Connect with Us

Gazeta e Vjollcës e pranon publikisht: Digitalb nuk paguan QKK/ Disa rreshta për Arbenin

Denoncim

Gazeta e Vjollcës e pranon publikisht: Digitalb nuk paguan QKK/ Disa rreshta për Arbenin

Publikuar

-

Sot në mesditë CNA.al raportoi në lidhje me një investigim të plotë të vjedhjes që bëhet nga kompania Digitalb, për të drejtat e transmetimit dhe si pjesë të parë sollëm filmat shqip dhe betejën e kompanisë me QKK (Qendrën Kombëtare të Kinëmatografisë).

Nëpërmjet një portali që e lexon, drejton vetë ish-socialisti, ish-rilindasi, ish-libristi, shkatërrimtari i paepur Arben, i cili paksa i lodhur nga denoncimet e skandaleve ku është përfshirë, i shumë keq përdorur, e ka gjetur focën me shpresën se do shpëtojë nga belaja ku është futur dhe ka kthyer përgjigjen ku pranon se Digitalb nuk i paguan asnjë lekë QKK.

Megjithë inatet e tij dhe mërzinë, Arbeni dhe media e Vjollcës e pranojnë publikisht investigimin e CNA.al, por përgjigjen me justifikimin “ngërç”.
“Digitalb dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK), kanë operuar nëpërmjet një kontrate dhe të gjitha detyrimet janë paguar çdo qindarkë, sipas legjislacionit në fuqi. Në kontratën që kishte Digitalb me QKK-në, përfshihej pagesa për të Drejtën e Distribucionit dhe të Drejtën e Autorit”, raportohet në portal gazetën online që pranon se dikur ka paguar rregullisht.

Por nëpërmjet projektligjit 138, pjesë e ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to” si dhe të Udhëzimit të Ministrisë së Kultures Nr.663, datë 10.10.2017, është krijuar Sporteli Unik për administrimin e të Drejtës së Autorit, SUADA . Për pasojë Digitalb nuk mund të paguante njëkohësisht QKK dhe SUADA, pra, dy herë për të njëjtin shërbim, ky argument i Arbenit kalon nga e drejta e distribucionit vetëm tek e drejta e autorit, të cilat ligjërisht janë krejtësisht të ndryshme. Pikërisht këtu konsistonte edhe investigimi ynë, pse nuk paguhej QKK dhe pretendimet me përplasje për të mos paguar distribucionin.

LEXO EDHE:  "Mos përtoni, vidhni pak me stil"/Ronela Hajati bën deklaratën e fortë

Më tej jepet dhe justifikimi, “Pikërisht këtu qëndron edhe ngërçi, pasi Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK), këmbëngul që të paguhet për të Drejtën e Autorit, pavarësisht se ligji nuk ia lejon këtë gjë. Megjithatë vetë ky institucion, në shkresat e dërguara, e pranon që Digitalb ka të drejtë me pagesat për të Drejtën e Autorit”, por askush nuk thoshte në investigim se Digitalb s’ka paguar të drejtën e autorit, por atë të transmetimit apo distribucionit.

Disa rreshta për Arben dështakun!

Kërcen Arbeni nga belaja dhe vallja po e lodh shumë. Dridhu e spërdridhu sa të duash, kërcëno shantazho dhe denonco kë të duash, investigimi do publikohet i plotë, për të drejtat e autorit, distribucionit por edhe filmat e huaj që vjedh Digitalb. Vazhdo bjeri fort Peleshit, Bodes, Alban Jahos, Sandër Frangajt, Mondit, Samirit, Gimes, kujt dhe si të vijë e mundesh, me turne, mëngjes, drekë darkë. Misioni jonë është e vërteta dhe atë ti se pëlqen, por të ka gjetur vërtet belaja./CNA.al

Përplasja dhe vjedhja/ Digitalb nuk paguan QKK për filmat shqiptarë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Një ndjesë e vonuar, por e pranuar!”/ Berisha publikon mesazhin e socialistit: Haram vota për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili i kërkon falje, që kishte menduar se ishte ai e keqja e këtij vendi.

Qytetari tregon se ka votuar për Edi Ramën, por tani thotë se është ai e keqja e shqiptarëve dhe më tej shton “haram i qoftë vota se po tallet me qytetarët”.

“I dashur Sali Berisha po te shkruaj sepse dua te kerkoj ndjesë sepse kisha menduar se ti ishe e keqja e ketij vendi por sot e kuptova se e keqja e vertetë e ketij vendi dhe e shqiptareve eshte makiaveli Edvin Kristaq Rama. Kisha kohe qe mundohesha qe hiqja barkun sepse jam pak i shendosh por sot kryeministri ne detyre qe ja bej haram voten time tha rri pa ngren qe te ulet edhe barku ja si tallet me ne ai maskara. Vertet qe ju kerkoj ndjes i dashur kryeminister.”-shkruan qytetari.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mësuesve u mbahet gjysma e rrogës/ Zbulohet mesazhi kërcënues

Publikuar

-

Nga

mesuesi frymezues

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një denoncuesi, i cili thotë se qeveria ka vendusur që tiu mbajë gjysmën e pagës mësuesve.

Denoncuesi thekson se u është dërguar një mesazh në WP, ku kërcënohen me prerje rroge nëse nuk firmosin se pranojnë të heqin gjysmën e rrugës.

Berisha shkruan se mesueseve u mbajne gjymen e rroges njelloj si narkodeputeteve dhe narkoministrave!

“Pershendetje Profesor Doktor Sali Berisha . Doktor sot do te dergoj nje sms te cilen na i kane derguar ne WP te gjithe mesuesve te Drejtorise Arsimore Maliq, ku kercenohen per prerje rrogash ose duhet ne nenshkruajme nje deklarate ku te pranojme te na heqin gjysmem e rroges gjoja per ta derguar tek njerezit ne nevoje dhe ti vjedhin per vete njelloj sic vodhen ato leket e dhuruara per termetin, nqs nuk nenshkruajme por pyesin prinder rilindas dhe femije te tyre qe te shpifin per mesuesit kur ti pyese drejtoria.”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali në e-Albania/ Korçarit nuk i japin leje ti dërgojë ushqime gjyshërve

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit në portalin e-albania nuk i kanë dhënë leje të dalë t’iu çojë ushqime gjyshërve.

Qytetari pretendon se ka aplikuar tre herë në e-albania për të lëvizur me makinë për t’iu dërguar gjyshërve ushqim, por leja i është refuzuar.

“I nderuar doktor Sali Berisha, une jam nje qytetar nga Korca. I kam kerkuar leje shtetit ne portalin e-albania 3 here per te levizur me atomjet per tju cuar gjusherve ushqime dhe keta plerat ma refuzojne.
Me aq kam pare une vetem narkotrafikantet kane mare leje per te shitur droge edhe vijne verdalle kur tju doje b…kurse ne nuk na japin leje tju cojmë ushqime gjysherve ne fshat qe ata na kane dhene jete. “-thuhet në denoncim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE