Connect with Us

Mjekët shqiptarë nëpër botë hapin spitalin virtual/ Shihni si funksionon ai

Shëndeti

Mjekët shqiptarë nëpër botë hapin spitalin virtual/ Shihni si funksionon ai

Publikuar

-

COVID – 19 është duke i shkaktuar njerëzimit dëme të jashtëzakonshme në shumë drejtime. Por në këto kohë të vështira për të gjithë ne, po kaq i dëmshëm është edhe kaosi informativ që po shoqëron korona virusin. Me dhjetëra fake news janë shpërndarë këto javët e fundit në shumë shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë.

Ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që shtyu një grup mjekësh shqiptarë që jetojnë e punojnë në disa shtete të botës të krijonin një platformë informative mbi COVID – 19. Atyre ju pëlqen ta cilësojnë “spital virtual” dhe jo pa qëllim. Një nga mjekët e kësaj iniciativë të quajtur Milano për Shqipërinë, sqaron për Euronews Albania, si funksionon ajo.

Mjeku Besart Çuko, na tregon se përgjigjet nga mjekët do të jepen në kohë reale dhe ata janë disponibël 24 orë në 24. Platforma është në shqip në mënyrë që të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë ta kenë të lehtë ta përdorin. Mjeku pohon për Euronews Albania, se numri i profesionistëve që po bëhen pjesë e platformës po shtohet çdo ditë e së fundmi edhe me profesione të tjera që lidhen me përballimin e kësaj situate.

Një i tillë është profesioni i psikologëve. Në ditët e karantinës, një pikë e rëndësishme që duhet mbajtur parasysh është edhe shëndeti mendor. Ndaj në platformë qytetarët mund të bëjnë pyetje edhe në këtë drejtim si psh si mund të kujdesemi për shëndetin mendor, sa të rrezikuar jemi në këto kohë nga ky izolim etj.

LEXO EDHE:  Zbuloni se si duket tani ‘fëmija më i bukur në botë’

Mjekët kanë vendosur që me rotacion të jenë online për t`ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të njerëzve, në mënyrë profesionale dhe bazuar mbi fakte të vërtetuara shkencërisht. Ata gjithashtu do të ndajnë edhe eksperiencat e tyre nga vendet ku punojnë që janë në fakt edhe shtetet më të prekura nga COVID – 19, si Italia dhe Spanja.

Informacionet që do të ofrohen në platformë janë falas. Mjeku Çuko pohon se kjo është parë si një mundësi e mirë nga mjekët për t`ju shërbyer në njëfarë mënyre bashkëatdhetarëve edhe pse në distancë.

Pandemia e coronavirus, nxori ne pah numrin e lartë të shqiptarëve që punojnë si mjekë, infermierë, studiues apo drejtues departamentesh në institucione shumë të rëndësishme në të gjithë botën.

Ndaj edhe këto kohë shqiptarët janë ndjerë krenarë për punën e tyre dhe njëkohësisht të keqardhur që ata janë larguar nga vendi. Ndërsa iniciativa të tilla janë një shërbim më shumë nga këta mjekë për bashkëatdhetarët e tyre në Shqipëri dhe jo vetëm.

Platfoma është funksionale në adresën www.milanomedical.eu/milano-per-shqiperine/

Por edhe në rrjetet sociale facebook, instagram dhe youtube ku mund ta gjeni me përshkrimin milanomedical.

Më poshtë video që mjeku Besart Çuko na ka nisur me sqarimin se si funksionon kjo platformë./Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Sa kafe në ditë janë të domosdoshme për shëndetin tuaj?

Publikuar

-

Nga

Sa kafe në ditë janë të domosdoshme për shëndetin tuaj?

Gjatë shekullit të 17-të, pirja e kafesë dënohej me vdekje. Në atë kohë, besohej se kishte efekte që ndryshonin mendjen. Për fat të mirë, tani ne mund të pimë kafe sa të duam, dhe shumëllojshmëria e përbërjeve që përmban ajo është provuar se ka përfitime për shëndetin tonë. Por ka pasur ende shumë diskutime rreth asaj se sa kafe duhet të pimë gjatë një dite.

Sasia e duhur e kafesë përmirëson shëndetin e zemrës tuaj.

Një grup  shkencëtarësh nga Gjermania kanë zbuluar se kafeina bën që qelizat në enët tona të gjakut të reagojnë në një mënyrë të caktuar. Përmirëson mënyrën e funksionimit të këtyre qelizave dhe i bën ato të performojnë si ato më të reja. Studiuesit besojnë se sasia optimale e kafesë që na duhet për ta mbajtur zemrën më të re për më gjatë është  4 filxhanë në ditë.

Pirësit e kafesë jetojnë më gjatë.

Gjatë viteve, studiuesit kanë vërejtur se pirësit e rregullt të kafesë kanë më pak të ngjarë të preken nga kushte të ndryshme shëndetësore. Lista përfshin sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, lëndimet, sëmundjet e frymëmarrjes, infeksionet dhe diabetin. Një studim masiv i 400,000 njerëzve në SH.B.A. zbuloi se njerëzit që pinë kafe në baza ditore kishin më pak të ngjarë të vdisnin nga ndonjë shkak sesa njerëzit që ndërpresin kafeinën.

LEXO EDHE:  Zbuloni se si duket tani ‘fëmija më i bukur në botë’

LEXO EDHE:  Covid- 19/ Vdekjet mbeten të larta në Shqipëri, shqetësuese situata në spitale

Por mos e teproni.

Njerëzit që pinë rregullisht shumë kafe mund të përgatiten për disa ndërlikime shëndetësore. Pirja e më shumë se 6 ekspres çdo ditë mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës deri në 22%, sipas një  studimi.

Çfarë e bën kafenë tuaj jo të shëndetshme?

Nëse jeni duke pirë më shumë se 6 filxhanë kafe në ditë, nuk është vetëm kafeina që mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Shumë adhurues të kafesë ngarkojnë pijet e tyre me sheqer dhe krem ​​që shtojnë kalori dhe yndyrë, të cilat nga ana tjetër mund të çojnë në çështje të mundshme shëndetësore. Ndërsa është e vërtetë që sasia e duhur e kafesë së zezë zvogëlon rrezikun e diabetit, duke shtuar ëmbëlsues, krem ​​dhe aromatizues mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.

Si të matni marrjen e kafeinës?

Kafeja nuk është burimi i vetëm i kafeinës. Mund të gjendet gjithashtu në çaj dhe disa ushqime të tjera . Ju mund të përdorni llogaritës në internet të kafeinës për të kuptuar se sa nga ky stimulues konsumoni çdo ditë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rriten sërish shifrat, pozitivë 660 qytetarë/ Arrin në mbi 1260 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat/ Arrin në mbi 1260 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3695 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Covid- 19/ Vdekjet mbeten të larta në Shqipëri, shqetësuese situata në spitale

LEXO EDHE:  Zbuloni se si duket tani ‘fëmija më i bukur në botë’

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (14 Janar 2021)

Raste të reja ditore        660

Të shëruar në 24 orë      386

Të shtruar në spitale      271

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore               3695

Testime totale            304,108

Raste pozitive             65,994

Raste të shëruara       39,246

Raste Aktive                25,487

Humbje jete                 1261

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14720

Fier        1846

Shkodër   1388

Durrës  1390

Lezhë    1023

Vlorë     1032

Korçë                    933

Elbasan  966

Berat     827

Dibër     528

Gjirokastër 463

Kukës    371

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Anosmia/ Pse personat e infektuar me Covid humbasin ndjesinë e nuhatjes

Publikuar

-

Nga

Anosmia/ Pse personat e infektuar me Covid humbasin ndjesinë e nuhatjes

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Një nga simptomat më karakteristike të Covid-19 është anosmia, ose humbja e nuhatjes.

Por kjo nuk vlen për të gjithë pacientët.

Sipas studiuesve francezë, kjo do të ndikonte dhe do ishte shenje e formave më të lehta të sëmundjes.

Nëse prekeni nga Covid-19 dhe keni humbur nuhatjen tuaj, ky nuk është domosdoshmërisht një lajm i keq. Kjo mund të tregoje që ju keni kontraktuar një formë të lehtë të koronavirusit.

Ështe venë re, se prevalenca e pacientëve të prekur nga mosfunksionimi i nuhatjes ishte 85.9% në raste të lehta, 4.5% në raste të moderuara dhe 6.9% në raste të rënda deri në ato kritike.

Kohëzgjatja mesatare e kësaj anosmie të raportuar nga pacientët ishte 21 ditë mesatarisht. Por gati një e katërta e pacientëve nuk e morën përsëri nuhatjen e tyre deri në … 60 ditë pasi e humbën atë.

LEXO EDHE:  Covid- 19/ Vdekjet mbeten të larta në Shqipëri, shqetësuese situata në spitale

LEXO EDHE:  Jahti më i madh dhe luksoz në botë/Njihuni me "çmendurinë" e kompanisë norvegjeze

Neuronet e demtuara!

Në origjinë të kësaj humbje të nuhatjes, është një inflamacion në mjedisin e neuroneve të nuhatjes, i cili do t’i bënte ata të paarritshëm nga molekulat e erës, dhe madje do t’i dëmtonte.

“Ky mekanizëm do të shpjegonte gjithashtu pse anosmia ndonjëherë zgjat më shumë se vetë Covid-19!”

“Pasi të shpëtohet nga virusi, trupi duhet të zëvendësojë neuronet e nuhatjes të dëmtuara gjatë infeksionit me të reja, të krijuara nga një rezervë e qelizave burimore. ”

 

LEXO TE PLOTE