Connect with Us

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Bota pas coronavirusit, me ekonomi ndryshe

Ekonomi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Bota pas coronavirusit, me ekonomi ndryshe

Publikuar

-

Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ai dha një konferencë shtypi për raportin e OKB për luftimin e pandemisë dhe pasojave socio-ekonomike.

“Ky është momenti i së vërtetës,” thotë Guterres, kur qindra mijëra njerëz në botë janë prekur nga Covid 19. Kriza më e madhe që ka kaluar OKB gjatë ekzistencë së së saj kërkon që ekonomitë drejtuese të botës “të japin mbështetje financiare dhe teknike për njerëzit dhe vendet më të varfëra”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Antonio Guterres dha të martën, 31.03. një konferencë virtuale shtypi ku publikoi raportin e OKB me titull: “Ndarje përgjegjësive, solidaritet global”, ku flitet për krizën e shkaktuar nga Covid 19 formula e luftës kundër tij. Udhëzimet si duhet luftuar virusi i ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe Guterres kërkon që vendet t’i përmbahen atyre. Por ai kërkon që vendet të mos luftojnë vetëm virusin, por të luftojnë edhe pasojat e thella që shkaktohen prej tij.

Përgjigja e duhur ndaj pasojave kërkon që vendet të japin të paktën 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, për të luftuar me afat të gjatë, në mënyrë të koordinuar dhe multilaterale virusin dhe pasojat. “Sistemi i OKB është mobilizuar krejtësisht në dhënien e udhëzimeve për përpjekjet globale,” tha Guterres. OKB ka krijuar me partnerë të tjerë një fond për të mbuluar nevojat e vendeve me të ardhura të pakta dhe të mesme.
5 trilionë dollarë nuk mjaftojnë

I pyetur nga gazetarët për gjendjen e deritanishme, Guterres thotë se takimi i G20 tregoi se drejtimi është në rrugën e duhur por se ka ende shumë për të bërë. Ai thotë, se nuk ekziston ende një plan i koordinuar nga të gjitha vendet për të luftuar virusin sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ne na nevojitet një aksion ku të gjitha vendet të bëjnë të njëjtat përpjekje për të luftuar transmetimin e mëtejshëm të virusit,” tha Guterres. Për gjendjen financiare ai shpjegon se janë mobilizuar 5 trilionë dollarë amerikanë, por nevojiten ende shumë më tepër, “sidomos sa i përket mobilizimit të vendeve të zhvilluara për të mbështetur ekonominë e vendeve të veta”. Guterres kërkon mobilizimin e burimeve të reja nga vendet e zhvilluara duke përmendur SHBA si një shembull, ku është aprovuar paketa 2 trilion dollarëshe, që përbën gati dhjetë përqind të ekonomisë. “Këtë gjë duhet ta shohim në nivel global,” thotë ai, duke kërkuar mbështetje më efektive për Fondin Monetar Ndërkombëtar. “

LEXO EDHE:  AKP në kaos, Erdogan është duke e humbur mazhorancën e tij qeverisëse

Covid 19 mund të shënojë fillimin e një lloji të ri bashkëpunimi global,” tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB.

Brenda 12 javëve sëmundja e shkaktuar nga virusi Corona kaloi në pandemi, duke prekur 199 vende dhe territore të botës, gati gjysmë miliardë njerëz dhe duke shkaktuar vdekjen e gati 20 mijë vetëve. /DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Nis sot, ja proçedura si të aplikoni për “pagën e luftës”/ Kush përfiton

Publikuar

-

Nga

Nga data 1 prill ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të ashtuquajturën “pagë e luftës”. Siç kanë bërë më herët të ditur tatimet, nga kjo pagë përfitojnë personat  e punësuar në subjektet që plotësojnë kriteret si më poshtë:

-për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

-duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, (listën e aktiviteteve të lejuara e të mbyllura e gjeni në  link). Një listë më e detajuar po hartohet nga tatimet dhe pritet të publikohet së shpejti.

-duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:

-personat fizikë të vetëpunësuar;

-punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

-të punësuarit në personat fizikë tregtarë.

-të punësuarit në personat juridikë,

me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpagues, të cilët duhet të kryejnë edhe aplikimin për të përfituar ndihmë financiare, sipas Formularit përkatës.

Individët e punësuar, që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Në total është deklaruar zyrtarisht se përfitojnë 60 mijë të punësuar/vetëpunësuar, nga 176 mijë që janë gjithsej, ose rreth 34% e të punësuarve gjithsej në subjektet e vogla.

Nuk përfitojnë as personat që zhvillojnë aktivitet në informalitet.

Si aplikohet

Monitor ka ndjekur procedurat që duhen ndjekur për aplikimin

Hapi i parë

Plotësoni formularin i cili gjendet në fund të link  https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1284/njoftim-per-kriteret-dhe-menyren-e-aplikimit-per-perfitimin-e-pagesrmulari

Formulari përfshin:

  1. Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS
  2. Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:

-emrin, atësinë, mbiemrin

-numrin personal të identifikimit të përfituesit

-bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare

-IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues

Tatimet kujtojnë që aplikuesit duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

LEXO EDHE:  10 Ndërtesat më të mrekullueshme në Pakistan dhe Indi

LEXO EDHE:  10 Ndërtesat më të mrekullueshme në Pakistan dhe Indi

Ruajeni formularin si dokument.

Hapi i dytë

Hyni në sistemin tuaj e-filing, kliko këtu  https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/Account/LogOn

Pasi të vendosni NIPT dhe password dhe të hyni në sistem, shkoni tek eFilingim, pastaj zgjidh “çështjet e mia”

Te çështjet e mia, krijo çështje dhe pastaj zgjedh skedar (formularin e plotësuar) dhe dorëzon formularin.

Tatimet kanë bërë të ditur se pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues.

Tatimet kanë njoftuar se të gjithē pêrfituesit duhet të kenë llogari bankare në emrin e tyre, ku do i kalojë pagesa.

Vetëm një e treta e të punësuarve në biznesin e vogël përfitojnë

Sipas të dhënave nga tatimet, në të gjitha bizneset e vogla në vend (rreth 99 mijë në total) deri në fund të vitit 2019 ishin të punësuar gjithsej rreth 176 mijë persona, si të vetëpunëusar, apo të punësuar me pagë.

Kryeministri dhe ministrja e financave kanë deklaruar se përfitues nga paga e luftës do të jenë rreth 60 mijë persona, ose një e treta e të punësuarve/vetëpunësuarve në biznesin e vogël, të cilët janë të punësuar në 30 mijë subjekte.

Fondi i përcaktuar nga vendimi për dhënien e ndihmës finaciare (që përfshin biznesin e vogël dhe ndihmën ekonomike për të papunët) është 5.85 miliardë lekë për tre muaj, pra 1.95 miliardë lekë në muaj, përfshirë dhe pagesën e papunësisë. Ky fond nis efektin që nga 1 prilli, duke lënë të pambuluar pjesën e marsit, kur filloi dhe mbyllja e bizneseve.

Ndonëse mund të ketë shumë biznese që kanë mbyllur aktivitetin, nëse nuk janë në listën e aktiviteteve të mbyllura, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë të punësuarit në to nuk përfitojnë nga paga minimale./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ahmetaj tregon shifrën/ Ja sa para kemi humbur deri tani nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Arben Ahmetaj ka zbuluar shifrën e parave që shteti shqiptar ka humbur për shkak të përballjes së vendit me koronavirusin.

Koordinatori për ekonominë në situatën e krijuar nga koronavirusi, tha se deri tani shteti ka humbur 100 milion dollarë. Ai theksoi në emisionin “Opinion” se ekonomia mund të futet në kolaps nëse situata aktuale vijon në të njëjtën mënyrë për 2 deri në 4 muaj.

“Mundësitë e buxhetit të shtetit nuk janë të palimituara, janë të kufizuara. Me një ndërhyrje vetëm në biznesin e vogël shkoi në muaj 16 milonë dollarë, pra 1.57 miliard lekë. E gjithë paketa shkon 19 milionë dollarë. Nëse kjo do zgjasi 2 deri në 4 muaj ekonomia shkon drejtë një kolapsi. Sot është data 31, ne sot kemi humbur për shkak të luftës me armikun e padukshëm 100 milionë dollarë, nga mos pagimi i takasave, jo vetëm se nuk është punuar por dhe nga ata që mendojnë se nuk i paguaj se do falin taksat këta”, deklaroi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Koronavirusi ka shkaktuar gropë të pafundme”/ Ahmetaj zbulon sektorët që do preken

Publikuar

-

Nga

Ministri i ngarkuar për menaxhimin e situatës ekonomike për shkak të koronavirusit Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se pandemia ka krijuar një gropë të madhe në ekonomi.

“Shteti do ndihmojë me strukturat shtetërore. Iu kemi dyfishuar 70 mijë familjeve masën e ndihmës ekonomike. 80 mijë lekëshi që i shkon familjes në nevojë nuk është shumë, sigurisht, ne nuk mburremi dot, por duhet të mbulojmë gropën, që ka hapur armiku i padukshëm. Kur të mbarojë kjo luftë, fundi i gropës do jetë aq e thellë dhe pas kësaj Shqipëria do të hyjë në një plan marshall për të rimëkëmbur ekonominë. Për shkak të COVID-19, që ishte e pallogaritur, gropa është e pafundme. Analistët ekonomikë tregojnë për një rënie ekonomike globale”, tha Ahmetaj në emisionin “Real Story”.

Më tej ministri tregoi se recesioni global do të prekë në vendin tonë punësimin, eksportet, remitancat, kursimet dhe çmimet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE