Connect with Us

U infektua me Covid-19/ Humb jetën zyrtari i qeverisë serbe

Kosova & Rajoni

U infektua me Covid-19/ Humb jetën zyrtari i qeverisë serbe

Publikuar

-

Një pjesëtar i qeverisë serbe ka vdekur pasi është prekur nga koronavirusi i ri.

Branislav Blazic, ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit. Ai është zyrtari i parë serb që ka vdekur nga kjo sëmundje.

Politikani i krahut të djathtë, Blazic ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive.

Ai ka shërbyer si ministër i Mjedisit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetërorm raporton Rel.

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet.

LEXO EDHE:  Covid-19 nuk është grip!/ Pneumologu: Gjasat që një pacient i shëruar të infektohet sërish janë të vogla

Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani.

Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë/ Konfirmohen 4 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.

“Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) +prej tyre kanë rezultuar pozitive. “, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë/ Konfirmohen 12 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 106 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 12 raste të reja.

Rastet positive, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej (106) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç, njofton Ministria e Shëndetësisë.

 

LEXO EDHE:  Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Thaçi: Vazhdimi i “status quo-s” do ishte katastrofë

LEXO EDHE:  Covid-19/ 449 viktima brenda 24 orëve në Francë, mbi 52 mijë të infektuar

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Beteja me koronavirusin/ BE i jep 5 milionë euro Kosovës

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion 5 milionë euro për Kosovën në kuadër të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka nënshkruar sot kontratën për nevoja të menjëhershme të Kosovës.

“Ne sot nënshkruajmë kontratë me UNOPS për të sjellë në Kosovë pajisje furnizuese në vlerë pesë milionë euro. Kjo përfshin 30 respiratorë/ventilatorë, 150 pompa infuzioni, 5 auto-ambulanca, dhe 400 shtretër të kompletuar spitalorë të ri. Si pjesë shtesë e ndihmës emergjente, BE është duke punuar në sigurimin deri në 60 milionë eurove për rikuperim ekonomik pasi që pandemia me koronavirus të ketë përfunduar. BE qëndron pranë popullit të Kosovës. Ne jemi së bashku në gjithë këtë dhe së bashku do të jemi më të fuqishëm”, tha Apostolova gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës në detyrë Albin Kurtin.

Ndërkohë, Kurti e ka falenderuar atë për ndihmën që BE i ka dhënë për të fituar këtë betejë.

LEXO EDHE:  Berlini kushtëzon me Kosovën progresin e Serbisë në BE

LEXO EDHE:  Berlini kushtëzon me Kosovën progresin e Serbisë në BE

“Ne jemi shumë të lumtur për këtë ditë të rëndësishme për solidaritetin tuaj të madh të treguar me popullin dhe institucionet e Kosovës. Unë jam këtu me ministrin e Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane. Ne jemi falënderues për këtë ndihmë për luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Koronavirusi nuk njeh kufij. Me ndihmën e BE ne do të ketë më shumë vetëbesim në këtë luftë dhe jemi të sigurt dhe do të dalim nga situata sa më herët dhe me sa më pak pasoja dhe humbje”, tha Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE