LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndante heroinë/ Arrestohet 52- vjeçari, u kap me 82 doza, para dhe armë

2 Prill 2020, 07:45, Kronika CNA
Shpërndante heroinë/ Arrestohet 52- vjeçari, u kap me 82 doza,

Një 52- vjeçar është arrestuar pasi shpërndante doza heroine në qytetin e Gramshit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh dhe Prokurorinë e Elbasanit, pas një pune të mirëfilltë operative dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit, ka finalizuar operacioni policor ?Gramshi?, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.D., 52 vjeç, lindur dhe banues në Gramsh, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në bazë të informacioneve operative të grumbulluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme se ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojit heroinë në qytetin e Gramshit. Pas hetimit disamujor u arrit të kapet në flagrancë, si dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

82 doza me lëndë narkotike heroinë, 113.700 lekë, dy thika, dy aparate celular dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t`i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive?.

Lajmet e fundit nga