LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Covid-19 vret më shumë burrat se sa gratë?

1 Prill 2020, 06:45, Blog CNA
Pse Covid-19 vret më shumë burrat se sa gratë?

Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është një ?virus i shanseve të barabarta? thotë dr.Kara Tanenbaum, drejtore shkencore e Institutit të Gjinisë dhe Shëndetit në Institutet Kanadeze të Kërkimit Shëndetësor. Sipas të dhënave ndërkombëtare, duket se ai infekton njëlloj si burrat dhe gratë.

Por sipas të dhënave, shumë më tepër burra sesa gra kanë vdekur si pasojë e Covid-19. Kështu në Itali, 71 për qind e vdekjeve të raportuara kanë qenë burra. Në Kinë, kjo shifër ishte 64 përqind, edhe pse burrat përbënin rreth gjysmën e totalit të rasteve. Dhe deri tani, studiuesit nuk janë të sigurtë se përse ndodh diçka e tillë.

Sjellja jo e shëndetshme

Kjo prirje, mund të ketë lidhje me shëndetin dhe sjelljen e burrave, sugjeron dr.Xherald Evans, kryetari i departamentit të sëmundjeve infektive në Universitetin e Mbretëreshës në Kanada.

?Nuk është një ndryshore që varet plotësisht nga gjinia e pacientit, por më shumë nga fakti se ka zakone dhe sëmundje të caktuara, që shfaqen më shpesh tek burrat sesa tek gratë?- deklaron ai.

Burrat kanë tendencën të preken më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes, pasi kanë prirjen të pinë duhan dhe alkool me ritme më të larta se sa gratë, thotë ai, gjë që mund t?i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të një forme të rëndë të Covid-19.

Kjo sjellje gjinore, mund të kontribuojë në pasjen e niveleve më të larta të vdekshmërisë tek burrat, thekson më tej Tanenbaum. ?Burrat, ka më shumë të ngjarë të pinë duhan. Ne e pamë se kjo veçanërisht e rëndësishme në disa nga vendet aziatike si Kina. Dhe kur mushkëritë e tua janë prekura nga nikotina, ata nuk janë në gjendje të luftojnë dot si duhet virusin?- thekson ajo.

Dallime gjenetike

Në këtë rast, mund të ndikojnë ndërkohë faktorë që lidhen me gjininë, dhe që shpjegon se si virusi prek meshkujt dhe femrat në mënyrë të ndryshme, thotë ajo. Edhe pse studiuesja kujdeset të theksojë se këto janë vetëm spekulime.

Virusi hyn në qelizat e njeriut përmes një ?receptori? thotë ajo, që e përshkruan si një kod që i jep mundësinë e qasjes. Në këtë rast, receptori quhet ACE-2 , dhe kontrollohet nga një gjen që gjendet në kromozomin X, tha ajo. Femrat kanë dy kromozome X, ndërsa meshkujt kanë një kromozom X dhe një tjetër Y.

?Dhe fakti që burrat nuk kanë dy kromozome X, na bën të pyesim veten nëse kjo i vë ata në një rrezik më të madh për t?u sëmurur?- thekson Tanenbaum. Ekspertja thotë se receptori ACE-2 duket të jetë më i pranishëm tek burrat, gjë që do të thotë se ka më shumë ?dyer?, nga ku virusi mund të futet në qelizat e trupit.

Pra, ndërsa nuk është provuar nëse kjo diferencë gjinore në receptorin ACE-2, ka ndonjë lidhje me faktin se sa serioze bëhet kjo sëmundje, ajo mbetet gjithsesi një aspekt interesant. Pra ekzistojnë disa ndryshime gjenetike tek proteina specifike, dhe sensorët e përfshirë në reagimin imunitar ndaj koronavirusit.

Edhe pse kjo gjë do të kërkojë një konfirmim, mendon Tanenbaum. Sistemi imunitar femëror, reagon ndryshe kur sulmon virusin, dhe prodhon antitrupa të ndryshme nga ato të mashkullit, tha ajo. ?Ne e shohim këtë gjë edhe tek vaksina e gripit. Kur i injktohet e njëjta dozë e vaksinës ndaj gripit burrave dhe grave, gratë do të ketë një reagim 2 herë më të madh me antitrupa ndaj vaksinës së gripit sesa burrat?- thekson më tej ekspertja.

Sasi të ndryshme hormonesh, si estrogjeni dhe testosteroni, mund të kontribuojnë gjithashtu në lloje të ndryshme reagimesh. Studiuesit sugjerojnë një shpjegim edhe më të thjeshtë:që të dhënat mund të skedohen, duke pasur parasysh ndryshimet në sistemet shëndetësore të vendeve të ndryshme, dhe teknikat e raportimit.

?Në fazën e hershme të çdo epidemie, raporti mbi vdekshmërinë, nuk mat vdekshmërinë e vërtetë?-thonë ata. Ndërsa ka shumë shpjegime të ndryshme, të gjitha ato janë hipoteza.

?Unë nuk mund t??ju them burrave:Ju jeni më të rrezikuar se gratë?- thotë Evans.

Kuptimi më i mirë se si burrat dhe gratë reagojnë ndaj trajtimeve të mundshme dhe vaksinave, mund të ndihmojnë në përshtatjen e tyre për secilën gjini, thotë Tanenbaum. Për shembull, duke i dhënë grave një dozë më të vogël, nëse vërtetohet se ato do të kenë një përgjigje të mjaftueshme imune me më pak vaksina./ globalnews.caPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga