Connect with Us

Kapet me cigare kontrabandë dhe dokumente të falsifikuara/ Pranga shoferit të kamionit në Portin e Durrësit

Kronika

Kapet me cigare kontrabandë dhe dokumente të falsifikuara/ Pranga shoferit të kamionit në Portin e Durrësit

Publikuar

-

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasditen e sotme në Portin e Durrësit.

Ai akuzohet për kontrabantë me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të kamionit u gjetën të fshehura në kabinë, poshtë dyshekut, steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara.

“Policia Kufitare ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve duke proceduar penalisht një 39-vjeçar..

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kanë rritur kontrollin në dalje dhe në hyrje, për të gjithë kamionët që transportojnë mallra.

Si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, të kamionit me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, në kabinë, poshtë dyshekut, u konstatuan të fshehura steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara.

LEXO EDHE:  Gjykata i refuzoi mandatin kryebashkiakes së Durrësit/ Reagon Basha

Po gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, të cilët në përfundim të veprimeve të para kanë proceduar penalisht shtetasin A. A., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  “Këtë maskarallëk nuk mund ta kapërcej”/ Anëtarja e PS akuza të forta Vangjush Dakos

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Arrest me burg” për ish-kreu i ALUIZNI-it

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Bosi i kriptomonedhës turke fshihet në Shqipëri”/ Artan Hoxha: Nuk ekspozohet kollaj

Publikuar

-

Nga

Bosi i kriptomonedhës turke fshihet në Shqipëri/ Artan Hoxha: Nuk ekspozohet kollaj

Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e milionerit të kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer, i cili është shpallur në kërkim dhe mendohet se fshihet në Shqipëri.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se shtetasi turk nuk është larguar nga Shqipëria, ndërsa tregoi se policia ka kryer kërkime në 7 baza.

Fillimisht, gazetari pretendon se Faruk Fatih Özer ka ardhur në Tiranë, dhe më pas ka ikur drejt Durrësit dhe Vlorës.

Sipas tij, autoritetet kanë vendosur shpërblim 10 mijë euro për kapjen e shtetasit turk.

Në Shqipëri ai është thjeshtë një person në kërkim, është fshehur, është ndihmuar nga persona të tretë. Sot mesa jam informuar është vënë një shpërblim. Vlera e shpërblimit është 10 mijë euro, por ki paraysh që vlera që ai ka marrë nga mashtrimi është 2 miliardë euro.

Ky në fakt ka krijuar një kompani monedhe të vetën, nuk është se është përfshirë me bitcoinin e famshëm. Ka thithur 391 mijë klientë, fondi në total diku te 2 miliardë, ai e ka mbyllur në datën 19 prill dhe ditën  tjetër bashkë me një pajisje pajisje në formën e një hardisku, e cila ka një shumë rreth 108 mijë dollar në kriptomonedhë të koduar dhe fillimisht është dyshuar se ai ka shkuar në Tajlandë, por më pas është mësuar se ai ka prerë në biletë për në Tiranë.

Janë bërë kontrolle në Tiranë. Janë gjurmuar të paktën 7 baza në Tiranë, ai ka ndryshuar shpeshherë vendodhjet. Është akoma në Shqipëri, fillimisht ishte në Tiranë, ka shkuar në Durrës, pastaj në Vlorë. Operacioni është në bashkëpunim me punonjës të policisë turke dhe është përfshirë byroja e hetimit. Është operacion me përmasa të gjera nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke. Ata kanë thënë që nuk është person që ekspozohet kollaj.

Shqipëria ka një avantazh që ka pak pika të kalimit kufitar, por ka një disavantazh në emërtimin e adresave. Në Turqi është një nga mashtrimet më të mëdha, 2 miliard dollarë”, theksoi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Mos e gëzofshi sezonin çuna!”/ Artan Hoxha del me reagimin e fortë pas atentatit në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas atentatit të sotëm në Vlorë ku mbeti i plagosur shtetasi Bledar Birçaj 40-vjeç.

Hoxha shkruan se “çunat problematikë” e inauguruan sezonin pranverë-vjeshtë 2021 të “Bishti Kalldremit”, nën moton e vjetër, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”.

Ndërsa shton se vlera e jetës së një shqiptari është ulur në koston e një karikatori AK-47.

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë një burrë në Durrës/ Dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu

LEXO EDHE:  Organizoi takimin e Metës në Teatrin e Durrësit/ Gjobitet Abdullah Deliallisi

“Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….

ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 të “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…

Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!!

Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47…”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE