LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë flet për të prekurit/ Kërkon vëmendje për stafin mjekësor

2 Prill 2020, 20:14, Lifestyle CNA
Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë flet për të

Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT Mentor Petrela, tha se koronavirusi nuk është pandemi por epidemi, pasi kujtoi gripin e Hong Kogut
“Kemi disa epidemi virale në kujtesën e vendit tonë. Kemi epideminë e H3N2, gripi i Hong Kongut i viteve ’68-’69 që u fut përmes specialistëve kinezë. Në 2 muaj ka pasur 300 të vdekur në Tiranë. Nuk arrinin mjetet e funeraleve dhe të afërmit dhe filluan të bëheshin varrimet në orën 10, që nuk ishte zakon. Ka qenë dhe epidemia jo virale e kolerës në ’94, me 36 të vdekur. Dhe epidemia virale e poliomelitit që ka pasur 4 të vdekur. Flasim për epidemi dhe jo pandemi. Pandemi ka qenë gripi i Hong Kongut”, u shpreh ai studion e Rtv Ora.
Petrela deklaron se karantinimi i qytetarëve ka qenë një zgjedhje e mirë, ndërsa tregoi edhe për gjendjen e të sëmurëve.
“4 të sëmurë janë në respiratorë te Infektivi. 3 janë në Neurokirurgji, nga të cilët dy janë 17 dhe 18 vjeç”, tha ai.
Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë kërkoi që t’i kushtohet shumë vëmendje stafit mjekësort, pasi theksoi se ata janë më të rrezikuarit.
“Profesionistët e shëndetësisë janë ata më të rrezikuarit. Të mos harrojmë se këta profesionistë të shëndetësisë janë kudo të rrezikuar jo vetëm nga koronavirusi por të gjithë infeksionet e tjera spitalore që mund të dëmtojnë dhe jetën e tyre. Janë të rrezikuar edhe nga rrezatimet. Duhet tu kushtohet një vëmendje sociale më e madhe në të gjitha kohërat”, nënvizoi Petrela./ CNA.al

Lajmet e fundit nga