LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dilni në punë se u fshehët për 3 javë”/ Tabaku: Qeveria ka kopjuar keq propozimet tona

3 Prill 2020, 13:18, Politikë CNA
“Dilni në punë se u fshehët për 3 javë”/

Ish- deputetjae PD,  Jorida Tabaku thotë se qeveria dhe autoritetet duhet të dalin në punë pasi u fshehën për 3 javë.

Tabaku thekson se opozita është e gatshme të kontribuojë me konsulencë por deri tani sipas saj qeveria ka kopjuar keq propozimet e PD.

“Ne monitorojmë situatën prej 3 muajsh dhe ka propozime të kopjuara keq. Në krye të punës mos bëjë propagandë por të ndihmojë qytetarët.
Rama mos t?i rriste qytetarëve tarifa dhe taksa, ujin dhe dritat. Veliaj mos 10- fishonte taksat për bizneset në Tiranë, të përpiqej të ndihmonte bizneset ndër vite. Nuk kanë nevojë pensionistët sot për shishe vaj por për mbështetje reale. Tirana ka më shumë mundësi. Koha për të ndihmuar shqiptarët dhe pa menduar për xhepat. Krahasoni çfarë rezultate arriti qeveria e PD dhe çfarë solli kjo. Mos harxho kohë kot me sulme, propagandë e mllefe. Dilni në punë se keni 3 javë që u fshehët dhe kur ne po drejtonim propozimet më vjen mirë që vonë arritët të na ndiqnit. Më vjen mirë që i merrni dhe i përdorni për njerëzit në nevojë.Jemi gati të ofrojmë konsulencën tonë. Le ta lenë baltën për një ditë tjetër. Le të angazhojnë çdo burim të mundshëm në buxhetin e shtetit. T?i thërrasë arsyes dhe të ndihmojë bizneset, të rrisë konsumin dhe të japë likuiditetet në ekonomi. Të marrin shembullin e Kosovës dhe është shembulli më i mirë. Më vjen keq që nuk ulem dot në nivelin e fyerjeve të tij. Kam vetëm një kërkesë, sot të mendojmë për shqiptarët. Anulo koncesionet dhe jepja lekët shqiptarëve dhe bizneseve.?- tha Tabaku në një lidhje me SKyper për News 24.

Lajmet e fundit nga