LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Erdhi fundi i botës?”/ Mesazh prekës dhe kuptimplotë nga qyteti i New York-ut

3 Prill 2020, 09:20, Politikë CNA
“Erdhi fundi i botës?”/ Mesazh prekës dhe kuptimplotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa reagon në lidhje me situatën e vështirë që ka krijuar koronavirusi në të gjithë botën, ka publikuar një mesazh prekës nga qyteti i Neë York-ut.

Në mesazh ndër të tjera shkruhet se ]kur sheh rrugët bosh, nuk duhet t?i thuash vetes ?erdhi fundi i botës?.

?Mesazh prekës dhe kuptimplotë nga qyteti i New York-ut:

“Kur hedh vështrimin përreth, dhe sheh rrugë bosh, stadiume bosh, stacione bosh, mos i thuaj vetes ?erdhi fundi i botës?.

Kjo që sheh është akt dashurie. Kjo që po sheh, në këtë hapësirë negative, tregon në fakt sa shumë ne kujdesemi për njëri-tjetrin, për gjyshërit tanë, për vëllezërit dhe motrat tona me imunitet të dobët, për njerëz që nuk i njohim e nuk do ti takojmë ndonjëherë!

Disa do të humbin punën prej kësaj, disa do të humbin bizneset e tyre, dhe disa edhe jetën. Kjo na jep edhe më shumë arsye për tu ndalur një çast kur jemi jashtë duke ecur, apo rrugës për të bërë pazaret, apo duke parë lajmet, dhe duke parë përtej kësaj zbrazëtire, të mrekullohemi me gjithë këtë dashuri. Të na mbushë dhe forcojë shpirtin!

Ky nuk është fundi i botës. Ky është akti i solidaritetit botëror më i jashtzakonshëm që mund të shohim ndonjëherë!”-thuhet në mesazh.

Lajmet e fundit nga