LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet dimri në Kukës/ Bora zbardh qytetin

1 Prill 2020, 07:13, Aktualitet CNA
Rikthehet dimri në Kukës/ Bora zbardh qytetin

Edhe pse sot kemi hyrë në muajin prill, reshjet e dendura të borës janë rikthyer në Kukës.

Uljet drastike të temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin në Kukës duke bërë që vendi të zbardhet nga dëbora.
Mësohet se trashësia e borës në qytet ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në zonat e larta malore mbi 20 cm.

Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë.

Ndërkohë, borë ka rënë edhe në zonat e thella malore./CNA.al

Lajmet e fundit nga