Connect with Us

Kina e mban sekret masën e shpërthimit të virusit CORONA

Bota

Kina e mban sekret masën e shpërthimit të virusit CORONA

Publikuar

-

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturave me virusin CORONA dhe të vdekjeve prej tij. Të dhënat kineze priten të analizohen.

Agjencia e lajmeve “Bloomberg News” citon tre zyrtarë amerikanë, që nuk kanë dashur të identifikohen, të cilët thanë se të dhënat që ka bërë publike Kina lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve janë qëllimisht jo të plota. Dy nga zyrtarët thanë madje për “Bloomberg News” se shifrat e publikuara nga Kina janë të falsifikuara. Megjithatë deri tani nuk është bërë publike asnjë detaj i mëtejshëm rreth raportit.

Kina i hodhi menjëherë poshtë përfundimet e raportit të të shërbimeve sekrete të SHBA-së. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina kishte qenë “e hapur dhe transparente” në lidhje me shtrirjen e shpërthimit të virusit dhe e akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t’ua “kalojë fajin të tjerëve”.

Edhe shkencëtarët kanë dyshime

Ekspertë nga fusha e mjekësisë i janë bashkuar gjithashtu korrit të skepticizmit lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve në Kinë. Kryetari i Shoqatës Botërore Mjekësore me qendër në Francë, Dr. Frank Ulrich Montgomery, tha se shifrat e Kinës nuk janë të besueshme.

Sipas Montgomery shifrat e ulëta kineze janë “të pakuptimta” dhe Pekini është duke ofruar shifra të gabuara.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Megjithatë ai pranoi që edhe vende të tjera punojnë me të dhëna të pasigurta, sepse shpesh nuk kanë në dispozicion të dhëna më të mira, gjë që vjen edhe si rezultat i mungesës së testeve të duhura.

Mijëra urna të dërguara në provincën Hubei Sipas mediave shërbimet funerale në provincën Hubei kanë porositur javët e fundit mijëra urna. Dhe numri i urnave të dërguara në provincë është shumë herë më i madh numri i personave të deklaruar so të vdekur nga shpërthimi i virusit CORONA.

Media kineze “Caixin” publikoi fotografi ku shihet se vetëm për Vuhanin janë dërguar deri në 8,500 urna.

Por edhe radhët e gjata të të afërmve të të vdekurve që presin përpara shërbimeve funerale kanë nxitur gjithashtu shqetësimin se përmasat e vërteta të shpërthimit të virusit nuk janë bërë publike./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritet numri i viktimave në Itali/ 766 humbje jetësh nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë 766 persona duek e çuar numrin total në 14.681.
Ditën e djeshme ishin 760 ata që ndërruan jetë. Ndërsa numri total i të infektuarve në Itali është 119.827.

Por ka edhe një lajm të mirë pasi në 24 oret e fundit janë shëruar 1.480 persona.
Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Lombardi e cila është pika më e nxehtë në Itali situata ka një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë.

LEXO EDHE:  Vdekja e Fidel Castros/ Jeta sekrete e liderit të Kubës

LEXO EDHE:  "Ka një ilaç që mendohet se është i suksesshëm"/ Mjeku Topi kritika OBSH-së, paralajmërimi i fortë

Shqetësuese mbeten humbjet mes bluzave të bardha, ndërsa 77 mjekë raportohen të jenë mes viktimave. Kujtojmë se kryeministri Giuseppe Conte njoftoi se masat kufizuese do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 13 prill./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Mbi 245 mijë të infektuar me COVID-19 në SHBA/ Afër 6 mijë viktima

Publikuar

-

Nga

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në mëse 245 mijë me më shumë se 6000 të vdekur.

Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar mëse 1,560 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.

Presidenti Trump, i cili është kritikuar sepse fillimisht u përpoq të ulte në komentet e tij rrezikun nga virusi, ka mobilizuar reagimin e qeverisë federale për ta vënë nën kontroll epideminë.

Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.

Parqe kombëtare, ndër to edhe Kanioni i Madh janë mbyllur për të mos lejuar turistë. Qyteti i Nju Jorkut ka mbyllur pistat publike të basketbollit, në një kohë që përballet me goditjen më të rendë të epidemisë në Shtetet e Bashkuara.

PANDEMIA PARALIZON EKONOMITË

LEXO EDHE:  Vdekja e Fidel Castros/ Jeta sekrete e liderit të Kubës

LEXO EDHE:  “Mos hamendësoni sikur nuk do prekeni”/ Mesazhi i fortë i Organizatës Ndërkombëtare

Pandemia ka paralizuar ekonomitë kudo në botë, pasi konsumatorët po pakësojnë shpenzimet, të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e vendit të punës.

Departamenti amerikan i Punës njoftoi të premten se ekonomia humbi gjatë muajit mars rreth 700 mijë vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 4.4% nga 3.5% që ishte në shkurt. Kjo i jep fund një periudhe 113 mujore gjatë së cilës punësimi njohu vetëm rritje.

Gjatë 2 javëve të fundit, ka patur rreth 10 milion kërkesa për pagesë papunësie, pasi mbylljet e bizneseve me urdhër të qeverisë kanë detyruar ndërmarrje të mëdha e të vogla si dhe industri të tëra të ndërpresin aktivitetin.

Presidenti Donald Trump takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të kompanive të naftës për të diskutuar mbi rënien historike të çmimit botëror të naftës që kërcënon bizneset e kësaj industrie./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Lufta e egër” me koronavirusin/ Shkon në 73 numri i mjekëve që kanë humbur jetën në Itali

Publikuar

-

Nga

Italia vijon “luftën e egër” ndaj koronavirusit i cili ka marrë me mijëra jetë njerëzish.

Ditën e sotme në Itali kanë ndërruar jetë edhe dy mjekë të tjerë duke e çuar në 73 numrin total të vdekjeve të bluzave të bardha.

Në total numri i i punonjësve shëndetësorë të infektuar deri tani ka tejkaluar 10,000 ndërsa bëhet me dije se 20% janë mjekë.

LEXO EDHE:  “Mos hamendësoni sikur nuk do prekeni”/ Mesazhi i fortë i Organizatës Ndërkombëtare

LEXO EDHE:  “Virusi më ka goditur dhe gati më vrau”/ Rrëfimi i të riut të infektuar nga Covid-19

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve.
Kujtojmë se Italia është shteti që ka më shumë viktima nga koronavirusi, ku deri tani janë 13 915 persona që kanë humbur jetën dhe mbi 115 mijë të infektuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE