Connect with Us

“Jemi futur në zonën e zjarrit”/ Rama: Ekonomia ngrihet, të vdekurit s’ ngjallen

Sociale

“Jemi futur në zonën e zjarrit”/ Rama: Ekonomia ngrihet, të vdekurit s’ ngjallen

Publikuar

-

“Jemi futur në zonën e zjarrit”, kështu shprehet kryeminitri Edi Rama teksa vendi jonë prej disa javë po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Përsa i përket rënies së ekonomisë, e cila është një shqetësim i madh për njerëzit, Rama thekson se ekonomia bie dhe ngrihet ndërsa të vdekurit nuk ngjallen.

“Jemi në një moment shumë kritik të luftës. Duke vënë re që për shkak të ecurisë pozitive të gjithë kësaj përpjekje shumë kush ka filluar të mendojë më shumë se ç’ duhet për të nesërmen dhe të harrojë se ç’ka është prioritare ç’ka është kryefjala, është mbrojtja e jetës”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-fakt/ Lana 2021

Publikuar

-

Nga

Ndonëse ndodhemi në vitin 2021, Shqipëria dhe kryesisht Tirana, si kryeqenda e gjithë vendit shihet çdo ditë dhe më shumë e ndotur.

Mbeturinat e hedhura gjithëandej janë kthyer në një shqetësim për shëndetin e qytetarëve, por ndonëse për pastrimin e tyre paguhen detyrime mujore, ato sërish të bëjnë “shoqëri” gjithë ditën.

Lumi i Lanës, që kalon mes për mes Tiranës dhe që duhet të kishte një mirëmbajtje model, është lënë në mëshirë të fatit, ku plastika dhe qeset e plasmasit notojnë mbi të.

Nga një vëzhgim i bërë nga redaksia jonë, shihet qartë panorama që shohim çdo ditë, ku në vend që të çlodhesh kur kalon anash lumit do të duhet të ndërroshë rrugë për të shmangur edhe erën e keqe, sidomos gjatë sezonit pranverë-verë.

LEXO EDHE:  Basha: Edi Rama kokoshi 200 milionesh ne maje te plehut/ Nuk vizitoi refugjatet ne kamp

LEXO EDHE:  Dje u regjistruan 7 mijë raste me Covid/ Çekia paralajmëron shtrëngim të masave kundër pandemisë

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në çdo dalje të tij flet për mënyrën se si ka ndryshuar kryeqyteti gjatë qeverisjes së tij, duke treguar se si të jetojmë të shëndetshëm dhe me ajër të pastër, ndërkohë që në mes të qytetit ka lënë gjithë zhulin.

Veliaj dhe Rama flasin për pallate ndërsa llumi po mbyt qendrën e Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Të sëmurët nuk janë aq rëndë”/ Brataj sqaron situatën e Covid në vend

Publikuar

-

Nga

“Nëse organet mbingarkohen me ilaçe, dëmtohen”/ Brataj thirrje qytetarëve: Mos pini medikamente pa rekomandimin e mjekut

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, ka folur për situatën e Covid në vendin tonë.

Ai thotë se trendi i infektimeve i këtyre ditëve është pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale.
Në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News, Brataj foli edhe për shtrimet në spitale, ku u shpreh se për dy ditë nuk ka pasur asnjë person që ka shkuar për të marrë mjekim në QSUT.

Shefi i Urgjencës sqaroi më tej se kjo ishte vetëm për spitalin covid 1, por ka pasur shtrime në spitale të tjera covid.

“Kohët e fundit u vu re një rritje e lehtë e të shtruarve në spital. Ditën e djeshme ka pasur 14 nga të cilët 4 në QSUT. Dua të sqaroj se ishte rastësi ato dy ditë që nuk na erdhën qytetarë për t’u shtruar në QSUT, por kjo nuk do të thotë që nuk kishim pacientë për 24 orë, sepse qëlloi që pacientët dërgoheshin te spitali COVID 2”, tha Brataj.

LEXO EDHE:  Asambleja e PS në Durrës/ Bylykbashi i “nxjerr bojën” Ramës

LEXO EDHE:  Rama approves the construction of the landfill in Vlora /The winner of tender is Klodian Zoto of the incinerators

Sipas tij, ajo që është pozitive në këtë pikë është fakti se të sëmurët nuk janë aq rëndë dhe qëndrojnë më pak./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vëllai më rrihte me rrip/ Historia e dhimbshme e vajzës nga Gramshi

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Historia ime” ka qenë e ftuar Driola e cila ka rrëfyer se jetonte në Gramsh me familjen e saj dhe në moshën 25 vjeç i kërkoi dorën një djalë nga një fshat, por ajo nuk pranonte se nuk dëshironte që të martohej në fshat.

Fakti që nuk pranonte bëri që të dhunohej rëndë nga i vëllai. Ai ka ushtruar dhunë barbare  ndaj saj me rripin e pantallonave dhe mes plagëve të marra, ajo del nga shtëpia mes natës, hip në një autobus që shkonte në Korçë, aty nisi dhe rrugëtimi i saj.

Driola: Hipa në bagazhin e autobusit sepse thashë që do më kapin dhe do më rrahin prapë. Kur arriti në Korcë, dola nga garazhi, vesh shapkat siç isha me shapka, sy të nxira, turinj të ënjtur. Shkoj në një lokal aty tek agjencia dhe i thashë a më jep një pjatë gjellë se jam pa ngrënë. I thashë që s’kam para, më pa në gjendje të keqe dhe më tha ulu zonjë të të hedh një pjatë paçe.

LEXO EDHE:  Sfidat komplekse që i presin pacientët e shëruar nga Covid-19

LEXO EDHE:  Shënim/ Lulzim Basha shet dhe tradhton protestuesit

 Mirela Milori: Më pas çfarë ndodhi?

Driola: Kur dola tek dera e lokalit më thirri prapë ajo zonja dhe më tha që kishte një llaf. Më tha prit nja 2 orë sa t’i marr lejë pronarit dhe të çoj tek shtëpia.

Më çoi në shtëpi dhe më tha lahu, të të jap e disa rroba. I thashë që nuk hyj dot në dush sepse e kam kurrizin e vrarë dhe uji i ngrohtë nuk më bën mirë.

Mori pastaj ambulancën në telefon, më çoi në spital dhe më çanin flluskat me majë shiringe në trup sepse më ishin bërë dy grusht fluska.

Kafshoja grushtin me dhëmbë nga dhimbja që ndjeja, qëndrova 2 javë në spital. Pasi dola nga spitali, kërkova punë në Korçë,  punova si pastruese në një hotel, kisha drekën dhe kafen falas. I thashë të lutem do më ndihmosh me një dhomë se jam grua për disa ditë derisa të gjej një shtëpi me qira? Po tha dhe më ndihmoi pronari./CNA.al

LEXO TE PLOTE