Connect with Us

“Qytetarët e kanë të pamundur të izolohen pa nevojat bazë”/ Hajdari: Shumë familje rrezkojnë të dalin nga banesa me qera

Lajme

“Qytetarët e kanë të pamundur të izolohen pa nevojat bazë”/ Hajdari: Shumë familje rrezkojnë të dalin nga banesa me qera

Publikuar

-

Deputetja Rudina Hajdari thotë se qytetarët e kanë të pamundur të qëndrojnë të mbyllur kur ata nuk plotësojnë dot nevojat bazë për ushqim.

Ajo ka treguar se ka filluar misionin e saj në Laprakë duke ndihmuar familjet në nevojë në këtë kohë të vështirë.

“Kam filluar aktivitetin në Laprakë, duke u përpjekur të ndihmojë familjet në nevojë, që nuk janë në gjendje të sigurojnë gjërat më bazike, duke qëndruar në shtëpi. Shikoj që ka shumë familje që më shkruajnë nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë, që kërkojnë ndihmë për ushqimet bazë. Kjo është një situatë shumë kritike për këta njerëz. Nuk mund të qëndrosh në shtëpi kur nuk ke ushqimet bazë”, u shpreh Hajdari në “Dita Jonë”.

Më tej, deputetja i bëri thirrje qeverisë që t’u vijë menjëherë në ndihmë këtyre familjeve, pasi shumë prej tyre rrezikojnë të dalin nga shtëpia, ku jetojnë me qira.

LEXO EDHE:  Mbledhje urgjente e qeverisë/ Ministrat të përdorin prezevative

“Jam munduar të ndihmoj familje që nuk kanë mbështetje, gra të divorcuara, invalidë, pensionistë, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpia. Shpesh, më thonë se ju duhen më shumë të ardhura për të mbuluar edhe qiratë. Shumë prej tyre rrezikojnë të dalin nga shtëpia”, tha Hajdari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Më pak ekselentë në administratë/ Zunë vetëm 1.7% të pozicioneve të punës

Publikuar

-

Nga

Administrata publike ka pasur më pak studentë ekselentë të emëruar në pozicione të ndryshme në vitin 2020 në raport me një vit më parë.

Në total studentët ekselentë zunë 1.7% të pozicioneve të punës në institucionet publike.

Të dhënat zyrtare të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregojnë se në totalin e pozicioneve të punës në institucionet shtetërore të sistemit të shërbimit civil, rezulton se janë gjithsej 21,273 punonjës, nga të cilët për vitin 2019, janë emëruar 493 studentë të ekselencës, ose 2.3% e numrit të pozicioneve të punës në këto institucione, ndërsa për vitin 2020, janë emëruar 372 studentë të ekselencës, që zënë 1.7% të pozicioneve të punës në këto institucione.

Të ndara sipas kategorive të institucioneve në ato të nivelit të lartë ku futen Kryeministria dhe ministritë e linjës rezulton që nga 2067 punonjës që kanë ato në total në vitin 2020, janë emëruar në 100 pozicione pune student të ekselencës, të cilët zënë rreth 4.8% të pozicioneve të punës në këto institucione. Kjo shifër është më e ulët se në vitin 2019 kur u punësuan ekselentë në 137 pozicione pune, studentë të ekselencës ose në 6.6% të pozicioneve të punës në këto institucione.

Në institucionet e varësisë janë gjithsej 19204 punonjës ose 90.3% e punonjësve të administratës shtetërore në sistemin e shërbimit civil. Sipas raportit të Komsionerit në vitin 2019 janë emëruar, 356 studentë të ekselencës, që zënë 1.8% të pozicioneve të punës në këto institucione, ndërsa për vitin 2020, janë emëruar në 227 pozicione pune studentë të ekselencës, të cilët zënë rreth 1.4% të pozicioneve të punës në këto institucione.

LEXO EDHE:  Hajdari takon nga afër naftëtarët e Ballshit/ Ultimatum qeverisë: Jepini urgjentisht pagat!

LEXO EDHE:  Hajdari takon nga afër naftëtarët e Ballshit/ Ultimatum qeverisë: Jepini urgjentisht pagat!

Punësimi i ekselentëve në administratë erdhi pas disa ndryshimeve ligjore i cili përcakton se numri i tyre nuk mund të jetë më i lartë se 1/3 e totalit të e numrit të pozicioneve të punës së institucionit. Në të gjitha vitet që po zbatohet kjo nismë ky kufi nuk është tejkaluar ndonjëherë madje përkundrazi mbetet në nivele shumë më të ulta. Nga Departamenti i Administratës Publike për studentët ekselentë është vendosur si kusht nota mestare 9-10 ndër të tjera, në mënyrë që kandidatët të rekrutohen për një nga vendet e lira që mund të jenë të hapura.

Për studentët punësimi bëhet si një fazë paraprake për të krijuar përvojë dhe pas përfundimit të kontratës së tyre të parë të mund të konkurrojnë për të qenë pjesë e administratës publike në vazhdimësi./Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Në prag të sezonit, qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin

Publikuar

-

Nga

Cilin lider preferojnë shqiptarët për kryeministër?/ Basha i afrohet Ramës

Qeveria shqiptare ka miratuar njç fond shtesç prej 100 milionë lekësh për programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin në prag të sezonit turistik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Me anë të këtij fondi pritet të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare, si një destinacion mikpritës “COVID FREE”.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa fondi prej 100 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Arti në zi/ Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore, në Kosovë Ismet Bogujevci.

Lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit e ka bërë të ditur djali, Rigon Bogujevci.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se këngëtari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm

“Ju njoftojm gjithe familjes dhe miqesis se sot me 13 maj ndrroj jete ma i shtrenjti yne ,kalum shum sfida bashke bab pusho npaqe me tingujt e muzikes tende qe kur skan me u shu.

Per varrim do ju njoftojm ne vijim .” shkraun Rigon Bogujevci./CNA.al

LEXO TE PLOTE