LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Andi Ballta optimist për ekonominë/ "98-99% e popullsisë do e kalojë situatën pa probleme"

2 Prill 2020, 14:11, Ekonomi CNA
Andi Ballta optimist për ekonominë/ "98-99% e popullsisë do

“Sistemi bankar sot është shumë likuid dhe i qetë për ta kaluar këtë situatë”.
Kështu deklaroi pak minuta më parë aministratori i Abi Bank Andi Ballta, teksa foli për situatën e krijuar në vend nga koronavirusi.
Ballta u shpreh optimist për përballimin e situatës ekonomike, ndonëse shumë ekspertë kanë ngritur alarmin.
“Sektori bankar sot në përgjithësi është më likuidi që kam parë unë në Shqipëri. Banka jonë ka shumë likuiditet, besoj se funksioni i Abit për shumë vite tani po i jep frytet e veta, jo vetëm për të përballuar nevojat dhe për të qenë pranë klientëve. Çdo bankë ka politikat e veta. Për ne është një mundësi unike.
Qeveria dhe Banka Qendrore marrin notën 10 me yll deri tani për masat që kanë marrë duke pasur parasysh se askush nuk ka eksperiencë në këtë situatë që ne ndodhemi sot”, u shpreh ai në emisionin “Top Talk”.
Ndërkohë me të njëjtin optoimizëm, Ballta sheh edhe lajmin e djeshëm se ekonomia mund të hapet.
“Ishte shumë optimist lajmi i djeshëm që ekonomia mund të hapet dhe kjo hapje potenciale do të sjellë kthimin në normalitet, kushdo që të jetë normaliteti i ri. Pavarësisht nga stresi 98-99% e popullsisë do e kalojë këtë situatë pa probleme”, deklaroi ai, teksa shprehu bindjen se bankat mund ta përballojnë këtë situatë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga