Connect with Us

Denoncimi-Në Fier, ndihma me listë partie/ Nuk ndihmohen qytetarët në vështirësi

Sociale

Denoncimi-Në Fier, ndihma me listë partie/ Nuk ndihmohen qytetarët në vështirësi

Publikuar

-

Kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi ka akuzuar kryebashkiakun Armando Subashi se po shpërndan ndihma me lista të hartuara nga partia dhe nuk po iu vjen në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Baçi thekson se përzgjedhja e personave që marrin ndihmë, bëhet sipas lidhjeve familjare, që kanë punonjësit e bashkisë, dhe drejtuesit e saj.

Sipas tij, janë me qindra, familje, në nevoje me një prind apo shumë pensionistë të vetmuar, që askush nuk interesohet për ta.

“Bashkia Fier dhe kryetari i emëruar i saj, vazhdojnë propagandën, e tyre bajatë dhe boshe, nën shembullin e kryeministrit rilindas, duke propaganduar, me video, shërbime dhe përkujdesje, për familjet, në nevoje, per familjet, e izoluara dhe në veçanti, për pensionistët.
Është e dukshme tashmë, selektimi, perzgjedhja e tyre sipas, lidhjeve familjare, që kanë punonjësit e bashkisë, dhe drejtuesit e saj.

Janë me qindra, familje, në nevoje, me një prind, apo shumë  pensioniste të vetmuar, që askush nuk interesohet për ta.
Janë të shumta denoncimet dhe shqëtsimet që vijnë nga vet qytetarët, në adrese të PD Dega Fier.
Dhe që mos të akuzohemi, se e bëjmë për kredo politike, gjë që shpesh herë mazhoranca me qëllim të keq, e përdor, me ok e vetë, qytetarëve, dhe për tu ardhur në ndihmë atyre, po ju vemë në dizpozicion, prononcimin e tyre ,publik.
Vito Duraj, pensioniste e vetmuar.
Osman Avdulaj. Pensionist i vetmuar.
Edlira Shametaj, kryefamiljare e sëmurë
Ndiqni videot”, shkruan Baci në një postim në rrjetet sociale,

LEXO EDHE:  Njerëzit me më shumë ndikim në botë/ Time publikon listën me 100 persona

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

E trishtë/ Deputetja poston fotot: Shiko çfarë gjeta në një shtëpi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdarika publikuar fotot e frigoriferit bosh në një familje në Tiranë.

Hajdari ngre alarmin për familjet në nevojë teksa thotë se një pako ushqime nuk i ndihmon këto shtëpi, por duhet një paketë ekonomike mujore.

“Shiko çfarë gjeta në këtë shtëpi në Tiranë. Komplet i braktisur, pa drita dhe pa asnjë mundësi për të dalë nga shtëpia për shkak se ishte me aftësi të kufizuara. Një pako ushqime nuk e ndihmon këtë shtëpi, por duhet një paketë ekonomike mujore për të siguruar nevojat bazike”, shkruan Hajdari.

LEXO EDHE:  Dhunon vajzën e mitur dhe bashkëjetuesen/Arrestohet fieraku

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Partia e Frrokut, kandidat në Tiranë

Prej disa ditësh ajo është angazhuar për të ndihmuar me ushqime disa familje në nevojë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Ushtria zbret në terren e armatosur/ Zhupa: Me kë jemi në luftë se nuk po e kuptoj dot?

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar disa foto të shkrepura sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në foto duket se ushtria ka zbritur në terren, por ajo që bie në sy është se ushatrët janë të armatosur.
Kjo pamje tregon sikur vendi është në një kohë lufte, edhe pse kryeministri Edi Rama e thekson gjithmonë që kjo është një luftë e vërtetë por me armik të padukshëm.

“Sot në bulervardin “Dëshmoret e Kombit”!
Armët pse i kanë keta? Do vrasin virusin?! Me kë jemi në luftë se nuk po e kuptoj dot?”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Çfarë do ndodhë me bursat e studentëve?/ Rama sqaron edhe hapjen e kufijve

Publikuar

-

Nga

Kryeminitri Edi Rama ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me bursta e studentëve në këtë periudhë të vështirë për vendin.

Rama bën me dije se bursat e studentëve që tashmë janë kthyer te familjet e tyre për shkak të gjendjes nuk do të preken.

“Ekselenëtëve nuk do u heqim asnjë qindarkë, pasi i konsiderojmë njerëz me dinjitet që janë mbyllur në shtëpi nga halli i madh. Por as të tjerëve nuk do u heqim bursën, pasi nuk janë atje se nuk duan të shkojnë në shkollë. Ato bursa sot ndihmojnë edhe familjen, patjetër”, sqaroi Rama.

LEXO EDHE:  Dhunon vajzën e mitur dhe bashkëjetuesen/Arrestohet fieraku

LEXO EDHE:  Fier/ Vetëhelmohet 19 vjeçarja

Ndërsa përsa i përket hapjes së kufijve Rama tha: “Ndihem si s’ ka më keq kur duhet t’i them shqiptarëve që nuk mund të vinin dot në Shqipëri për një arsye sa të thjeshtë aq të dhimbshme. Nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe ne nuk kemi më vend për të varrosur njerëz jo si ne Bergamo as si në Iran. Nuk mendoj që cilido prej jush që e keni këtë stres e vini në dyshim që ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik të tjetër dhe veten”./CNA.al

LEXO TE PLOTE