LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtoria Detare urdhër të prerë/ "S'lejohet të qëndrojë asnjë jaht apo kroçerë në porte"

2 Prill 2020, 18:08, Sociale CNA
Drejtoria Detare urdhër të prerë/ "S'lejohet

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë urdhra të rreptë në kuadër të masava të marra për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Me anë të një njoftimi, Drejtoria Detare bën me dije se nuk do të lejohet të asnjë jaht apo kroçerë më shumë se koha e furnizimit me karburant në porte apo rada.

“Urdhër Kapitenerive të Porteve, Autoriteteve të Porteve, Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin, Agjensive Detare. Duke iu referuar kërkesave të anijeve të kënaqësisë, jahteve dhe Kroçera urdhëroj:

Do të lejohen jahte dhe kroçera të qëndrojnë në porte dhe rada vetëm për kohën e furnizimit të tyre me naftë, ujë ose ushqime.

Asnjë jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qëndrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për të mos bllokuar kalatat e portit për anijet tregtare të furnizimit të mallrave”, thuhet në deklaratë, ndërsa paralajmërohet se kush nuk zbaton urdhrin ngarkohet me përgjegjësi administrative dhe ligjore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga