LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

2 Prill 2020, 06:10, Sociale CNA
Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Dita e sotme do të sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Orët me diell do të mbizotërojnë në të gjithë territorin. Në orët e mëngjesit do të ketë prezencë të mjegullës së dendur kryesisht nëpër lugina. Era do të jetë nga kuadrati i veriut 2-10m/s, përgjatë vijës bregdetare deri në 15m/s.

Ajo që vlenë për tu theksuar janë temperaturat në vlerat minimale të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku pothuajse i gjithë vendi do të jetë në vlera negative.

Më konkretisht:
në zonat malore -5ºC deri në 5ºC
në zonat e ulëta -2ºC deri në 14ºC
në zonat bregdetare 2ºC deri në 15ºC

Lajmet e fundit nga