LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”/ Manastirliu me stafin e COVID 2: Rrisim kapacitetet

2 Prill 2020, 13:13, Lifestyle CNA
Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”/

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 ?Shefqet Ndroqi?, ku janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.

?Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me rradhë, sipas porosive?, u shpreh Manastirliu.

Dr. Alma Cami, shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin ?Shefqet Ndroqi? dhe stafi i mjekëve dhe infermierëve vlerësuan mbështetjen e Ministrisë për shtimin e respiratorëve.

?Ishte më se e nevojshme kjo mbështetje nga ana juaj do të jetë në shpëtim të jetës së qytetarëve dhe në shërimin e tyre natyrisht. Ne do të jemi suporti i spitalit infektiv, të cilët janë të parët dhe kanë dhënë kontribut maksimal. Ne jemi mbështetje sekondare për zgjidhjen e rasteve që do të vinë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme?, u shpreh dr. Cami nga spitali ?Shefqet Ndroqi?.
Aktualisht në spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19, e cila ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19.

Lajmet e fundit nga