Connect with Us

“Nuk i kemi të gjithë pjestarët e familjeve drejtora”/ Murrizi nuk heq dorë nga gjysma e pagës

Politikë

“Nuk i kemi të gjithë pjestarët e familjeve drejtora”/ Murrizi nuk heq dorë nga gjysma e pagës

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, është shprehur kundër vendimit të Byrosë së Kuvendit për përgjysmimin e pagave të deputetëve për një periudhë tre mujore në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës që ka krijuar COVID-19 në Shqipëri.

Ai shprehet se nuk është dakord, pasi jo të gjithë janë përfitues tenderash dhe jo të gjithë i kanë të gjithë pjesëtarët e familjeve drejtorë në çdo cep të administratës ku ka për të vjedhur e rroga të majme.

“Nuk jam fare dakort per pagen se nuk jemi te gjithe perfitues tenderash dhe jo te gjithe i kemi te gjithe pjestaret e familjeve drejtora ne çdo cep te administrates ku ka per te vjedhur e rroga te majme. Me parat qe me takojne mua e di une se ke duhet te ndihmoj se nuk jam soj sez pa njerez te aferm miq e shoke qe ne kete kohe kane nevonje per buk.

LEXO EDHE:  Projektligji për Teatrin Kombëtar/ LSI “sulmon” Qeverinë

Pallavrat se shpetohen Shqiptaret me gjysem page te deputeteve jane gjelle bajate per mua. 122 deputet dhe 5 ministra jo deputet nga 400 euro gjysma e pages bejne gjithsej 50 mij euro. Pse kjo e zgjidh kete situate???? A ka mundesi te mos na hapni barkun me nisma revolucionare??” shkruan ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Deputetët janë të nënshtuar ndaj kryetarit”/ Mentor Kikia: Çdo Parlament do jetë më i mirë se ky që është

Publikuar

-

Nga

“Deputetët janë të nënshtuar ndaj kryetarit”/ Mentor Kikia: Çdo Parlament do jetë më i mirë se ky që është

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar mbrëmjen e sotme zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, nga të cilat PS arriti të merrte mandatin e tretë.

Në një intervistë për A2 Kikia u shpreh se shqetësim është integriteti publik për ata që shkojnë në Parlament, duke shtuar se problem i deputetëve shqiptarë është nënshtrimi ndaj kryetarit dhe u mungon kurajoja për të kundërshtuar një ligj apo vendim që bie ndesh me interesin publik.

Sipas tij, ky Parlament do të jetë shumë më i mirë se Parlamenti që po lëmë pas.

Parlamenti detyrën parësorë e ka bërjen e ligjeve dhe njerëzit që vijnë nga jurisprudenca, janë të domosdoshëm, por përtej profesionit që ka secili prej ligjvënësve ata duhet të kenë një staturë publike. Parlamenti nuk është akademi shkencash, që të kemi ajkën e shoqërisë apo inteligjencën. Ata janë përfaqësues të popullit më shumë se elita e kombit.

Është një kategori profesionistësh që udhëheqin procesin e ligjbërjes por ajo që më shqetëson është integriteti publik. Njerëz që pavarësisht statusit profesional kur shkojnë në parlament nuk janë asgjë më shumë se njerëz të bindur të kryetarit, kjo e zhvlerëson këtë njeri.

Mua më duhet njeriu me integritet që kur qeverisa sjell një ligj që bie ndesh me interesat e publikut të kenë kurajon publike e qytetare që kjo nuk bën dhe duhet ndrequr. Por na rezulton që janë të nënshtruar nga vullneti i kryetarit dhe nuk na hyn në punë diploma, nëse do flasim për cilësi parlamenti. Çdo parlament do jetë më i mirë se ky që po lëmë“, tha ai për A2./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Publikuar

-

Nga

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Nënkryetari i LSI-së dhe drejtuesi politik për këtë parti në qarkun e Vlorës, është rikthyer në qytetin bregdetar pas përplasjeve me Petrit Vasilin dhe injorimit të Monika Kryemadhit.

Pavarësisht se nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit, Rama ka falenderuar koordinatorët dhe shtabet elektorale të LSI-së me të cilin punoi gjatë fushatës.

Në një status në rrjetet sociale, ai deklaron se ekipet e LSI-së janë të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm.

“Përsëri në Vlorë: Mirënjohje për angazhimin dhe punën me përkushtim. Përsëri në Vlorë, për të falenderuar me gjithë zemër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.

Pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar.

I detyruar përulësisht ndaj të gjithë veprimtarëve të LSI-së dhe qytetarëve të Vlorës, Sarandës, Himarës, Selenicës, Delvinës, Finiqit dhe Ksamilit, unë nuk do të resht së foluri për problemet e tyre, për të përligjur respektin dhe mbështetjen e me zemër që më dhanë”, shkruan Luan Rama./ CNA.al

Petrit Vasili e “nxjerr jashtë loje”/ Luan Rama: Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri tani janë trajtuar së bashku në rrugën e intergimit Europian.

Por problemet me të cilat Shkupi është përballur kohët e fundit me Sofjen, për shkak të çështjeve të një konteksti historik, BE mund të detyrohet të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë, në vend të të dy vendeve.

Në një prononcim për mediat në Bruksel, mundësia që diçka e tillë të ndodhte u la e hapur nga Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Vlerësimi ynë është se të dy vendet, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Shpresoj se do të jemi në gjendje të kemi konferencat e para ndërqeveritare në qershor të këtij viti. Nëse hasim përsëri në vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë se do jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të arritur në një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, atëherë do të shfaqet pyetja, nëse mund të shkojmë përpara vetëm me Shqipërinë, dhe ne do të duhet ta marrin në konsideratë këtë. Mund të jetë një opsion”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE