Connect with Us

Bylykbashi nuk ndal akuzat ndaj Ramës/ Sot anulon qeratë nesër do shtetëzojë pronat

Politikë

Bylykbashi nuk ndal akuzat ndaj Ramës/ Sot anulon qeratë nesër do shtetëzojë pronat

Publikuar

-

Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi vijon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me pagesën e qerave.

Sipas Bylykbashit, sot anulon qeratë nesër do shtetëzojë pronat.

Sipas tij udhri për mospagimin e qirave nuk është thjesht një budallek antikushtetues por është forma më e fundit e arrogancës së një Kryeministri që Kushtetuten e ka leckë për këpucët.

“Kontratat e qirave mes privatëve bazohen në Kodin Civil dhe akti normativ ka zero fuqi ‎mbi ato kontrata sepse ai akt nuk pezullon dot Kodin Civil. Kush nuk paguan sot qeratë do të duhet t’i paguajë një me një më vonë vlerën mujore të qerasë. As gjobat sa pesë fishi i qirase nuk kanë asnjë vlerë. Ja, do kalojë gjendja e jashtezakonshme dhe akti normativ do hidhet në kosh, por detyrimi për qerate e papaguara mbetet i pashlyer”, shkruan Bylykbashi.

Sipas tij, nëse ka mosmarrëveshje, përsëri në gjykate do të perfundojne dhe aty akti normativ nuk pi ujë para Kodit Civil, se keshtu ka vendosur Gjykata Kushtetuese që në 2013.

LEXO EDHE:  Rama i uron festat/ Infermierja habit me përgjigjen ndaj Kryeministrit

”Pagesa e qerasë është e padiskutueshme. Qiramarresit nuk mund të detyrohen të paguajnë kamatvonesa, penalitete të tjera apo tu merren garancite e lëna sepse vështirësite janë objektive, të përgjitheshme dhe të paparashikueshme kur u hartuan kontratat. Po të doje, le t’ia ulë Qeveri qiramarresve barrën e qirase duke ia njohur vlerën e qirase si kredi për detyrimet tatimore sic bën Italia. Le t’ia lehtësojë barren duke ua kthyer qiramarresve si subvencion tatimin e fitimit mbi qiratë që qeveria ia merr pronareëve të pronave me qira. Dhe nëse nuk pezullon me ligj taksën e pronës që mbledhin bashkitë, t’i lehtësoje qiramarresit duke i subvencionuar në vlerën takses se pronës që shteti ua merr pronarëve dhe që këta të fundit e shkarkojne tek vlera e qerasë”, shkruan mes të tjerash Bylykbashi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Boll me fyerje dhe sulme ordinere”/Basha ultimatum qeverisë: Anulloni menjëherë koncesionet!

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se kanë kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën.

Sipas Bashësm fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën.

Basha i bën thirrje qeverisë të anullojë menjëherë koncesionet të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë.

“Për tju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.‬

LEXO EDHE:   Akuza për minimin e reformës në drejtësi/ “Kryeministër a ke vesh të dëgjosh”?

LEXO EDHE:  Mezini thirrje anëtarëve të kryesisë së PD: Ngrini zërin! Me këtë formë të partisë nuk…

‪Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve. ‬

‪Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dilni në punë se u fshehët për 3 javë”/ Tabaku: Qeveria ka kopjuar keq propozimet tona

Publikuar

-

Nga

Ish- deputetjae PD,  Jorida Tabaku thotë se qeveria dhe autoritetet duhet të dalin në punë pasi u fshehën për 3 javë.

Tabaku thekson se opozita është e gatshme të kontribuojë me konsulencë por deri tani sipas saj qeveria ka kopjuar keq propozimet e PD.

“Ne monitorojmë situatën prej 3 muajsh dhe ka propozime të kopjuara keq. Në krye të punës mos bëjë propagandë por të ndihmojë qytetarët.
Rama mos t’i rriste qytetarëve tarifa dhe taksa, ujin dhe dritat. Veliaj mos 10- fishonte taksat për bizneset në Tiranë, të përpiqej të ndihmonte bizneset ndër vite. Nuk kanë nevojë pensionistët sot për shishe vaj por për mbështetje reale. Tirana ka më shumë mundësi. Koha për të ndihmuar shqiptarët dhe pa menduar për xhepat. Krahasoni çfarë rezultate arriti qeveria e PD dhe çfarë solli kjo. Mos harxho kohë kot me sulme, propagandë e mllefe. Dilni në punë se keni 3 javë që u fshehët dhe kur ne po drejtonim propozimet më vjen mirë që vonë arritët të na ndiqnit. Më vjen mirë që i merrni dhe i përdorni për njerëzit në nevojë.Jemi gati të ofrojmë konsulencën tonë. Le ta lenë baltën për një ditë tjetër. Le të angazhojnë çdo burim të mundshëm në buxhetin e shtetit. T’i thërrasë arsyes dhe të ndihmojë bizneset, të rrisë konsumin dhe të japë likuiditetet në ekonomi. Të marrin shembullin e Kosovës dhe është shembulli më i mirë. Më vjen keq që nuk ulem dot në nivelin e fyerjeve të tij. Kam vetëm një kërkesë, sot të mendojmë për shqiptarët. Anulo koncesionet dhe jepja lekët shqiptarëve dhe bizneseve.”- tha Tabaku në një lidhje me SKyper për News 24.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tenderi për paisjet respiratore/ Skandal apo zhurmë konkurentësh?!

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë në kuadër të masave për përballimin e Covid-19 dy javë më parë shpalli një tender për vendosjen e respitatorëve, të cilët vlerësohen si paisjet kryesore në këtë kohë pandemie.

CNA.al pas zhurmës të krijuar dhe akuzave për disa ditë invetigoi proçedurën dhe çfarë kishte ndodhur realisht.

Objekti i tenderit ishte sipas dokumentave zyrtare “Furnizim vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për covid-19”.

Në datën 17 mars Autoriteti kontraktor Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka çuar ftesat për ofertë.

Kuptohet që koha e lënë ka qenë mjaft e shkurtër kjo dhe për shkak të emergjencës. Koha e zhvillimit dhe levrimit duhet të ishte e shpejtë. Të nesërmën në 18 mars, pra brenda një dite u dorëzuan tek autoriteti 13 oferta, nga kompani të ndryshme.

Sipas të dhënave vlerësimi është bërë në bazë të sistemit të pikëve, ku kriteret që kishin më shume pikë ishin Oferta ekonomikisht me e Favorshme dhe afati i lëvrimit.

Institucioni bën renditjen por dy prej kompanive të renditura në krye tërhiqen nga gara. Pikërisht në datën 19 tërhiqet kompania e parë në renditje dhe më pas riklasifikohet rradha e kompanive dhe fitues shpallet një kompani e cila ofron 500 milionë lekë më pak dhe kohë më të shkurtër. Subjekti është TBS 96, një kompanie e njohur gjërësisht në fushën elektronike dhe prej më shumë se dy vjetësh partnerme një kompani gjermane që operon në fushën e paisjeve mjekësore.

Pra fituesi, duket qartë që ka ardhur në atë renditje për shkak të një klasifikimi me pikëzim, me dy prioritete çmim dhe afat. Pas tërheqjes të dy kompanive të cilat nuk mund të siguronin dot lëvrimin e paisjeve në kohën më të shpejtë të kërkuar, është shpallur fitues kompania e tretë.

Por mesa duket shumë subjekte, pra biznese në pakënaqësi që nuk kanë mundur të rrëmbjenë çfarë duan kanë filluar tashmë të ngrenë një zhurmë. Dokumentat tregojnë qartë vlerën dhe kohën e levrimit.

Dje vetë ministrja e Shëndetësisë, Manastirlliu njoftoi se kompania kishte sjellë 5 paisjet e para në një kohë rekord dhe ato ishin montuar në spitalin Shefqet Ndroqi, i quajtur edhe spitali Covid-2. Levrimi dhe montimi i tyre bëhej në kushtet e një pandemie dhe krize globale, kur furnizimi dhe transporti e ketyre pajisjeve është bërë pothuajse i pamundur.

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen sekretari i PD-së/ Zbardhet letra

LEXO EDHE:  Mezini thirrje anëtarëve të kryesisë së PD: Ngrini zërin! Me këtë formë të partisë nuk…

Kush është fituesi? Kinez apo gjerman?

Për të mbyllur përfundimisht çdo tymnajë të ngritur në mënyrë abuzive mesa duket nga konkurentë në këtë procedurë bëmë një tjetër investigim, sipas ofertave të paraqitura dhe me partnerët dhe prodhuesit që do të sillnin paisjet në Shqipëri, pasi ato nuk prodhohen në vendin tonë.

Kompania që prodhon respiratorët e vendosur në Shefqet Ndroqi është kompani gjermnae e çertifikuar për prodhimin e paisjeve mjekësore. Sipas dokumentave ajo është AXENT MEDICAL GbmH kompani gjermane të cilën e verifikuam në faqen e saj zyrtare të internetit ku çdokush mund të shohë dhe gjejë informacion mbi produktet e saj dhe çfarë përfaqëson kjo kompani. Faqja është

https://www.axcentmedical.com

CNA.al shkoi më tej dhe pas një verifikimi rezulton se çmimi për keto pajisje është 4 fishuar nga koha e zhvillimit të tenderit në Shqipëri, dhe afatet e lëvrimit i kanë kaluar 2-3 muaj.

Këto fakte të verifikuara nga CNA.al rrëzojnë poshtë çdo zhurmë ngritur në këtë kohë pandemie, dhe kur diçka është e pastër kërkohet të ndotet me çdo kusht. Faktet janë të qarta, gjithkush mund ti verifikojë ato për të lexuar të vërtetën e këtij tenderi që bëhet për të shpëtuar jetë dhe jo për të fituar para disa abuzues tenderash./ CNA.al

Manastirliu zbulon marrëveshjen/ “Brenda muajit vijnë edhe 50 respiratorë të tjerë”

LEXO TE PLOTE