LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Regjistrohet një tjetër i infektuar me COVID-19 në Kosovë

2 Prill 2020, 16:43, Kosova & Bota CNA
Regjistrohet një tjetër i infektuar me COVID-19 në Kosovë

Një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar ditën e sotme në Kosovë nga Instituti Kombëtar i shëndetësisë Publike të Kosovës.

ISHKPK bën me dije se sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një prej të cilëve rezultoi pozitive.

Raportohet se pacientja është nga Korisha e Prizrenit, ndërsa autoritetet po gjurmojnë të gjitha kontaktet dhe do të testojnë personat që ka takuar përgjatë këtyre ditëve.

IKSHPK i bën apel qytetarëve të mbajnë distancë nga njëri-tjetri dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare”, thuhet në njoftim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga