Connect with Us

“Do jepet në mënyrë proporcionale pas 2 muajve”/ Rama sqaron mospagimin e qerave

Sociale

“Do jepet në mënyrë proporcionale pas 2 muajve”/ Rama sqaron mospagimin e qerave

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë aktin normative për mospagimin e qerave.

Rama sqaron se kjo nuk do të jetë një falje qeraje por do të paguhen në mënyrë proporcionale pas dy muajve.

“Nuk do ta paguajnë qeranë për 2 muaj, prill dhe maj, edhe studentët gjithashtu.
Po kështu të gjithë sipërmarrësit persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontratë noteriale nuk do ta paguajnë qerane.
Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do paguhet në mënyrë proporcionale pas muajit maj.
Qerdhënësit që kundërshtojnë këtë do të ndëshkohen 5 fish të qerase mujore”, sqaroi Rama në një lidhje në Skype në Opinion./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Drejtoria Detare urdhër të prerë/ “S’lejohet të qëndrojë asnjë jaht apo kroçerë në porte”

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë urdhra të rreptë në kuadër të masava të marra për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Me anë të një njoftimi, Drejtoria Detare bën me dije se nuk do të lejohet të asnjë jaht apo kroçerë më shumë se koha e furnizimit me karburant në porte apo rada.

“Urdhër Kapitenerive të Porteve, Autoriteteve të Porteve, Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin, Agjensive Detare. Duke iu referuar kërkesave të anijeve të kënaqësisë, jahteve dhe Kroçera urdhëroj:

Do të lejohen jahte dhe kroçera të qëndrojnë në porte dhe rada vetëm për kohën e furnizimit të tyre me naftë, ujë ose ushqime.

LEXO EDHE:  Ti i dhe dorën Bashës!/Rama i kthehet fermerit: Pse, ça ka?! Lum kush jep

LEXO EDHE:  “Një gënjeshtër e rrezikshme”/ PD reagon për videon e publikuar nga Rama

Asnjë jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qëndrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për të mos bllokuar kalatat e portit për anijet tregtare të furnizimit të mallrave”, thuhet në deklaratë, ndërsa paralajmërohet se kush nuk zbaton urdhrin ngarkohet me përgjegjësi administrative dhe ligjore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lala apel qytetarëve/ “Mos dilni nga shtëpia, është luftë e të gjithëve”

Publikuar

-

Nga

gazetarja klodiana lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët në këto ditë të vështira, ku të gjithë ne duhet tq qëndrojmë të mbyllur në shtëpi.

Duke marrë shkas nga pyetja e një qytetari që kërkoi të dijë ku të drejtohet në rast se gjobitet për shkak të thyerjes së karantinës, Lala tha se i vemti institucion ku mund të ankohet është Gjykata Administrative.

Ajo tregoi se kur u kthye nga Italia ka qëndruar dy janvë bë karantinë dhe i sugjeroi qytetarëve të mos i thyejnë rregullat, pasi vetëm kështu mund ta mbrojnë veten dhe familjen.

“I sugjeroj njerëzve që të qëndrojnë në karantinë. Rasti im ishte i njëjtë. Isha jashtë dhe kam njoftuar autoritetet, pasi kam menduar për të gjithë, për familjen dhe kolegët. Kjo është luftë e të gjithëve ne. Duhet të kemi ndërgjegje. Zotëria ka të drejtë të ankohet, tek Gjykata Administrative. Këtë dua ta shoh. Por problemi është i tillë, a ka skepticizëm tek qytetarët? Po patjetër. Kostoja do të jetë e rëndë të nesërmen, por asgjë tjetër nuk ka vlerë para shëndetit. Qytetarët duhet të zbatojnë masat për distancimin dhe duhet t’i respektojnë me rigorozitet masat. COVID-19 është një luftë e të gjithëve, jo e qeverisë”, nënvizoi gazetarja në studion e News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Qytetarët ndërgjegjësohen për masat kundër koronavirusit/ Ruajnë distancën

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht situatës së koronavirusit ditën e sotme, në Tiranë janë vënë re lëvizje të shtuara të qytetarëve.

Sikurse shikohet në fotot e mëposhtme, në banka, apo bankamate, janë krijuar radhë, por duket se ka një ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve.

Në shumicën e rasteve, duket se qytetarët kanë respektuar masat e sigurisë të ndërmarrë për koronavirusin dhe distancën e sigurisë.

LEXO EDHE:  Ti i dhe dorën Bashës!/Rama i kthehet fermerit: Pse, ça ka?! Lum kush jep

LEXO EDHE:  Marrëveshja "Rama-Basha"/ Zbulohen prapaskenat e takimit

 

LEXO TE PLOTE