Connect with Us

Akuzat për aktin normativ të qirave/ Rama i kthehet ashpër PD-së

Politikë

Akuzat për aktin normativ të qirave/ Rama i kthehet ashpër PD-së

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për aktin normativ për pagesat e qirave.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se PD është lëshuar menjëherë dhe ka prekur majëm e dëshpërimit, ende pa dalë ankti normativ.

“Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qirave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qiradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

LEXO EDHE:  Spitali i Fierit/ Ramën e prezantojnë me njeriun që bëri aeroportin e Stambollit për 11 muaj

Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e Opinionit, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qiramarrësve më hallexhinj, edhe qiradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Publikuar

-

Nga

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Nënkryetari i LSI-së dhe drejtuesi politik për këtë parti në qarkun e Vlorës, është rikthyer në qytetin bregdetar pas përplasjeve me Petrit Vasilin dhe injorimit të Monika Kryemadhit.

Pavarësisht se nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit, Rama ka falenderuar koordinatorët dhe shtabet elektorale të LSI-së me të cilin punoi gjatë fushatës.

Në një status në rrjetet sociale, ai deklaron se ekipet e LSI-së janë të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm.

“Përsëri në Vlorë: Mirënjohje për angazhimin dhe punën me përkushtim. Përsëri në Vlorë, për të falenderuar me gjithë zemër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.

Pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar.

I detyruar përulësisht ndaj të gjithë veprimtarëve të LSI-së dhe qytetarëve të Vlorës, Sarandës, Himarës, Selenicës, Delvinës, Finiqit dhe Ksamilit, unë nuk do të resht së foluri për problemet e tyre, për të përligjur respektin dhe mbështetjen e me zemër që më dhanë”, shkruan Luan Rama./ CNA.al

Petrit Vasili e “nxjerr jashtë loje”/ Luan Rama: Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri tani janë trajtuar së bashku në rrugën e intergimit Europian.

Por problemet me të cilat Shkupi është përballur kohët e fundit me Sofjen, për shkak të çështjeve të një konteksti historik, BE mund të detyrohet të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë, në vend të të dy vendeve.

Në një prononcim për mediat në Bruksel, mundësia që diçka e tillë të ndodhte u la e hapur nga Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Vlerësimi ynë është se të dy vendet, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Shpresoj se do të jemi në gjendje të kemi konferencat e para ndërqeveritare në qershor të këtij viti. Nëse hasim përsëri në vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë se do jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të arritur në një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, atëherë do të shfaqet pyetja, nëse mund të shkojmë përpara vetëm me Shqipërinë, dhe ne do të duhet ta marrin në konsideratë këtë. Mund të jetë një opsion”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’/ Haxhiu tregon se çfarë e ‘fundosi’ PD

Publikuar

-

Nga

Haxhiu analizon gabimet e PD/ ‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar shkaqet që sollën humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Opinion” ai tha se një pjesë e kandidatëve nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota.

“Unë e kam deklaruar dhe më herët, PD ka bërë fushatë të mirë të liderit, por jo të shtrirjes së deputetëve. 72 deputetë nuk kanë vota dhe janë në parlament dhe 72 deputetë nuk kanë zbrit në secilën shtëpi për të marr vota.

Defektet e PD-së kanë qenë se në disa zona janë dorëzuar herët dhe nuk e dinë se sistemi në qarqe u kishte mundësuar edhe fitoren.

Mos harroni se 5 -6 deputetë janë humb vetëm për 1800 vota. Nëse dikush kish pas përkujdesje aritmetike beteja kishte me qenë më e ashpër.

LEXO EDHE:  Rama mbledh qeverinë për herë të parë në 2018/Ja qyteti që zgjedh

LEXO EDHE:  Rama mbledh qeverinë për herë të parë në 2018/Ja qyteti që zgjedh

Fushata e koncentruar në një lider, që është menduar se do të forcohet pozita e liderit të PD përkarshi një superlideri të PS. PS ëhstë e koncentuar në betejën publike të liderit.

Nëse strategjia e PD do të ishte lideri + të tjerët dhe lideri + shtrirja në secilën shtëpi për të kërkuar votat…. Shikoni votat e 15 të parëve në listë dhe do të shihni se ku janë defektet”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE