Connect with Us

Berisha plas “bombën”/ “Një lagje në Has e prekur nga COVID-19, kanë humbur jetën 3 persona”

Politikë

Berisha plas “bombën”/ “Një lagje në Has e prekur nga COVID-19, kanë humbur jetën 3 persona”

Publikuar

-

Një denoncim shumë të fortë ka bërë pak minuta më parë ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas Berishës, një lagje e tërë në Krum të Hasit është e infektuar me koronavirus dhe nga kjo lagje kanë ndërruar jetë tre persona.

Berisha pretendon se vetëm një nga këto tre persona është konfirmuar me COVId-19, pasi vetëm njëra erdhi në Tiranë.

“Në Has, në Krum janë një lagje e tërë me COVID. Kanë vdekur tre persona. Vetëm njëra që erdhi në Tiranë dhe pati mundësinë u shpallën me COVID. Të tjerët u varrosën dhe morën me vete COVID-19-ën pa regjistruar. Të tillë ka qoftë nëpër rrethe, por edhe në spitalet e rretheve, se për të qenë i prekur nga COVID duhet të jesh patjetër në Spitalin Infektiv”, nënvizoi ish-lideri i demokratëve në emisionin  “Mbrëmje në Abc”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mos paguani qeratë!”/ Berisha tregon pse Rama mori këtë vendim

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mospagimin e qerasë nga ana e bizneseve dhe qytetarëve që nuk kanë punuar gjatë kësaj periudhe.

Sipas Berishës, Rama e bëri këtë sepse në të kundërt ai duhet të zbatonte kërkesën e opozitës që të paguante vetë qeratë e bizneseve apo të qytetarëve.

“Sot ka dalë me një tezë, me një vendim të cilin garantoj se që nga vitet 1700 deri sot s’ ka guxuar pushtues ta nxjerrë nga goja. Sot u tha shqiptarëve mos paguani qeratë në një kohë kur kontrata është ligj civil. Pse e bëri këtë sepse ai duhet të zbatonte kërkesën e opozitës të paguante vetë qeratë, të paguente cdo qera për biznesin apo qytetarët të cilët për arsye të situatës nuk mund të paguajnë”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqiptarët e bllokuar në kufi/ Meta kërkon me urgjencë zgjidhje nga autoritetet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës së dhjetëra qytetarëve shqiptarë të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi.

Kreu i Shtetit kërkon me urgjencë qutoritetet të informojnë pa vonesë qytetarët mbi procedurat e reja në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme.

“Jam duke ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët ndodhen të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi. Situata e pritjes së tyre në kufirin shqiptar dhe pengesa që po hasin kërkon një zgjidhje të shpejtë.
Autoritetet shqiptare përgjegjëse të informojnë pa vonesë qytetarët tanë mbi gjendjen dhe procedurat e reja që duhen respektuar në pikat tona kufitare, të imponuara nga pandemia COVID-19, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme.
Në të mirë të të gjithëve, shtetasit tanë duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat dhe konsullatat tona, si dhe të evitojnë maksimalisht lëvizjet jashtë kushteve të urgjencës dhe domosdoshmërisë.
U bëj thirrje të gjithëve që, duke forcuar bashkëpunimin midis qytetarëve dhe autoriteteve përgjegjëse në këtë situatë të vështirë, të tregojmë mirëkuptim e bashkëpunim, por veçanërisht solidaritet dhe përgjegjshmëri të lartë për të kapërcyer me sa më pak kosto këtë sfidë të jashtëzakonshme. ”, shkruan Kreu i Shtetit

LEXO EDHE:  Kreshniku masakron Oketën: Dje servil i Berishës, sot përdoresh nga Rama

LEXO EDHE:  Fotot/Si i dënon Lal plehu banorët e Tiranës që nuk e kanë votuar

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Berishës/ Shifrat e të prekurve me Covid-19 janë manipuluar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, në një lidhje me ABC news, u shpreh me siguri se shifrat e të prekurve me Covid-19 në Shqipëri janë manipuluar.

“Në Shqipëri ndodh ajo që në 200 vende të botës, ndoshta pervevc Koresë së Veriut, nuk ndodh në ndonjë vend tjetër. Këtë e them shumë të faktuar.

Këtu shifrat që jepen për të sëmurët me virozën Covid-19, për të vdekurit nga covid-19, për të infektuarit me virozën Covid-19, përcaktohen politikisht në mënyrë të paimagjinueshme nga një njëri që ka shpallur veten kryeepidemiolog, paçka se është një xhahil fatal dhe ka çentarilizar në duart  etij, cdo shifër, çdo veprim.

LEXO EDHE:  Berisha flet me emra/ Bandat që sundojnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Shqipëria zbret me 85 vende për mbrojtjen e investimeve/ Berisha: Rënie katastrofike

Të besosh se ka 277 të prekur është qesharake, kur je vendi që ke bërë teste shumë herë më pak se sa bën Italia, dhjetra herë më pak se sa bën Gjermania, katër herë me pak se sa bën Rusia e Putinit”.

LEXO TE PLOTE