Connect with Us

Gjykata e Apelit cakton datën/ Ja kur mbahet seanca për Saimir Tahirin

Kronika

Gjykata e Apelit cakton datën/ Ja kur mbahet seanca për Saimir Tahirin

Publikuar

-

Sfidon publikisht Saimir Tahiri: Unë jam prap kampion

Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të zhvillohet në datën 9 prill.

Seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç parashikohet prej masave të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, do zhvillohet brenda ambienteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtur distancën sociale.

Po ashtu mësohet se bashkë me Tahirin seanca do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.

LEXO EDHE:  Çunat e krimit të Saje Qorrit për qellime politike dalin kundër turizmit në Pogradec

Kujtojmë këtu se në shkallën e parë ish-ministri u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”, por dënimi u zëvendësua me lënien e tij në shërbim prove për 3 vjet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti tragjik në Kakavijë/ Flet Haki Çako: Është një situatë e cila nuk është në dorën tonë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Kakavijë/ ” Flet Haki Çako: Është një situatë e cila nuk është në dorën tonë

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në kakavijë, ku një i mitur humbi jetën.
Çako u shpreh se vdekja e fëmijës i cili u shtyp prej ambulancës në afërsi të fshatit Bularat, ishte diçka akasidentale që askush nuk e dëshironte.

Gjithashtu Çako u shpreh se kriza e krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës nuk varet nga shteti shqiptar, megjithëse ky i fundit e konsideron si emergjencë dhe i ka vendosur të gjitha strukturat në gadishmëri për të ndihmuar qytetarët.



“Është një aksident, që në fjalë të parë për sa kohë thuhet aksident mungon dashja, askush nuk e dëshiron. Gjej rastin të ngushullojë familjen e fëmijës së aksidentuar. Të gjithë qytetarët të gjejnë zgjidhjen e duhur në lidhje me portalin apo aksesin që ka hapur qeveria greke, pasi shumica e qytetarëve janë të pajisur me lejeqëndrimi greke. Është një situatë e cila nuk është në dorën e shtetit shqiptar, megjithëse shteti shqiptar po e konsideron emergjencë, të gjitha strukturat janë në gadishmëri në ndihmë të qytetarëve. Vendosja e çadrave të ushtrisë nuk është zgjidhja. Autoritetet janë në kontakt intensiv me palën greke por ne nuk mund të diktojmë çfarë do të bëjnë ata”.- tha Çako./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si u aksidentua për vdekje nga ambulanca i mituri në Kakavijë/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Si u aksidentua për vdekje nga ambulanca i mituri në Kakavijë/ Policia jep detajet

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentit tragjik që ndodhi pak më parë në Kakavijë ku autoambulanca përplasi për vdekje të miturin me iniciale S.N.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se autoambulanca po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ndërsa drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

LEXO EDHE:  Statusi i kunatit të Tahirit për bosin e mafias/ Reagon ish-ministri: E paskan njohur për burrë shteti!

LEXO EDHE:  Tahiri "sulmon" Xhafajn për Policinë e Shtetit

Njoftimi i plotë

Gjirokastër/ Informacion paraprak.



Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ishte në hije me të ëmën, na e vranë para syve”/ Dëshmi tronditëse nga aksidenti që i mori jetën të miturit në Kakavijë

Publikuar

-

Nga

“Ishte në hije me të ëmën, e vrau para syve tanë”/ Dëshmi tronditëse nga aksidenti që i mori jetën të miturit në Kakavijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kakavijë, ku një autoambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë, i cili qendronte me familjen e tij në radhë për të kaluar kufirin.

Fëmija ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa autoambulanca po transportonte një person që ishte ndjerë keq pas orëve të gjata në radhë. Mësohet se fëmija ka qenë në hije së bashku me të ëmën, në momentin kur është marrë përpara nga autoambulanca, shoferi i të cilës është shoqëruar nga ana e Policisë.

LEXO EDHE:  Kur ministri i "Tepelenizimit" të policisë dhe "hashashizimit" të Shqipërisë na krekoset me një kotele



Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat, ndërkohë që paraprakisht raportohet se fëmija ishte 10 vjeç.

LEXO EDHE:  Tahiri “sulmon” Xhafajn për Policinë e Shtetit

“E vrau djalin para syve tanë, e mori zvarrë djalin, ne na hodhi në kanal, djalin e shtypi e vrau, po rrinte me të ëmën në hije. Ishte para nesh, na e vranë para syve”, shprehen të tjerë qytetarë në dëshmitë e tyre dhëna për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE