Connect with Us

Fotot pas në kohë/ Deputetët e PS mbulonin gojën me maska të zeza para Kuvendit, sot futin popullin në karantinë

Politikë

Fotot pas në kohë/ Deputetët e PS mbulonin gojën me maska të zeza para Kuvendit, sot futin popullin në karantinë

Publikuar

-

Rreth 10 vite më parë, më saktë 15 prill 2010, deputetët socialistë, në atë kohë në opozitë, refuzonin të futeshin në sallën e Kuvendit. Në oborrin e godinës ata protestonin me gojën e mbyllur me maska në shenjë proteste.

Arsyeja e protestës së tyre ishte penalizimi i deputetëve socialistë, Saimir Tahirit dhe Taulant Ballës, për shkak se këta dy të fundit kishin shkelur rregulloren e Kuvendit, ishin përjashtuar nga Kuvendi.

Por socialistët e indinjuar nuk ishin dakord me këtë dhe u vendosën në hyrje të parlamentit me parrullat “S’ka votë të lirë pa fjalë të lirë”.

Por, tashmë 10 vite më vonë situata ka ndryshuar. PS është në qeveri, dhe Shqipëria si dhe shumë vende të botës po përballet me një pandemi të padëgjuar më parë, e njohur sio Covid-19.

LEXO EDHE:  Një rrëfenjë me të vërteta shkencore mbi koronavirusin

Por, duket se deputetët socialist tani i kanë gati maskat. Edhe pse Covid-19 ka dalë tani, PS i ka pasur gati maskat që 10 vite më parë, kur morën masat  me një protestë.

Tani edhe pse parlamenti bëhet online apo shumë prej tyre kanë ikur, po sjellim fotot për kujtesë.

Si deputetët vite më parë, partia sot ka rrjeshtuar popullin ne karantinë, me apo pa maska./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Publikuar

-

Nga

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka publikuar tabelën me numrin e anëtarëve të PD-së që nga viti 2013 deri në 2021 dhe numrin e demokratëve që morën pjesë në zgjedhje.

Hoxha thotë se këta shifra flasin vetë më shumë se çdo argument, pasi vihet re një rënie e mbështetësve të PD-së.

Ai deklaron se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

LEXO EDHE:  Protestat/ Paralajmëron Duka: Nëse qeveria nuk reagon …
LEXO EDHE:  Vijojnë largimet nga LSI/ Një tjetër emër i bashkohet PS

“Shifrat flasin vetë më shumë se çdo argument.

Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

Vetëm nëse bashkohemi rreth vlerave që na kanë karakterizuar që në themelim mund të jemi fitues.

Është koha për zgjidhje!”, shkruan ish-kreu i FRPD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika.

E ftuar në “Open”, ajo tha se ishte një akt i lartë dhe i rrallë që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Vendimi i Ruçit ishte akt i lartë dhe i rallë, i një labi të vendosur që shpresojmë të ndiqet nga të tjerë që ndryshe nga ai i kanë bërë dëme këtij vendi dhe fshihen pas partive të tyre. Ruçi e mbylli me nder karrierën e tij politike. Me daljen e tij ai ka bërë një leksion të rrallë politik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Publikuar

-

Nga

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe analisti Enton Abilekaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”.

Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.

Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.

Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.

LEXO EDHE:  “Zërin e Agron Llakajt çove për ekspertim”?/ Ish-ministri thumbon Ramën
LEXO EDHE:  Rama ka rënë/ Për çfarë na duhen zgjedhjet?!

Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.

Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.

Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.

Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.

LEXO TE PLOTE