rezultuar negative në testet për Covid 19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Itali, në Trentino ulet flamuri i Europës së Bashkuar/ Matteo Salvini “kërcënon” BE-në

Publikuar

-

Nga

Lideri i ‘Lega Nord’ në Itali, Matteo Salvini ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video ku në rajonin e Trentino shfaqet një person i cili ul flamurin e Europës së Bashkuar.

Bashkangjitur videos, Salvini i drejton edhe një mesazh “kërcënues” BE-së, ndërsa shkruan se nëse Europa nuk zgjohet, këto skena do të shumohen.

“Përshëndetje miq, gjithmonë përpara dhe kurrë mos hiqni dorë, me krenarinë për të qenë një popull i shkëlqyeshëm”.

Reagimi i Salvinit është në vazhdën e sulmeve të shumta verbale që ai ka bërë ndaj qëndrimit të BE, e cila vetëm dje vendosi të ndihmojë Italinë në situatën e veshtirë që po kalon për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Astrologu shqiptar habit me deklaratën/ “Koronavirusi u krijua nga amerikanët”

LEXO EDHE:  Infektimi i mjekëve dhe infermierëve me koronavirus/ Berisha thirrje OBSH-së

Vetëm pak ditë më parë, Matteo Salvini, përmes një reagimi në rrjetet sociale, nuk e fshehu zemërimin që ka ai ndaj Brukselit pasi Unioni nuk po arrin të miratojë ndihmën financiare për Italinë, duke iu drejtuar atyre me fjalët “gjarpërinj” dhe “çakenj”. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se pas tejkalimit të pandemisë së koronavirusit, Italia do të shohë vendin e saj si pjesë e BE./ CNA.al

LEXO TE PLOTE