Connect with Us

Koronavirusi, e bën të domosdoshme një strategji të qartë të BE drejt Ballkanit Perëndimor

Blog

Koronavirusi, e bën të domosdoshme një strategji të qartë të BE drejt Ballkanit Perëndimor

Publikuar

-

Nga Alisa Muzergues “Emerging Europe”

Në kushte normale, lajmi i shumëpritur pozitiv, se vendet anëtare të Bashkimit Evropian kishin arritur një marrëveshje politike për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me dy shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ishte një titull kryesor në shumicën  e mediave në Evropë.

Mjerisht, ky zhvillim mbeti në hije për shkak të pandemisë së Covid-19, që deri më tani ka shkaktuar mbi 35 mijë të vdekur në mbarë botën. Ndërsa aftësia e Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur krizës është e kufizuar nga Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian, i cili parashikon se shëndeti publik është kompetencë e shteteve anëtare, është e qartë se unioni duhet të përpiqet para së gjithash të zbusë ndikimin socio-ekonomik të epidemisë së koronavirusit.

Vlen të përmendet se ekspertët vlerësojnë se ndikimi i Covid-19, është potencialisht më i rëndë se sa kriza financiare e vitit 2008. Prandaj, pavarësisht ambicieve të BE-së për të luajtur një rol më të madh në skenën globale, lindin pyetjet:A do të jetë BE-ja në gjendje të përballojë krizat e brendshme, dhe të përmbushë pritshmërinë e fqinjëve të saj, duke e stabilizuar situatën në rajon? Apo do të mbingarkohet sërish nga problemet e brendshme dhe axhendat kombëtare konkurruese, duke i lënë hapësirë aktorëve të palëve të treta si Kina dhe Rusia, që të mbushin boshllëkun në kufijtë e saj?

Koha është thelbësore, dhe Ballkani Perëndimor që është më pak elastik për të përballuar krizën aktuale dhe pasojat e tij, do të kërkojë një mbështetje të fortë ndërkombëtare. Që nga 29 marsi, numri i rasteve të raportuara me Covid-19 në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor i tejkaloi 1.000, me Serbinë që regjistroi rastet më të shumta:741 raste të regjistruara, dhe 13 vdekje të raportuara. Qeveria serbe, ka vendosur masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur kufijtë e saj, përveç qarkullimit të mallrave, dhe duke vënë në zbatim një shtetrrethim që hyn në fuqi nga ora 5 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit, dhe që është edhe më i rreptë gjatë fundjavave kur fillon në orën 3 të padites.

Imazhet mbresëlënëse të Panairit të Tregtisë në Beograd, që është shndërruar tashmë nga ushtria në një spital të improvizuar me 3.000 shtretër të gatshëm, për të pritur njerëz me simptoma të koronavirusit, kanë bërë xhiro në të gjitha mediat sociale.

Por ndërkohë, ka pasur edhe zhvillime të tjera të cilat kanë tërhequr vëmendjen dhe habinë e partnerëve perëndimorë. Më 15 mars, pasi shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha në një konferencë për shtyp se i kishte kërkuar ndihmë Kinës, për të cilën ai pretendoi se ishte shpresa e vetme për Serbinë, pasi BE-ja kishte vendosur të kufizonte eksportin e disa pajisjeve mjekësore mbrojtëse.

Vuçiç, i njohur për aleancat e tij fluide në politikën e jashtme, theksoi se “solidariteti evropian nuk ekziston, ai është thjesht një përrallë në letër”. Disa ditë më vonë, në Serbi mbërritën 6 mjekët kinezë, që sollën me vete materiale mjekësore. Ata u mirëpritën në aeroport nga presidenti Vuçiç.

LEXO EDHE:  “Përgjaket” Shqipëria/ Shifrat alarmante të vrasjeve në një vit

Ai e përshëndeti secilin prej tyre me një “përshëndetje me bërryl”, dhe madje puthi flamurin kombëtar kinez “për të shprehur mirënjohjen e tij të thellë”. Lajmi u raportua me krenari nga televizioni shtetëror kinez i lajmeve CTGN. Reagimi i Bashkimit Evropian ishte i menjëhershëm. Ambasadori i BE-së në Beograd Sem Fabrizi deklaroi në profilin e në Twitter, se BE-ja është donatorja, investitorja dhe partneri kryesore tregtar i Serbisë. Për më tepër, Fabrizi tha se ishte aprovuar një donacion prej 7.5 milion eurosh, që Brukseli jep ndaj Serbisë për të luftuar koronavirusin, ndërsa njoftoi se ndihmat mjekësore do të mbërrinin me avion javën tjetër.

Ndërkohë më 25 mars, si pjesë e mbështetjes së BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, u alokua një paketë e mëtejshme ndihme financiare prej 93 milionësh euro për Serbinë, përfshirë 15 milionë euro për blerjen e menjëhershme të pajisjeve mjekësore, dhe 78 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike.

Përkundër faktit se BE është deri tani donatorja më e madhe për Serbinë, me më shumë se 3.6 miliardë euro grante të dhëna gjatë 18 viteve të fundit, përmes fondeve të para-pranimit në union, dhe burimi i 70 për qind të investimeve, shumica e serbëve beson sipas një sondazhi qeveritar se Kina dhe Rusia janë dy investitorët kryesorë të huaj, shumë përpara Gjermanisë.

Federata Ruse, një tjetër lojtare e njohur për marrëdhëniet e saj historikisht të ngrohta me Serbinë, dhe e cila është duke u përpjekur gjithashtu për të zgjeruae ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është fajësuar nga Brukseli për përhapjen e dezinformatave mbi koronavirusin, për të mbjellë enkas panik në Perëndim.

Task-forca East StratCom, ka vërejtur praninë e shumë lajme të rreme dhe dezinformimeve në lidhje me Covid-19 në mjedisin informativ të Ballkanit Perëndimor. Rasti i Serbisë tregon se si perceptimet i kanë kapërcyer faktet, dhe që kjo gjë duhet të shërbejë si një mësim për përfshirjen e ardhshme të BE-së në rajon.

Ndikimi i Kinës, Rusisë dhe lojtarëve të tjerë në Ballkanin Perëndimor, nuk do të bjerë së shpejti, përkundrazi. Shembulli i Serbisë, mund të frymëzojë edhe liderë të tjerë politikë në vendet fqinje. Prandaj, nëse BE aspiron vërtet të jetë një fuqi gjeopolitike, ajo duhet që të fillojë ta projektojë atë, dhe të ketë një strategji të qartë dhe të parashikueshme mbi lagjen e saj të afërt, sidomos tani me krizën e shkaktuar nga Covid-19./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Nga shpikja e bujqësisë tek interneti/ Ja vitet që e ndryshuan historinë e njerëzimit

Publikuar

-

Nga

Nëse e imagjinoni për një moment gjithë historinë njerëzore si një album muzikor, cilat do të ishin vitet “hite” pra ato më të rënndësishme? Ato janë sigurisht të shumta, por disa janë shumë më të rëndësishme së të tjerat.

10.000 Para Krishtit: Revolucioni Neolitik shpiku qytetërimin

Në atë vit, njerëzimi la në plan të dytë gjuetinë, dhe filloi të merret me shumë më bujqësi. Fermat çuan gradualisht në lindjen e qyteteve, tepricave në prodhim, rritjen e popullsisë, dhe në fund tek ajo që sot e quajmë civilizim.

Rreth vitit 3.200 Para Krishtit:Llogaritarët shpikën shkrimin

Skribët, llogaritarët që punonin në qytetin e lashtë të Urukut në Irakun e sotëm, ishin të parët që nisën të mbanin shënime mbi pllaka prej guri. Sot ky lloj shkrimi njihet si kuneiform.

Viti 507 Para Krishtit:Athina i jep botës demokracinë

Uinston Çurçilli tha dikur:”Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç të gjithë të tjerave, që janë shumë më të këqija”. Por kur Kleisteni e vuri atë në zbatim në vitin 507 Para Krishtit në Athinë, ai nuk e kishte idenë nëse ajo ishte më e mira apo më e keqja. Reformat e tij, hodhën themelet e një demokracie të drejtpërdrejtë, që zgjati për gati 200 vjet.

Viti 483 Para Krishtit:Konfuci shpalosi filozofinë e tij, që diktoi gjithë historinë e Kinës

Mësimet e filozofit kinez të shekullit V Para Krishtit, ndikuan të gjitha dinastitë perandorake kineze. Edhe sot, idetë e Konfucit ndikojnë aq shumë në kulturën kineze, saqë rreth 1.4 miliardë njerëz jetojnë në një botë që u formësua prej tij.

Viti 312: Konstandini shpall Krishtërimin fe zyrtare në Perandorinë Romake

Pasi e gozhduan Krishtin në kryq, romakët u konvertuan vetë në ndjekës të kësaj feje. Deri në vitin 312, të krishterët përndiqeshin dhe shumë shpesh vriteshin. Atë vit, këtë fe e pranoi vetë perandori Kostandin. Ai akt e ndryshoi historinë, pasi Krishterimi u bë feja e perandorisë më të fuqishme në botë.

Viti 661: Islami përçahet në sunitë dhe shiitë

Kur Profeti Muhamed vdiq në vitin 632, ai nuk la një pauses. Gjithsesi, kandidatët ishin dy. I pari ishte Aliu, i martuar me vajzën e preferuar të Muhamedit, dhe i favorizuar nga grupimi që dot njihen si shiitë. I dyti Eku Bekri, i mbështetur nga sunitët. Përplasja mes tyre u tensionua, dhe Aliu u vra në vitin 661. Ai moment shënoi një çarje të madhe në besimin Islam, që vazhdon dhe sot, në disa raste në forma të dhunshme si në Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE:  “Përgjaket” Shqipëria/ Shifrat alarmante të vrasjeve në një vit

LEXO EDHE:  Nga Amerika tek takimi me gjimnazistët/ Kryemadhi: Dështuam në bërjen e Shqipërisë

Viti 1324: Bota njeh njeriu më të pasur të të gjitha kohërave

Asnjë nga më të pasurit sot në botë, nuk ka aq pasuri sa Musa I i Perandorisë së Malit në Afrikën Perëndimore. Ekspertët pretendojnë se sundimtari mesjetar, zotëronte gjysmën e rezervave të njohura të arit në botë.

Viti 1492: Kristofor Kolombi zbulon Amerikën

Më 12 tetor 1492, Kolombi zbarkoi në Bahamas, duke zbuluar Botën e Re për Evropianët. Ai po përpiqej në fakt të zbulonte një rrugë të re drejt Indisë dhe Kinës, që do të rriste volumin tregtar të Mbretërisë së Spanjës. Në vend të kësaj, ai zbuloi aksidentalisht Amerikën.

Viti 1543: Me sistemin heliocentrik, Koperniku i jep shkencës një rëndësi parësore

Që nga koha e Aristotelit, merrej e mirëqenë ideja se të gjitha trupat qiellorë rrotulloheshin përreth Tokës, duke u bërë madje një pjesë zyrtare e doktrinës së Kishës. Nikolla Koperniku e kuptoi Toka ishte një planet, që rrotullohej si gjithë të tjerët rreth Diellit. Por këtë e bëri publike vetëm në shtratin e vdekjes në vitin 1543.

Viti 1760: Revolucioni Industrial, transformoi jetën e njerëzve

Ky revolucioni, transformoi jetën e të gjithëve njerëze në planet. Ndërsa teknologjia u përmirësua, fitimet dhe pasuritë u rritën në përmasa të papara. Sot, jeta mesatare e një personi, është më komode se ajo e një Pape të shekullit XVI-të.

Viti 1789: Revolucioni Francez ndryshoi shoqërinë

Ai revolucioni na dha sistemin metrik; Kodin Napoleonik, që është ende baza e shumë sistemeve të sotme juridike. Në një shkallë globale, ndryshimet ishin edhe më të mëdha, dhe jo vetëm në kuptimin e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.

Viti 1957: Sputnik na tregoi kufirin e fundmë të njerëzimit, hapësirën

Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik lëshoi në orbitën e Tokës satelitin e parë të prodhuar nga njeriu. Siç e pranon edhe vetë NASA amerikane, ajo ishte një arritje teknike që e ndryshoi rrjedhën e civilizimit. Nëse sot njeriu po studion planetët pranë nesh për shenja jete, kjo është edhe falë asaj arritje. 

Viti 1991: Faqja e parë në internet, i hap rrugën zhvillimeve të shekullit XXI

Më 6 gusht 1991, britaniku Tim Berners-Li, çeli faqen e parë në internet. Çuditërisht Li refuzoi ta patentonte shpikjen e tij. Ai këmbënguli që ajo të ishte pa pagesë, dhe e përdorshme nga të gjithë./ grunge.com –Pershtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A do të shkaktojë Covid-19 një valë të nacionalizmit ushqimor?

Publikuar

-

Nga

Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të siguruar furnizime për popullatën e tyre. Kufijtë për eksporte mund të jenë veçanërisht të dëmshëm për vendet e varfëra që mbijetojnë me importe.

Disa eksportues të grurit, duke përfshirë Rusinë dhe Kazakistanin, po marrin një kthesë nacionaliste duke kufizuar ose planifikuar të kufizojnë eksportet për të siguruar furnizime të mjaftueshme për popullsinë e tyre. Kjo kur COVID-19 vazhdon të prishë rrjedhat e tregtisë dhe mban të bllokuar më shumë se 2.5 miliardë njerëz.

Kufizimet e eksportit ndërmerren në sfondin e blerjes në panik, që i ka lënë supermarketer me rafte të zbrazëta, jo për shkak të mungesës së furnizimeve, por pengesave logjistike të krijuara nga masat për të frenuar pandeminë.

Ekspertët druhen se kufizimet në eksportet e grurit dhe miellit të grurit mund të çojnë në çmime më të larta të artikujve bazë si buka, duke rezultuar vdekjeprurëse për shumë nga vendet më të varfra në Afrikë, që mbështeten në ushqimin e importuar. Çmimet e larta të bukës dihet se kanë shkaktuar trazira dhe kanë shkaktuar paqëndrueshmëri politike, veçanërisht në Afrikë.

Më poshtë është një listë e vendeve që kanë frenuar ose janë në procesin e frenimit të eksporteve të produkteve ushqimore bazë për të siguruar furnizime të qëndrueshme për shtetasit e tyre, pasi po vazhdon përhapjen pandemia e virusit Corona.

Serbia

Ky shtet i Evropës Lindore ka ndaluar eksportin e vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera, si masë paraprake.

Rusia

Eksportuesi më i madh në botë i grurit dëshiron të kufizojë eksportet e grurit për të mbrojtur furnizimin brenda vendit, pasi pandemia e virusit Corona po ndikon në zinxhirët e furnizimit në të gjithë globin. Ministria ruse e Bujqësisë ka propozuar të kufizojë eksportet e disa drithërave, përfshirë grurin, në 7 milionë tonë për muajt prill-qershor.

Në një kohë kur ky propozim, i cili duhet të nënshkruhet nga kabineti, është në përputhje me fundin e sezonit, kjo ka ngjallur shqetësime te tregtarët se Moska mund të vendosë kufizime të mëtejshme për eksporte, siç ka bërë në të kaluarën për t’u përballur me çmime të larta të grurit në vend ose me korrje të dobëta.

“Është një gjest simbolik, por shqetësues,” i tha një tregtar evropian Reutersit.

LEXO EDHE:  “Nuk do të lejojmë kurrë”/ Rusia i tregon “dhëmbët” BE-së, pas vendimit për negociatat

LEXO EDHE:  Pse "impeachment-i" ndaj Trump, mund të sjellë dështimin e demokratëve në zgjedhje

“A është ky një hap i parë në përpjekjen për të ulur eksportet, për të ruajtur furnizimet e veta ushqimore të Rusisë, në kohën e virusit Corona? Ky është shqetësimi.”

Ukraina

Në fqinjën e Rusisë, në Ukrainë, një eksportuese e madhe e grurit dhe e vajrave vegjetalë, qeveria po monitoron eksportet e grurit çdo ditë dhe ka thënë se do të marrë masa të përshtatshme, nëse kërkohet. Qeveria e Kievit është përballur me kërkesa nga furrat e bukës për të frenuar eksportet e grurit dhe për të parandaluar që çmimet e bukës të rriten, po të përkeqësohet kriza e virusit Corona.

Kazakistani

Kazakistani ka ndaluar eksportet e miellit të grurit, hejdës, sheqerit, vajit të lulediellit dhe të disa perimeve, përfshirë karrotat dhe patatet, të paktën deri më 15 prill, ndërsa kërkon të krijojë stoqe për t’u marrë me emergjencën e virusit Corona. Ky vendi i Azisë Qendrore, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të miellit të grurit, është një furnizues vendimtar për shtetet siç janë Uzbekistani dhe Afganistani. Ndalimi i miellit të grurit mund të prekë kompanitë e bukës në të gjithë botën.

Vietnami

Ky vend i Azisë Juglindore, i cili deri tani ka arritur të kufizojë përhapjen e virusit Corona, javën e kaluar pezulloi përkohësisht kontratat e reja të eksportit të orizit. Eksportuesi i tretë më i madh në botë i orizit tha se po shqyrtonte nëse kishte furnizime të mjaftueshme në vend për të përballuar pandeminë. Filipinet, Kina dhe vendet e Afrikës janë ndër blerësit më të mëdhenj të orizit të Vietnamit.

Kjo veprim nga Vietnami ka tërhequr shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar, tha një tregtar evropian i orizit për agjencinë e lajmeve Reuters. “Nëse vendet eksportuese të ushqimeve fillojnë të kufizojnë furnizimet për të siguruar nevojat e tyre ushqimore, ky do të ishte shqetësim shumë i madh.”

Ashutosh Pandey-DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Covid-19 vret më shumë burrat se sa gratë?

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është një “virus i shanseve të barabarta” thotë dr.Kara Tanenbaum, drejtore shkencore e Institutit të Gjinisë dhe Shëndetit në Institutet Kanadeze të Kërkimit Shëndetësor. Sipas të dhënave ndërkombëtare, duket se ai infekton njëlloj si burrat dhe gratë.

Por sipas të dhënave, shumë më tepër burra sesa gra kanë vdekur si pasojë e Covid-19. Kështu në Itali, 71 për qind e vdekjeve të raportuara kanë qenë burra. Në Kinë, kjo shifër ishte 64 përqind, edhe pse burrat përbënin rreth gjysmën e totalit të rasteve. Dhe deri tani, studiuesit nuk janë të sigurtë se përse ndodh diçka e tillë.

Sjellja jo e shëndetshme

Kjo prirje, mund të ketë lidhje me shëndetin dhe sjelljen e burrave, sugjeron dr.Xherald Evans, kryetari i departamentit të sëmundjeve infektive në Universitetin e Mbretëreshës në Kanada.

“Nuk është një ndryshore që varet plotësisht nga gjinia e pacientit, por më shumë nga fakti se ka zakone dhe sëmundje të caktuara, që shfaqen më shpesh tek burrat sesa tek gratë”- deklaron ai.

Burrat kanë tendencën të preken më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes, pasi kanë prirjen të pinë duhan dhe alkool me ritme më të larta se sa gratë, thotë ai, gjë që mund t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të një forme të rëndë të Covid-19.

Kjo sjellje gjinore, mund të kontribuojë në pasjen e niveleve më të larta të vdekshmërisë tek burrat, thekson më tej Tanenbaum. “Burrat, ka më shumë të ngjarë të pinë duhan. Ne e pamë se kjo veçanërisht e rëndësishme në disa nga vendet aziatike si Kina. Dhe kur mushkëritë e tua janë prekura nga nikotina, ata nuk janë në gjendje të luftojnë dot si duhet virusin”- thekson ajo.

Dallime gjenetike

Në këtë rast, mund të ndikojnë ndërkohë faktorë që lidhen me gjininë, dhe që shpjegon se si virusi prek meshkujt dhe femrat në mënyrë të ndryshme, thotë ajo. Edhe pse studiuesja kujdeset të theksojë se këto janë vetëm spekulime.

Virusi hyn në qelizat e njeriut përmes një “receptori” thotë ajo, që e përshkruan si një kod që i jep mundësinë e qasjes. Në këtë rast, receptori quhet ACE-2 , dhe kontrollohet nga një gjen që gjendet në kromozomin X, tha ajo. Femrat kanë dy kromozome X, ndërsa meshkujt kanë një kromozom X dhe një tjetër Y.

LEXO EDHE:  Pse “impeachment-i” ndaj Trump, mund të sjellë dështimin e demokratëve në zgjedhje

LEXO EDHE:  14-28 Tetor 1962/ Kur Kriza e Raketave Kubane, e çoi botën në prag të luftës bërthamore

“Dhe fakti që burrat nuk kanë dy kromozome X, na bën të pyesim veten nëse kjo i vë ata në një rrezik më të madh për t’u sëmurur”- thekson Tanenbaum. Ekspertja thotë se receptori ACE-2 duket të jetë më i pranishëm tek burrat, gjë që do të thotë se ka më shumë “dyer”, nga ku virusi mund të futet në qelizat e trupit.

Pra, ndërsa nuk është provuar nëse kjo diferencë gjinore në receptorin ACE-2, ka ndonjë lidhje me faktin se sa serioze bëhet kjo sëmundje, ajo mbetet gjithsesi një aspekt interesant. Pra ekzistojnë disa ndryshime gjenetike tek proteina specifike, dhe sensorët e përfshirë në reagimin imunitar ndaj koronavirusit.

Edhe pse kjo gjë do të kërkojë një konfirmim, mendon Tanenbaum. Sistemi imunitar femëror, reagon ndryshe kur sulmon virusin, dhe prodhon antitrupa të ndryshme nga ato të mashkullit, tha ajo. “Ne e shohim këtë gjë edhe tek vaksina e gripit. Kur i injktohet e njëjta dozë e vaksinës ndaj gripit burrave dhe grave, gratë do të ketë një reagim 2 herë më të madh me antitrupa ndaj vaksinës së gripit sesa burrat”- thekson më tej ekspertja.

Sasi të ndryshme hormonesh, si estrogjeni dhe testosteroni, mund të kontribuojnë gjithashtu në lloje të ndryshme reagimesh. Studiuesit sugjerojnë një shpjegim edhe më të thjeshtë:që të dhënat mund të skedohen, duke pasur parasysh ndryshimet në sistemet shëndetësore të vendeve të ndryshme, dhe teknikat e raportimit.

“Në fazën e hershme të çdo epidemie, raporti mbi vdekshmërinë, nuk mat vdekshmërinë e vërtetë”-thonë ata. Ndërsa ka shumë shpjegime të ndryshme, të gjitha ato janë hipoteza.

“Unë nuk mund t’’ju them burrave:Ju jeni më të rrezikuar se gratë”- thotë Evans.

Kuptimi më i mirë se si burrat dhe gratë reagojnë ndaj trajtimeve të mundshme dhe vaksinave, mund të ndihmojnë në përshtatjen e tyre për secilën gjini, thotë Tanenbaum. Për shembull, duke i dhënë grave një dozë më të vogël, nëse vërtetohet se ato do të kenë një përgjigje të mjaftueshme imune me më pak vaksina./ globalnews.ca –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE