LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Specialisti i shëndetit publik ngre shqetësimin/ Vetëm 15 epidemiologë për gjurmimin e rasteve të dyshuara, s'majftojnë!

1 Prill 2020, 11:55, Lifestyle CNA
Specialisti i shëndetit publik ngre shqetësimin/ Vetëm 15

Specialist i shëndetit publik dhe pedagogu, Indrit Seferi, ngriti shqetësimin se aktualisht janë vetëm 15 epidemiologë që merren me gjurmimin e rasteve të dyshuara me koronavirus dhe sipas tij ky numër është i pamjaftueshëm.

Ai thekson se testimi i sa më shumë personave të dyshuar do të jepte një panoramë më të qartë të shtrirjes së koronavirusit në vend.

?Në Shqipëri kemi një numër të vogël të testimeve. Nga ana tjetër, numri i specialistëve epidemiologë nuk është në nivelin e duhur, duhet një numër më i lartë. Ne kemi vetëm 15 epidemiologë, të cilët kanë barrën për të gjurmuar të gjithë rastet e dyshuara për koronavirus. Besoj se nuk janë numrat e nevojshëm, duhet të shtohen më shumë.
Aktualisht nuk ka një udhëzim konkret, pasi janë 250 të diplomuar që mund të japin ndihmë në këtë drejtim. Specialistët e shëndetit publik të vihen në dispozicion, pasi kanë pasur një vështirësi?, u shpreh Seferi për A2.

Lajmet e fundit nga