LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vol-Vo 4/ Arrestohet në Tiranë 52 vjeçari i shpallur në kërkim

2 Prill 2020, 07:31, Kronika CNA
Vol-Vo 4/ Arrestohet në Tiranë 52 vjeçari i shpallur në

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg? për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga