Connect with Us

Sherr mes dy familjeve në Kavajë/ 41 vjeçari godet me sëpatë komshiun

Kronika

Sherr mes dy familjeve në Kavajë/ 41 vjeçari godet me sëpatë komshiun

Publikuar

-

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, në Golem të Kavajës.

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë së në fshatin Kryemëdhenj, Golem, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  “Universitetet si hane pa porta”/ Luçiano Boçi për sherrin te Ekonomiku: Braktisje totale nga Rama dhe Shahini

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident pranë urës së Milotit/ Makina del nga rruga, përplaset me barrierat

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lezhë-Laç, pranë urës së Milotit.

Një automjep tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat.
Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i makinës i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Paraprakisht dyshihet se shpejtësia dhe lagështira në rrugë janë bërë shkak për aksidentin.
Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 40 vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Publikuar

-

Nga

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit maksimal në përmbushje të detyrave për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në këtë kuadër, në bazë të informacioneve të marra nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “GODULL 2020”.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, forcat e Policisë kanë rrethuar banesën e shtetasit A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij.
Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale

LEXO EDHE:  “Universitetet si hane pa porta”/ Luçiano Boçi për sherrin te Ekonomiku: Braktisje totale nga Rama dhe Shahini

LEXO EDHE:  Pse familja mbretërore nuk i ndërron asnjëherë këpucët? Mbretëresha ka 50 vjet me të njëjtin stil

“Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.
Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta/ Prangosen tre persona

Publikuar

-

Nga

Policia në Durrës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Uniformat blu bëjnë të ditur se  në kuadër të operacionit “HIGH QUALITY”, është sekuestruar rreth 0.5 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Bën të ditur se janë vënë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike).

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan operacionin policor të koduar “HIGH QUALITY”, të ndjekur me metoda proaktive.

Në kuadër të këtij operacioni u godit një grup që merrej me organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta, heroinë e kokainë.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit: E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike).

F. K., 20 vjeç, shpërndarësi i lëndës narkotike, si dhe M. M., 20 vjeçe, banues në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  Parandalohet krimi i rëndë në Kavajë, arrestohet një person

LEXO EDHE:  I vë zjarrin plehrave/ Flakët jashtë kontrollit, rrezikohen banesat

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Shtetasi E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M.

Lëndën narkotike, shtetasi F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një dozë.

Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.

Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i sendeve të mëposhtme:

244 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 11 doza;
239 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe 5 doza;
2 peshore elektronike;
Një shumë e konsiderueshme parash (rreth 5 milion lekë të vjetra), e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një biçikletë që përdorte shtetasi F. K., për të shpërndarë lëndën narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE